Studimi: Apokalipsi nuk do ndodhë, por… Ja pse priten 20 vite të nxehta

July 22, 2018 10:27

Studimi: Apokalipsi nuk do ndodhë, por… Ja pse priten 20 vite të nxehta

 

Ka një farë të vërtete në filmin “The Day after Tomorrow”. Sigurisht që nuk pritet asnjë skenar apokaliptik, por Qarkullimi Jugor i Atlantikut, që transporton ujin e ngrohtë drejt veriut dhe atë të ftohtë drejt jugut, po ngadalësohet dhe kjo mund të sjellë një ngrohje të konsiderueshme të klimës në 20 vitet e ardhshme, sipas një studimi të publikuar në “Nature” nga grupi i universiteteve të Uashingtonit të koordinuara nga Ka Kit Tung.

Ky studim tregon se dobësimi i këtij qarkullimi, që konsiston në një sistem rrymash që përfshin edhe atë të Gjirit të Meksikës, është pjesë e ciklit të tij natyror.

Ndryshimi negativ më i fundit ka ndodhur në periudhën 2004-2010 kur dobësimi i kësaj rryme ishte 10 herë më e lartë nga se parashikohej.

E njohur edhe me siglën AMOC (Atlantic Meridional Overturning Circulation), Qarkullimi i Atlantikut funksionon si një transportues gjigant që lëviz ujin e ngrohtë të Gjirit të Meksikës drejt veriut, pra drejt Groenlandës, Islandës dhe Detit të Norvegjisë.

Në këtë pikë masat e ujit ftohen, bëhen më të dendura dhe bien në thellësi, ku rrymat bëjnë një kthesë, ndërrojnë drejtim dhe transportojnë ujin e ftohtë drejt tropikëve.

Për të vëzhguar karakteristikat dhe shpejtësinë, studiuesit kanë përdorur imazhet satelitore dhe të dhënat që vijnë nga projekti ndërkombëtar ARGO, që mbështetet në bova gjigante që mbledhin informacione mbi temperaturën dhe kripësinë.

Nga këto vëzhgime doli se ky sistem rrymash po kalon nga faza e tij e shpejtë në atë më të avashtë dhe kjo me implikime në ngrohjen globale.

Në fakt, kur këto rryma janë në fazën më të shpejtë heqin sasi më të mëdha të CO2-it nga atmosfera dhe i grumbullojnë në thellësi, duke i mbajtur për periudha shumë të gjatë, për të paktën 1 000 vite.

a.s/dita

July 22, 2018 10:27
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*