Nga VAR-i te Gjermania, faza e grupeve në shifra dhe kuriozitete

June 29, 2018 09:49

Nga VAR-i te Gjermania, faza e grupeve në shifra dhe kuriozitete

 

Me përfundimin e fazës në grupe, botërori “Rusi 2018” do të bëjë një ditë pushim, para se të vijojë me takimet e fazës së 1/8-ave, ndërsa tashmë është koha e bilanceve për këtë pjesë të parë.

Më poshtë disa shifra dhe kuriozitete të fazës në grupe të botërorit “Rusi 2018”, që përfundoi mbrëmjen e të enjtes.

– Kështu janë luajtur në total 48 takime, nga të cilat vetëm 9 kanë përfunduar në barazim dhe nga këto, vetëm një ka përfunduar në barazim pa gola.

– Në total janë shënuar 122 gola, një shifër e kënaqshme dhe me një mesatare prej afërsisht 2.5 golash për ndeshje. Vlen të përmendet se 16 gola janë shënuar me penallti dhe 9 kanë qenë autogolat.

– VAR-i u konfirmua si risi dhe si protagonist në këtë Botëror, pasi janë akorduar plot 24 penallti, pra mesatarisht një 11-metërsh në çdo dy ndeshje. Nga këto janë shndërruar në gola 18 dhe janë pritur nga portierët ose kanë përfunduar jashtë kuadratit 6.

– Vetëm 3 skuadra arritën të marrin 9 pikë të plota në grupe, dhe këto janë Uruguai, Kroacia dhe Belgjika.

– Gjermania u eliminua që në fazën e grupeve, ku u renditën të fundit me vetëm 3 pikë dhe me një golavarazh -2. Kjo ishte hera e parë që Gjermania nuk ia doli të kalonte fazën e grupeve, në historinë e kampionateve botërorë.

– Për herë të parë që nga viti 1982, në fazën e 1/8-ave nuk kualifikohet asnjë skuadër afrikane. Fillimisht Egjipti dhe më pas me radhë Maroku, Nigeria, Senegali dhe Tunizia, i dhanë lamtumirën Rusisë.

– Japonia bëhet e para skuadër që kualifikohet në fazën e 1/8-ave të një botërori, falë Fair Playt. Aziatikët e mbyllën fazën në grupe në kuotën e 4 pikëve, dhe me golavarazh 4-4, po aq sa Senegali. Edhe sfida direkte mes këtyre skuadrave kishte përfunduar në barazim 2-2, ndaj Japonia avancoi më tej sepse kishte më pak kartonë të verdhë.

– Golashënuesi më i mirë i fazës së grupeve është Harry Kane me 5 gola të shënuar, i ndjekur nga Cristiano Ronaldo dhe Romelu Lukaku me nga 4 të tillë.

– Sulmuesi i Kroacisë, Nikola Kaliniç u bë futbollisti i parë që i dha lamtumirën Botërorit. Ai u përjashtua nga trajneri kroat Daliç, vetëm dy ditë pas ndeshjes së parë të Kroacisë, ndaj Nigerisë.

a.s/dita

June 29, 2018 09:49
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*