Ngërçi në emërimin e drejtuesve të rinj në spitale, 4 kandidatë i drejtohen Gjykatës

February 14, 2019 10:04

Ngërçi në emërimin e drejtuesve të rinj në spitale, 4 kandidatë i drejtohen Gjykatës

Edhe pse gara për zgjedhjen e drejtuesve të rinj të shërbimeve mjekësore ka përfunduar, këto shërbime vijojnë ende të drejtohen nga shefat e mëparshëm.

Ligjërisht lista e fituesve duhej të ishte bërë publike prej kohësh, pasi intervistat e kandidateve të përzgjedhur janë mbyllur prej  disa javësh.

Por pavarësisht kësaj, shërbimet mjekësore vijojnë të drejtohen nga shefa të komanduar që kanë kaluar çdo afat ligjor të mundshëm. Lidhur me këtë problematikë dy institucionet përgjegjëse, dikasteri i Shëndetësisë dhe i Arsimit hedhin përgjegjësitë mbi njëra-tjetrën.

Sipas ministres së Shëndetësisë lista e fituesve është firmosur, por është detyrë e dikasterit të arsimit për të kryer procedurat e tjera.

“Jam për bashkëfirmosje me Ministrinë e Arsimit. Nuk po zgjatet, unë i kam firmosur, është Ministria e Arsimit për të bërë procedurat përkatëse. Secili institucion ndjek procedurat”, deklaroi ditën e djeshme ministrja Manastirliu.

Ndërsa burime për “Dita” pranë dikasterit delegojnë përgjegjësinë duke thënë se ky proces i përket Ministrisë së Shëndetësisë. Gara e përzgjedhjes së drejtuesve të rinj është zhvilluar në kushte hermetike.

Mësohet se 4 kandidatë për shefa shërbimesh i janë drejtuar Gjykatës Administrative ku kanë denoncuar pikërisht procesin e përzgjedhjes së fituesve si dhe paditur komisionin që ka përzgjedhur fituesit dhe vetë QSUT.

Konkretisht, bëhet fjalë për shërbimin e endokrinologjisë, shërbimin e kirurgjisë pediatrike, shërbimin e dermatologjisë, si dhe reumatologjisë.

p.k/dita

February 14, 2019 10:04
Komento

1 Koment

  1. Arben February 14, 10:12

    He se kjo e zgjidh me buze te bukura problemin

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*