Ngacmimet në Hollivud, Jennifer Lopez i bashkohet lëvizjes “Me too”

March 16, 2018 14:36

Ngacmimet në Hollivud, Jennifer Lopez i bashkohet lëvizjes “Me too”

Valës së denoncimeve për ngacmime i është shtuar edhe Jennifer Lopez. Aktorja dhe këngëtarja amerikane ka rrëfyer në një intervistë për ‘Harper’s Bazaar’ se i është bashkuar lëvizjes #MeToo me një denoncim të saj.

Bëhet fjalë për një nga provat e para të mia për të marrë pjesë në një film në vitet ‘90. M’u kërkua nga regjisori të hiqja këmishën dhe t’i tregoja gjoksin. Unë nuk e bëra. E dija që ajo nuk ishte rruga e duhur. Në mendjen time ishte e qartë që nuk ishte një sjellje e mirë. E di që do përfundonte në një tjetër mënyrë, por mendoj se në fund shpirti i Bonx (vendi ku është rritur) më kujtoi që disa gjëra nuk i bëjmë”, tha Jennifer Lopez.

Pyetjes nëse ka pasur abuzime gjatë kohës që ka qenë në Hollywood, Lopez u përgjigj duke u menduar pak më gjatë. “Nuk kam pasur abuzime në mënyrën se si kanë denoncuar shumë aktore kohët e fundit”, tha J-Lo.

o.j/dita

March 16, 2018 14:36
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*