Macron kërkon “pardon”? Lajmi përhapet në Tiranë por nuk gjendet në mediat franceze

September 8, 2019 12:33

Macron kërkon “pardon”? Lajmi përhapet në Tiranë por nuk gjendet në mediat franceze

Burime qeveritare në Tiranë thanë për media se Presidenti i Francës Emmanuel Macron ka kërkuar ndjesë për atë që ndodhi me himnin në ndeshjen e futbollit Francë – Shqipëri.

Sipas këtyre burimeve ai e ka quajtur gabim të patolerueshëm të Federatës Franceze të Futbollit  ngatërrimin e himnit shqiptar dhe ka vlerësuar reagimin e lojtarëve shqiptare.

Sipas kanalit TCH Macron i ka thënë Ramës se e konsideronte sidoqoftë të nevojshme, shprehjen e një ndjese të sinqertë.

I njëjti kanal raporton  se kryeministri Rama e ka çmuar menjëherë gjestin e Presidentit të Francës, duke e falënderuar atë për mesazhin e tij të ndjesës.

Nuk jepen detaje në c’formë ka ardhur ndjesa dhe kur ka ndodhur kjo. Një lajm i tillë sidoqoftë nuk gjendet në mediat franceze.

j.l./ dita

September 8, 2019 12:33
Komento

1 Koment

  1. shqiptar September 8, 12:40

    Robt ,ku I ka ajo Franca,e Macroni pro Sllav!Mas pilafit gjoja falje ptuuu

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim