Ngacmoi seksualisht nxënësen, në pranga mësuesi 60-vjeçar

April 29, 2018 10:09

Ngacmoi seksualisht nxënësen, në pranga mësuesi 60-vjeçar

 

Një mësues 60-vjeçar nga Delvina është arrestuar, pasi akuzohet se ka ngacmuar një nxënëse.

Në pranga përfundoi Neshat Tepelena, 60 vjeç, banues në Kalasë, Delvinë.

“Ndalimi i tij pasi si mësues në një shkollë 9-vjeçare në Delvinë, dyshohet se ka kryer veprën penale “Ngacmimi seksual”, ndaj një nxënëse të kësaj shkolle”, sqaron policia.

Materialet hetimore iu referuan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës Parë Sarandë për veprime të mëtejshme.

Një ditë më parë, Drejtoria Arsimore Delvinë pezulloi përkohësisht mësuesin Tepelena pas dëshmisë së familjarëve të një nxënëse të klasës së V për ngacmim seksual.

Familjarët, por dhe vajza 11 vjeçare e fshatit Kalasë thotë se mësuesi e ka puthur në buzë dhe e ka kërcënuar se do i vinte nota të këqija.

Banorë të fshatit Kalasë, shprehen se ky është rasti i tretë i abuzimit nga ky mësues.

“Isha bashkë me një shoqe dhe po pastronim shkollën. Duke pastruar, më thotë mësuesi: Lerja leckën shoqes dhe hajde pak në klasë. Më tha,- Kur ta bëja me shenjë, përse nuk dilje jashtë? E pyeta – pse të dilja? Po nuk dole më, do të të vë 4,- tha ai dhe më puthi. Unë ika”, ka treguar vajza e mitur.

a.s/dita

April 29, 2018 10:09
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*