“Ngatërrova gruan në maternitet”, aktori i “Portokallisë”, tregon momentin e sikletshëm

September 11, 2018 10:45

“Ngatërrova gruan në maternitet”, aktori i “Portokallisë”, tregon momentin e sikletshëm

 

Aktori i njohur i “Portokallisë”, Marin Orhanasi në muajin prill u bë baba për herë të dytë i një djali, të cilin e pagëzuan me emrin Ueis.

Një emocion i madh që sikurse tregon aktori e bëri që të ngatërrojë edhe gruan në maternitet duke u futur në sallën e gabuar.

Marini e ka treguar këtë moment të sikletshëm teksa ishte i ftuar në studion e emisionit “Reze dielli”.

“Ndodhin shumë lindje në të njëjtën kohë dhe i dalloja vetëm nga të bërtiturat.

Zot fali gratë se çfarë heqin nga ne, nuk e di se çfarë të them. Vesha pajisjet e sterilitetit dhe herë pas here hyja. Ndërkohë që sipas shkallës së vështirësisë së lindjes, lëviznin gratë nëpër salla të ndryshme.

Nusen time e nisën te salla e vështirë dhe e kaluan te një sallë më e lehtë, se lindi mirë shyqyr Zotit.

Ndërkohë që isha ulur te kolltukët ajo kaloi te salla e tretë. Unë shkova te e dyta dhe i thashë: ‘Jepi forca pra’, kur më ngriti kokën një vajzë tjetër, ndërsa burri i asaj më rrinte nga mbrapa”, tregoi Marini.

Aktori i “Portokallisë” rrëfen se si ishte i pranishëm në sallën e lindjes dhe ka përjetuar një ndër ndjesitë më të bukura të jetës së tij.

“I pari që e mori në krahë djalin isha unë, sepse arrita fiks në momentin që sapo doli, dhe ia çova gruas.

Mu hiq sysh tani më tha (qesh). E pashë 1 herë që ishte me sy mbyllur dhe i thashë ‘Hë mo bab’. Mbylli dhe tjetrin dhe nisi të qante. Ishte shumë e bukur ndjesia të isha në sallën e lindjes, më e bukura.

Të shohësh aq njerëz që lëvizin për 1 njeri, për një qenie aq të vogël, të mrekullueshme”,u shpreh Marini.

a.s/dita

September 11, 2018 10:45
Komento

1 Koment

  1. C'a bohet kshtu September 11, 17:47

    Sa i sinqerte qe eshte fshatari, por nuk e vezhdon ligjeraten e te na thote, qe e ka “ngaterruar” gruan edhe here te tjera naten kur eshte me “pune” jashte Tiranes.
    E paska ves dreqi……

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*