Ngërçi i reformës në drejtësi, Xhon Kerri i telefonon Argita Berishës

June 4, 2016 20:50

Ngërçi i reformës në drejtësi, Xhon Kerri i telefonon Argita Berishës

 

Ngërçi i reformës në drejtësi në Shqipërinë e vogël aleate, ka shqetësuar seriozisht gjithë administratën amerikane. Në këtë kuadër, Gojët e Liga kanë mësuar për disa zhvillime dramatike të orëve të fundit. Kështu, pas telefonatave frenetike të zv.ndihmëse sekretares së Shtetit Nuland me deputetin Sali Berisha, i cili më në fund ja hapi telefonin gruas së shkretë, burime të sigurta pohojnë se ka qenë sekretari i Shtetit Xhon Kerri, ai që i ka telefonuar Argita Berisha-Malltezit, për ta bindur që të ndërhyjë pranë të jatit.

Mësohet se zoti Kerri në fillim telefonoi hidraulikun nga Kashari, Rubin Neti, vetëm për të kuptuar se i kishin dhënë numrin gabim.

“Jo jo, jam Rubineti, nuk ka problem, plak”, ja ktheu mjeshtri, “jam mësuar të më marrin nga të gjitha kancelaritë e botës. Të gjithë e ngatërrojnë numrin. Dëgjo, Argita e ka njësoj, por me operator tjetër”.

Në vijim, Kerri ja doli të lidhej me Argitën, dhe i kërkoi ta bindte babanë për kalimin e reformës në drejtësi.

-“Zoti Sali kërkon shumë”, tha zyrtari i lartë amerikan, “ai do që me 33 përqind të deputetëve, të ketë në dorë 133 përqind të vendimmarrjes. Ndërsa unë e di që ju jeni shumë modeste, mjaftoheni vetëm me 3% tarifë suksesi”.

-“Ua, edhe këtë e keni marrë vesh? Sa të poshtër ju amerikanët”, u llastua Argita. “Ja të mundohem, por llafin nuk ta jap dot”, shtoi ajo.

Disa zëra të pakonfirmuar ende, bëjnë me dije se ka shumë mundësi që në lojë të hyjë edhe vetë presidenti Obama. Mësohet se ai u ka kërkuar shërbimeve sekrete t’i gjejnë numrat e komshijve të Berishës, si dhe faksin e Flamur Nokës.

 

***

Shënim: Gojët e Liga është rubrikë satirike. Ngjarjet dhe situatat e përshkruara nuk janë të vërteta. Por çfarë s’bën vaki…

June 4, 2016 20:50
Komento

4 Komente

  1. Mark uk June 6, 16:28

    Ju autori i gojve te liga meqense merresh me kto gjera dergo moten te flas me te.

    Reply to this comment
    • @rturi June 8, 23:22

      Mos je ndonje kopil i Argites ti, meqe te dogji kaq shume? 😉
      Shiko dhite o Mark, lere pordhitiken se nuk eshte per ty. Mos harro t’i japesh ilaçet gjyshit Salih!
      Puç puç nga Luli i kuq! 😉

      Reply to this comment
  2. lennard June 7, 15:25

    Ti Mark Uk
    Hengsh nje Mut

    Reply to this comment
  3. Mark uk June 8, 19:09

    Kuse ju leonard hangesh dhjet te till plus edhe autorit te gojve te kqija!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*