Probleme me pasurinë, KPK shkarkon kreun e Gjykatës së Fierit

May 28, 2019 09:53

Probleme me pasurinë, KPK shkarkon kreun e Gjykatës së Fierit

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka vendosur shkarkimin nga detyra të kreut të Gjykatës së Fierit, Roland Jaupaj.

Jaupaj u përball me probleme të pasurisë gjatë seancës dëgjimore të hënën në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit, ku u identifikua një konflikt i mundshëm interesi në blerjen e një apartamenti nga prindërit e tij dhe paqartësi në përfitimin e 13 mijë eurove nga bashkëshortja në ndërmjetësimin për blerjen e një shtëpie.

Sipas raportit të ILDKPKI, gjyqtari Jaupaj nuk ka kryer deklarim të saktë, por ka burime të ligjshme dhe nuk ka kryer fshehje pasurie dhe nuk është në kushtet e konfliktit të interesit.

Por hetimi i thelluar i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit duket se ka arritur në konkluzione të ndryshme, dhe ka marrë vendimin për shkarkimin e tij nga detyra.

e.t./dita

May 28, 2019 09:53
Komento

3 Komente

  1. Feniks May 28, 10:56

    Komisioni i Pavarur i Kualifikimit i përbërë nga Genta Tafa (Bungo) kryetare, Pamela Qirko, relatore dhe Suela Zhegu, anëtare në vitin 2018 konfirmoi në detyrë gjyqtarin e Gjykatës Administrative të Apelit të Tiranës, Artur Malaj,qe kishte marre miliona nga nje trafikant prostitucioni dhe kishte fshehur nje pallat disa kate dhe,po keto gjyqtare,shkarkuan gjyqtarin Jaupaj,se nuk justifikonte 13 mije euro te gruas tij te dhene dhurate nga tezja e saj PARA SE AJO TE MARTOHEN me gjyqtarin!
    Bravo keto gjyqtare te “ndershme dhe te afta”!
    Me kete fare Vetingu duket se doi pastrohen gjyqtaret e….NDERSHEM dhe do konfirmohen gjyqtaret….HAJDUTE!

    Reply to this comment
  2. vilson naci May 28, 12:27

    Si nuk na dhane njeher tezet dhurate ne EURO sic u japin ketyre gjyqtareve dhe prokuroreve xhanem. Kaq gjak te embel paskan keta gjyqtaret?

    Reply to this comment
    • Hamshori May 28, 16:22

      Po ty nuk te ka rene per pjese tezja e gruas qe te jepte dhurata,por te kane rene prostituta qe te nxjerr miliona cdo jave!
      Bile ti je me mire se nuk te kap as Vetingu?

      Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*