Shoqëri civile, diletante, shans i humbur, histori e mbyllur

Moikom Zeqo - INTERVISTË November 21, 2013 12:59

Shoqëri civile, diletante, shans i humbur, histori e mbyllur

E kishim një shans të madh historik që vjen shumë rrallë dhe e humbëm! Ky është mendimi i shkrimtarit Moikom Zeqo për mospranimin e demontimit të armëve kimike të Sirisë në Shqipëri. Përse ky ishte një shans dhe pse ky ishte i vetmi vendim që mund të merrte Kryeministri Rama? Diletantizmi i zhurmës mediatike dhe pse opozita nuk përfitoi aspak nga kjo betejë. Çfarë mësimesh duhet të nxirren nga kjo ngjarje që tashmë konsiderohet përfundimisht e mbyllur…

 

– Zoti Moikom, Kryeministri Edi Rama i tha ‘Jo’ demontimit të armëve kimike të Sirisë në Shqipëri. Ishte ky një veprim i duhur, kur kjo u kërkua nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës?

– Jemi dëshmitarë të një ngjarjeje, që testoi publikisht shoqërinë shqiptare, qe një letër lakmuesi për politikën shqiptare. Vetëdija jonë për këtë ngjarje është e shumëzuar në kuptime të ndryshme dhe keqkuptime nga më të çuditshmet. Pra jo një sintezë  vetëdijeje, por një fragmentarizim, një harlisje idesh dhe mendimesh shpesh absurde. Kjo është një e vërtetë, që nuk mund të mohohet! Shqipëria përfaqësuese i tha  “Jo” një mundësie, një shansi historik, për të qenë protagoniste në një proces ndërkombëtar në substancë humanitare (përtej karakterit serioz teknik, shkencor ), një proces jashtëzakonisht i rëndësishëm për të kontribuar për Paqen, e ritheksoj për Paqen që është një kauzë supreme e njerëzimit dhe qytetërimit. Afrimi i këtij shansi  Shqipërisë nuk qe një dredhi masonike, një strategji e mbrapshtë apokaliptike, e katrahurshme për të rrezikuar dhe “zhdukur dhe zhbërë vetë kombin shqiptar, natyrën e çdo gjë të gjallë”! Ky konceptim arkaik dhe dogmatik krijoi një klimë të  tmerrshme, hutuese si asnjë herë edhe gjatë emergjencave të mëdha të historisë sonë. Nuk jam në gjendje të kuptoj qetësisht se si ndodhi kjo gjë .Po ja  që ndodhi!

Po arsyetoj: për herë të parë politika ndërkombëtare (ku duam të integrohemi!) i beson- jo fshehurazi, por me transparencë institucionale botërisht (biseda  në telefon e Sekretarit të Shtetit të SHBA-ve me Kryeministrin Rama u mediatizua kudo në botë si dhe në Shqipëri) një rol protagonist të veçantë  Shqipërisë për çmontimin e armëve kimike të Sirisë duke e fokusuar  atë në qendër të vëmendjes botërore, duke e nxjerrë atë nga periferitë e vëmendjes madje edhe të indiferencës kaq shumë të përhapur dhe të stërzgjatur ndaj nesh, shqiptarëve. Ndoshta një shans i tillë , i dytë nuk vjen më. Besoj nuk do të vijë për një kohë shumë të gjatë. A ishte pozitiv për Shqipërinë një shans si ky? Po, ishte pozitiv, plot rrjedhime kauzale pozitive për të ardhmen, për forcimin progresiv të rolit dhe të integrimit të Shqipërisë si dhe një provë pjekurie, dinjiteti dhe niveli të lartë të politikës shqiptare. Pra, Shqipëria është e denjë dhe e aftë për aksione të nivelit më të lartë ndërkombëtar sidomos kur bëhet fjalë për Paqen, prapë e ritheksoj për Paqen.

– A mund ta përballonte Shqipëria një aksion të tillë ?

– Pati kohë gati dy muaj të arsyetohej e të kalkulohej kjo gjë, të konsultoheshin specialistët e shquar shqiptarë (që nuk i thirri askush !) si dhe specialistët më të mëdhenj të botës për këtë fushë (kurrë nuk e besoj se do të refuzonin një ftesë për këtë aksion me konotacione dhe ndjeshmëri ndërkombëtare.) Padyshim mund të arrihej në një infrastrukturë moderne operacionale me teknologjinë e sigurisë më të lartë, sepse të gjithë do të ishin të interesuar substancialisht për këtë gjë që i shërbente njerëzimit. Por ngjarjet u zhvilluan krejt ndryshe. U mediatizua ideja makabre e katastrofës gati biblike për Shqipërinë, madje edhe për tërë Ballkanin. Ky apokaliptizëm qe i çuditshëm. Vetë Shqipëria pati një arsenal të armëve kimike për 50 vjet të ruajtura por nuk ndodhi apokalipsi edhe mbasi u demontuan. Edhe shtete të tjerë  i kanë akoma këto armë, pa llogaritur shtetet që i prodhojnë, por nuk kanë ndodhur skenare  të apokalipsit ndonëse posibilitetet për të ndodhur gjëra të tilla janë absolutisht më të mëdha te ata se sa në Shqipëri. Por ngjarjet u zhvilluan krejt ndryshe.

– Po pse u zhvilluan dhe precipituan kështu? Përse u ngrit një stuhi e tërë mediatike dhe u zhvilluan protesta masive? Si e shpjegoni pendimin e disave më pas?

– Vërtetë buja qe si asnjëherë në këto 20 vjet. Nuk u informua aspak opinioni publik, por sidomos nuk u aktivizuan specialistët përkatës, shpërthyen protestat. Kjo më ka habitur për shpejtësinë dhe përhapjen, madje edhe për  një organizim të çuditshëm të pamanifestuar më parë. Nuk dua të flas për nivelet e brishta, diletante, ambiguide që ka shoqëria civile në Shqipëri, por nuk besoj se disa evangjilistë të quajtur ekologjistë (jo se Shqipëria nuk ka probleme të thekshme dhe të tmerrshme ekologjike!) me një llafazaneri të padurueshme mediatike madje edhe ekzibicioniste nuk mund ta rrisin cilësinë e opinionit publik shqiptar dhe të shoqërisë civile. Por nuk dua të zgjatem në këtë pikë. Tashmë dihet se nën presionin masiv dhe paqësor (të pakontaminuar nga segmente politike antiqeveritare ) Rama tha një ”Jo”përfundimtare. Kjo quhet një histori e mbyllur. Çdo arsyetim post festum nuk mund të rindërtojë asnjë histori hipotetike (ah, si do të ishte! ah sikur!) asnjë mburrje provinciale pa asnjë kuptim të ecjes kundër rrymës nuk ka vlerë kur procesi ka mbaruar. Nga ana tjetër mendoj se Rama “nuk ka humbur” pavarësisht se nuk ka  “fitore“. Vendimi i Ramës qe i vetmi që mund të mirrej në kushtet e e  alambikuara. Jeta vazhdon.

– Po qëndrimi i opozitës në këtë rast, a ishte normal?

– Opozita ra edhe ajo në grackën e këtij virtualizmi, por që nuk qe kauzë për të. Tani le të qetësohen tërë shqiptarët dhe kanë të drejtë të qartësohen se janë gati të sfilitur nga thagmat  marramendëse. Por si opozita ashtu dhe pozita duhet të jenë komplementare për ngjarjet e mëdha që kanë fuqi integruese, sidomos në rrafshin ndërkombëtar, por edhe brendakombëtar. Për fat të keq ende akoma të dy polet e politikës shqiptare ngjajnë me ato planetet e sistemit të Ptolemeut, që rrotullohen secili për hesap të vet. Nuk duhet të jetë kështu. Po ja që është ende kështu! Në rastin konkret të protestave që u bënë nuk mendoj se opozita fitoi pikë qoftë edhe për të qendërzuar dhe kompaktësuar vetveten. Sidoqoftë njerëzit, sidomos rinia provuan shijen e protestave paqësore dhe kjo padyshim është shija e patjetërsueshme e lirisë dhe demokracisë funksionale. Kjo përvojë shpresoj nuk do të humbasë më.

– Çfarë mësimesh duhen nxjerrë nga kjo ngjarje që ju e quani të mbyllur?

– Dua të artikuloj një ide, që është më shumë se sa politika, një ide që shpesh harrohet, injorohet, shpërfillet. Ngjarja që kaluam nxori në pah, ngriti në reliev faktin se personalitetet profesioniste, dijetarët e vërtetë, specialistët e sprovuar të fushave speciale nuk njihen dhe nuk merren në konsideratë imediate dhe strategjike nga shteti. Mungesa e tyre në institucionet e shtetit është në fakt mungesa e vetë shtetit, pra e shtetit që nuk bëhet dot shtet, ose e shtetit që nuk përfaqëson dot vetveten. Veber krijoi një paradigmë të njohur për administratën e kualifikuar lartësisht e që njihet tashmë si “administrata veberiane “. Kjo gjë për Shqipërinë duket akoma utopike. Kryeministrit dhe ministrave i duhen këshilltarë të tillë të niveleve shumë të larta, të sprovuar, që përbëjnë thesarin më të çmuar dhe më të pazëvendësueshëm intelektual, kulturor dhe shkencor. Këto 20 vjet në Shqipëri ka ndodhur një katrahurë: humbja, a mospërfillja e kuadrove efektivë të diturive politeknike, për artin, kulturën, për bujqësinë,  industrinë, transportin detar, hekururdhor, urbanistikën, gjeologjinë, mineralogjinë, naftën etj. Shqipëria ka modeluar mjerueshëm një ekonomi shërbimi, jo prodhimi. Ky ekuacion është fatal. Profesorati i universiteteve privatë por edhe atij publik është dyndur nga njerëz që nuk janë personalitete të vërtetë akademikë, të njohur brenda dhe jashtë vendit. Edukimi politeknik nuk ka as përparësi dhe as motivim ekonomik  dhe madje ekzistencial në Shqipëri. Pa edukim politeknik si mund të kemi vallë një ekonomi prodhimi? A mund të mendohet se me “shkopin magjik” Shqipëria të jetë vend prodhues i BE –së? A po mos vallë vetëm një politikë alkimike mund ta kthejë Shqipërinë në një fuqi ekonomike të vërtetë? Politika nuk është diletantizëm, përkundrazi është sublimim i intelektit dhe kulturës me të lartë. Kujtoj se Beniamin Franklini i madh dhe i pavdirë e ka thënë një shprehje lapidare “Një vend nuk bëhet i pasur nga paratë, por nga dituritë politeknike”. Po pikërisht këtë gjë ende nuk po e kuptojmë dhe jemi ekzibicionistë  të neveritshëm me moskuptimin tonë, në sharlatanizmin tonë provincial. Kultura e madhe e bën profesioniste dhe më humane politikën dhe e kundërta, nënvleftësimi i kulturës e bën efemere politikën dhe jofunksionale, pa optikën e së ardhmes, pa strukturë, pa ide. Të gjitha fitoret reale të një qeverie duhet të jenë në thelb konceptuale, pra edhe e  sintezës të diturive politeknike, të kulturës kombëtare të integruar në kulturën botërore. Nuk ka rrugë tjetër të zhvillimit dhe të progresit qytetërues.

Moikom Zeqo - INTERVISTË November 21, 2013 12:59
Komento

53 Komente

  1. Besi November 21, 13:21

    Eshte nga ato shkrime melhem per plaget e ketij vendi.Zoti Moikom jame ne nje gjatesi vale me Ju per sa ngrini dhe trajtoni ne shkrimin e sipercituar.”O tempora o mores”

    Reply to this comment
    • Dielli mbi KORAB November 21, 19:06

      I nderuar Zotni Zeqo,,ke shkruar si djali i te emes se Zeqos ne maje te …Lendve kimike.

      Reply to this comment
      • antonio November 21, 21:44

        O “Dielli mbi Korab”!!!
        Kur te shkruash here tjeter,te lutem piji ILACET!!!
        Nuk e di,tani,qe po lexon,A JE ME BREKE APO PA BREKE!!!
        Hallall plako!!!
        Te paste Baca Sali edhe pas vdekjes!!!
        Ushtare si ty i duhen Berishes!!!

        Reply to this comment
        • Dielli mbi KORAB November 21, 23:27

          Un pi vetem vere te kuqe more Antonio.
          Te keshilloj ty qe ta lesh fantazine te lire.
          Si te te pelqej ty me perfytyro.
          me ose pa “underwear” Calvin Klein.
          Uroj qe te kenaqesh me vetveten Antonio.
          P.S.
          Nuk e kam bo akoma ushtrine,se ketu ku jetoj une nuk behet me ushtri.

          Reply to this comment
        • raimondi Vlonjati November 21, 23:45

          Ky Zequa, bashke me gjithe Zeqot e tjere ne kete rast tregojne se jane njerez pa moral

          Intelektuali ka per detyre te percoje mesazhe morale ne popull ,
          jo te flasi Intelektuali me moralin e nje vjedhesi banke
          Intelektualet jane mesuesit e popullit , dhe gjeja e pare qe jepet ne moral eshte qe :…ti ta harish lumturine tende , nepermjet punes se ndershme

          Kjo bote moderne ecen sipas mesimeve morale te Emanuel Kant i cili thote :….Nje akt eshte i moralshem nga menyra se si ti e realizon ate , jo vete akti

          Pra nqs kerkon te kesh i lumtur ka rendesi qe kete lumturi ta harrish me pune te ndershme , jo me ruge te shkrutera ..me shortcut–se keto ruget e shkrutera jane ruge me mungese Morali,
          Ti mund te behesh i pasur duke vjedh banken, duke vrare nje tjeter,
          apo duke i vjedh shpine komshiut –Por keto nuk jane ruge per te cilat na meson shoqeria moderne

          Po ashtu nuk duhet glrorifikuar mendimi se do behemi te pasur po te mernim lendet kimike
          kur ne loje ishte Nderi i nje kombi te tere , dhe nje zot e dinte si do i vente filli me vone….

          Ne Shqiperi nuk ke si e gjen te drejten –Kane moral te kalbur te gjithe :politikanet, intelektualet, media —

          Atje nuk ka kush ti beje oponence te keqes dhe shthurejs morale
          sepse jane te gjithe pjese e kesaj shthurjes ne mentalitet,sepse ne nje emnyre apo ne nje tjeter keta jane predikues te shturjes morale

          Eshte e veshtire demokracia, por me e veshtire qenka per keta qe i kemi elite, se sa per popllin e thjeshte __

          Keta joshen shume shpejt nga paraja …ndaj edhe kane keto mendime deduktive te tilla si Zeqo me shoke

          Ne shoqerine shqiptare dy elstremet kane te njejtin mentalitet
          ndaj nuk regullohet vendi jone, pavaresisht se populli yne eshte fisnik , por populli nuk ka gje ne dore
          Pse them dy ekstremet
          Sepse edhe Krimineli, edhe Intelektuali kane te njejtin mentaltiet per Lumturine :

          .Ta harijne me metoda se me te shpejta ,dhe pa punuar me ndershmeri
          per te haritur ate ..

          Kjo eshte fatkeqsi me e madhe e shoqerise shqitpare………

          Ndaj populli duhet te zhvilloje elemente te demokracise direkte nepermjet protestave,,qe ti anashkaloje keta intelektuale

          Keshtu qe Sazan Guri me te tjere dhe me gjithe popullin ben shume mire qe ben protesten
          Dhe keshtu duhet vepruar sa here qe jane ceshtje te tilla delikate
          sepse nuk ju lihet ne dore fati i vendit intelektualeve tane qe e kane mendjen te njejte me nje hajdut banke

          Dhe nga ana tjeter duhet q ene shkolla fillore te behet edukimi moral i femijeve , qe te fokusohet tek ideja iluministe se :
          Lumturia harihet me pune te ndershme ..

          Reply to this comment
          • kercikuqi November 22, 02:37

            o rajmond, mire o lla’, po kete mbiemrin vlonjat hiqe se na nxore bojen- ku ka vlonjat kaq llafazan or ti,( jo ne vlore po as ne ushnje s’i gjen dot.) mire?

          • raimondi Vlonjati November 22, 16:55

            Nuk e di si jane tani vlonjatet ,por kur kam qene une Vlonjatet mbaheshin per njerez oratore ,
            Edhe Enveri te tille i mbante vlonjatet , ndaj edhe e mbushi Tiranen ne vlonjate , Edhe vajzat e Tiranes po ti pyesje atehere te thoshin se vlonajtet jane oratore
            Edhe gjithe lumi i Vlores ne ato fshatrat atje ka njerez oratore dhe inteligjente qe dijne te flasin,dijne te argumentojne ,me inteligjence ashtu sic i kane edhe kenget e tyre , por edhe menyra e te folurit te tyre

            Por sic duket ne keto kohe nga sa flet ti, qenka e vertete ajo shprehja ,
            qe thuhej ne Vlore se :
            …..Vlonjatet e zgjuar shkuan ne Tirane, trimat u vrane ne lufte
            une shkova ne Amerike .lol
            ..dhe ne Vlore ngelen vetem budallenjte …si puna jote …

          • antonio November 22, 10:54

            O raimond llapaqeni!!
            Kerkon te njollosesh vlonjatet,ti o derdimen,por nuk ia arrin dot!
            Qe je injorant dhe llafazan,dukesh!!
            T’i besh MORAL nje njeriu VIP si zoti MOIKOM ZEQO,do te thote qe ke shkuar tek Jozefina PER LESH!!!
            Zakonisht shkruan gjate,se nuk mund te kesh aq TRU sa t’i permbledhesh idete pa ide te tuat!!!
            E dime qe jeni DHJERE nga SHPARTALKLIMI qe u beri populli ne 23 qershor,por nuk ke cfare te besh!!!
            MINIMALJA:QEP HALENE!!!

          • raimondi Vlonjati November 22, 17:01

            Kaur degjo : Ju Kauret & Maloket nuk dini te drejtoni,
            sepse keni 2 mangesi

            1- mungese personaliteti
            2- mungese aftesie te mendimit conceptual

            Keto jane dy elemente pa te cilat nuk ndertohet dot shteti

          • Shoferi November 26, 19:12

            morr antishqiptar alias rajmond varkari: Je nje hiç antishqiptar qe di vetem t’i frysh vrimes se fyellit te urrejtjes dhe perçarjes fetare. Mos e fyej popullin e vlores o gomar pa samar! Ti nuk mund te jesh vlonjat, vetem neqoftese je ndonje bastard i mbetur nga koha e osmanllinjeve.

          • raimondi Vlonjati November 28, 07:01

            Ik o shofer shiko gomen se nuk jane per ty keto pune
            Apo te vije une te bej gomen tende ..?

  2. ari November 21, 13:38

    DELETED

    Reply to this comment
  3. dada November 21, 14:00

    Je shume vone per kete shkrim se te gjithe u fshehem.

    Reply to this comment
  4. analiza November 21, 14:18

    Po ku ishin te gjithe keta njerez qe tani gelojne neper media te na japin mend? Si nuk foli asnje ne momentin e duhur, por vetem tani me gjera te kryera? Per mendimin tim keto soj njerezish jane akoma me keq nga ato qe kritikojne, njerez pa kurrajo. Keto lloj njerezish jane frikacake dhe nuk mund te jene kurre gati te rrezikojne per te miren e vendit.

    Reply to this comment
  5. Shqiptar November 21, 14:58

    Gabon Mojkom. JO-ja e shqiptareve tregon se shoqeria jone po piqet. Dhe kur te kete ato diturite politeknike qe thua ti, do jete edhe me e vendosur per te thene JO situatave te ngjashme me ate te futjes se LHL-ve ne Shqiperi.

    Reply to this comment
  6. Arben Lito November 21, 16:32

    Do ta them deri sa te behem i bezdisshem:Keto duheshin thene atehere kur vlonte kazani dhe jo tani,si kofini pas te vjelit…!!!Ne ato momente zgjodhet qe te gjithe qe te strukeni…

    Reply to this comment
    • hole November 22, 02:13

      Nuk patem kohe te themi gje se na mbyten “ambjentalistet”. Une jam i bindur qe edhe po te thuheshin, JO-ja ishte e sigurte. Rama dhe Basha zgjodhen ndikimi ruso-francez perballe interesit amerikan.

      Reply to this comment
  7. robbie ferrero November 21, 17:36

    Ka plotesisht te drejte Z. Zeqo. Raste te tilla nuk vijne dy here. I rame perfilljes me shqelm. Cdo gje qe thone profanet dhe injorantet per ta kundershtuar kete fakt, vecse I ben me fluoreshente. Kjo shoqeri eshte prirur dhe ecen me hapa te vendosur drejt ç’emancipimit dhe prapambetjes.

    Reply to this comment
  8. Valmir November 21, 18:42

    Kontributi per paqen esht kauz supreme e njerzimit dhe qyteterimit. Treguam qe nuk jemi as njerez, as qytetar.

    Reply to this comment
  9. hera November 21, 19:32

    Me falni po vetem titullin i lexova ketij shkrimit dhe zbrita direkt te komentet. Nuk kam asnje kuriozitet ti lexoj permbajtjen vetem doja ti kujtoja autorit te shkrimit se per ate personalisht asgje nuk eshte e humbur sepse armet kimike akoma asnje shtet si ka pranuar, keshtu qe mundet te mos shkruaj ne kohen e shkuar po ti drejtohet me nje leter te hapur kryeministrit qe ky te rikonsideroje vendimin e tij dhe mjaft me me analiza ne emer te gjithe shoqerise..eshte fyese dhe acaruese per lexuesin.

    Reply to this comment
  10. L.Shmilli-Itali November 21, 20:27

    Urime për shkrimin,z.Moikom! Edhë një tjetêr rast i humbur!

    Reply to this comment
  11. m[ri November 21, 20:52

    o po kaq vulehumbur paske qene o njeri ?
    Po as Buratini – krimineli I Sicilise nuk pranoi te helmonte ishullin !

    Aha, harrova qe Partia te brumosi si internacionalist….

    Reply to this comment
    • yp xhixhi November 22, 02:15

      ngatrron mbushjet kimike me mbetjet radioaktive :). Informohu o komentuesi Miri se ashtu behesh em i mire. Pika mu ne koke, budallenj naive

      Reply to this comment
  12. shendeti November 21, 21:11

    po i ben fresk rames te kapesh ndnj kocke? po si spaske turp, kudo ke deshtuar dhe si shkrimtare dhe si politikan ….

    Reply to this comment
  13. horri bulevardit 2 November 21, 21:11

    Ky komentuesi em emrin shendeti eshte ose Sazan Guri ose nje nga te Akip-it. Nga kush u paguan keta dreqer? Nga u gjenden gjithe ato kundragaze, bluza e pelerina te bukura papritur e pakujtuar?

    Reply to this comment
  14. Eri November 21, 21:35

    Ne kemi treguar nje gje, qe te pakten nuk jemi nje republike bananeje, ku shtetet e fuqishme e marin ne konsiderate vetem kur duan te zgjidhin punet e tyra te pista. Proamerikanizmin tone e kemi treguar me fjale dhe me vepra, Çfare ne kemi humbur?? Asgje, me nje qeverisje te mire zonat e ndotura mund ti pastrojme vete brenda nje plani afatmesem. Mund te kemi nje qejfmbetje nga ana e SHBA, por aman kemi fituar respekt ne Evrope dhe ne bote qe te pakten nuk jemi kosh plehrash dhe nje vend qe ben çe urdheron me i forti.Para se te maresh persiper nje gje te tille duhet te kesh parasysh rreziqet. Shqiperia mund te krijoje nje zone sigurie rreth impantit, siç kemi ne SHBA qe eshte mbi 100 km larg zonave te banuara apo ne Rusi.??? Pergjigja eshte absolutisht jo. SHume thone duhet te rrezikojme, sepse do jete me eksperte te huaj dhe do ta bejne punen mire. Po sikur nje gabim njerezor, nje fatkkeqesi natyrore te ndodhi atehere çfare duhet te bejme kur skemi as nje zone sigurie rreth impantit??? Asnje nga keta analistet qe flasin tani pas vaktit nuk pergjigjet kesaj pyetjeje, thjesht pergjigjen qe asgje do te ndodhi, sepse proçesi eshte i sigurte duke bere edhe ekspertin Asgje nuk ndertohet, as edhe nje ure, pa menduar rreziqet qe mund te sjelli nqs nuk meren te gjitha masat. Ku e dime ne qe keta eksperte te huaj do jene me te miret, qe do ta kene me kaq kujdes çeshtjen e ambientit rreth impantit?? Perse duhet ti besojme kaq shume ketyre eksperteve kur vete nuk kemi absolutisht asnje burim njerezor dhe teknologjik per te bere te mundur shkaterrimin?? Pas shkaterrimit te armeve, ku do vene mbetjet e 13 mij toneve?? U tha qe nuk do rrine ketu, por cili do te jete ai shtet qe do pranoje nje shume kaq te madhe mbetjesh dhe perse nuk u tha amri i ketoj shteti qe do ti mari persiper, apo le ti sjellim njehere ne Shqiperi pastaj e gjejme edhe vendin se kush do ti mari????? Nqs vetem transporti eshte teper i rrezikshem, imagjinoni shkaterrimin dhe akoma me keq nuk ka aspak nje vend te sigurte qe do ti marri mbetjet. Me vjen turp qe akoma ka shqiptare qe e konsiderojne nje shanc te humbur vetem perse i thame JO SHBA-ve. Mos u beni me amerikane se amerikanet, ne radhe te pare mendoni per shendetin tuaj, te femijeve tuaj. SHBA nuk do tiu beje as te pasur dhe as do tiu sjelli parajsen, siç nuk e kane bere deri me tani.Pasuria vjen nga nje qeverisje e mire, nga nje shoqeri demokratike qe ka munguar ne keto mbi 20 vjet pseudo demokraci. Prandaj o shqiptare mos prisni nga bota, sepse mesa duket i varferi eshte mesuar te presi ndonje therrime nga me i pasuri dhe mendon ja u bera i pasur edhe une.

    Reply to this comment
  15. Pëllumb zaimi November 21, 22:55

    E ke bërë pis intervistën me fjalë té huaja pambarim. Nuk te prezanton kjo te ditur por forca e argumentit qe pothuajse mungon. Je shfaqur nje ksenofil deri në kufijtë e krupës. Nëse ju duket se kjo ju prezanton si te ditur atehere kini nje problem ne persònalitet, ne kulture dhe në shqiptarizëm? Nuk gjen nje argument per te cilin ja vlen te mendohesh. Duket si nje interviste servilizmi. Mbase te hedhin ndonje kocke pushteti(çeshte e vërteta ke me shume kontribute se ca socialiste me pushtet) por kocka e dijetarit te eshte atrofizuar dhe kjo duket ne llafetjerrjen boshe qe krahas servilizmit lexohet pa veshtiresi ndermjet rreshtave. Përserit se “humbem nje shans historik”!? Une nuk e kuptoj ku eshte “historikja” ne një lavazh armesh kimike!? E bejnë dhe disa te tjerë këtë konceptim “historiko-politiko-strategjik”. Mjaft ore se nuk eshte historia tek pranimi apo mospranimi i një kërkese normale qe i bëjnë shtetet njëri tjetrit!? Histori mund te bëjë “rilindja” n.q.s ajo vertet do te behet pas kaq e kaq traumash kombetare që kemi kaluar si popull, vecanerisht këto 23 vjet. Histori mund te bëhet kur nje tufë banditesh qe vodhen tere pasurine e shqiptareve do te perfundojne ne burg dhe do te japin llogari? Histori mund te behet kur te ndertohet nje demokraci e parametrave amerikane dhe te vendoset shteti i te drejtes? Histori mund te behet kur pasurite e shqiptareve te perdoren ne dobi te shqiptareve e jo te bandave grabitese brenda e jashte vendit. Histori mund te behet kur shqiptaret te gezojne te njejtat fryte ekonomike e financiare si europianet dhe kur bujqesia shqiptare te mos jete ajo qe eshte,ajo qe “mban erë presh” maqedonas,grek, turq,ajo e fushave te mbytura nga ferrat,uji e ku di unë!? Shansi historik dhe historia nuk varen nga ngritja apo mosngritja e nje lavazhi lendesh helmuese? Për më teper kur shqiptaret pothuajse nuk do te mernin pjese! Më ke zhgenjyer z. Moikom. Nuk e di çka ndodhur me ju! Mbi te gjitha mundohu të degazosh gjuhen shqipe nga kimikatet e huaja! Nderime te ftohta!

    Reply to this comment
  16. full zezveku November 21, 22:57

    Rama i ka organizuar vete protestat. Por pasojat e Jo-se do ti vuaje populli, jo Rama. Rama me shoke e kane hedhur lumin, kane bere pasuri per tre breza

    Reply to this comment
  17. nasruddin November 21, 23:07

    HE PRA PSE O MOIKOM?

    A do te beheshin te pasur shqyptaret si pashallare turqie nga LHL-te e Asadit? Ose si Ali babai kur zbuloi SEZAMIN me pasurine e 40 hajduteve? Kjo eshte pyetja qe mund t’i bejme te gjithe Moikom Historianit te Partise se Punes qe ne Demokraci eshte transformuar ne amerikon puro dhe po luan mjaft bukur SERVILIN e SHBA-s. Po atehere pse cdo gje u mbajt me kycin TOP SECRET derisa plasi sheshit dhe mileti doli ne bulevard? Pse nuk daroviten pak dollare amerikonet nga miliardat qe do te hidhnin me pas per te genjyer sado pak debilet dhe dallkauket? Qe te thonin nje PO! me siguri kur Deti te behej Kos? He para pse u sollen amerikonet me LHL-te e Asadit si Gramoz Pashko me CEKUN E BARDHE? He pra pse u sollen amerikonet me LHL-te e Asadit si Sali Berisha me Ridvan Boden me PIRAMIDAT FINANCIARE?

    HE PRA PSE O MOIKOM?

    Reply to this comment
    • peqinsi November 22, 02:19

      nuk eshte fare puna vetem te pjesa financiare e marreveshjes. Nuk kuptoni apo beni sikur nuk kuptoni?
      Kesja i thone pike vaji ne shtepi, hunda siper ne cati

      Reply to this comment
  18. Bocari November 21, 23:49

    Po mire more zoti Zeqo, po te gjitha shtetet e Europes qe e kane refuzuar deri tani, diletante jane? Gjynah per ato libra qe ke lexuar dhe qe ke shkruar. Para parase zoteri vjen morali. Do me gezoje po te shkruaje; shyqyr qe nuk u shitem njehere.

    Reply to this comment
    • refiku November 22, 02:18

      Bocari, argument inferior. Secili ka arsyet e veta. Krahason veten me Norvegjine? Si Sali Berisha. Ata nuk kane nevoje te punojne, ne kemi nevoje per pune e biznese, eshte njesoj si ai babai qe nuk ka buke ne shpi dhe nuk pranon te bej punen qe i ofrojne se i behen duart pis. Popull parazit.

      Reply to this comment
      • Eri November 22, 03:26

        Popull parazit jeni juve qe prisni tiu vije parajsa nga amerika. Sa ka bere deri me tani per ne, aq do vazhdoje te beje. Nqs ne jemi ne kete gjendje eshte sepse keta shtetare na kane qeverisur dhe jemi popull i tille dele qe presim akoma te vije paraja nga qielli.

        Reply to this comment
      • nastradini November 22, 13:20

        Po kur te mbaronin LEKAT e amerikoneve cfare do te benin pertacet dhe dymbelat e Stamobollit ne Shqypni?

        Reply to this comment
  19. Koco Belaja November 22, 13:30

    Historia eshte shume me e thjeshte se sa perpiqen ta komplikojne Zeqot.
    Cilido qe ka aftesine minimale te gjykimit, kur degjon qe nje kryeminister qe ka bllokuar me vendim qeverie, nje ligj regullues qe disiplinon e kufizon importin e mbetjeve te rezikeshme , do te habitej se si eshte e mundur qe po ky kryeminister, fshehurazi e pa informuar publikun, ka pranuar nje import me lende apo arme kimike, te destinuar per vrasjen e njerezve.
    Ketu nuk eshte fjala se keta helme jane te Merkelit, te Obames apo te Asadit.
    Jane thjeshte helme vrasese e nese opinioni publik u tmerua nga importi i “plehrave”, eshte fare e natyreshme te lemeriset nga helmet.
    Lemeria po eshte e natyreshme te amplifikohet edhe me shume, kur mungon teresisht informacioni. Pa dyshim se te gjithe zeqot, te majte apo te djathte, kaq gje qe armet kimike jane shpikur per te asgjesuar njerezit e qenjet e gjalla e dijne shume mire.
    Ajo qe nuk e dinin eshte se pse u zgjodh Shqiperia si vend i sigurte per asgjesimin e tyre, kur kemi vite qe e degjojme Ramen te na thote se jemi nje nga vendet me te pasigurta ne bote ? Perse e la Rama qofte edhe kete “opoziten” armiqesore te gaboje e ti bashkohet edhe ajo protestave masive te te rijve ndaj nje reziku te pa njohur ?
    Jam edhe une nje nga ata qe nuk e shoh me ndonje “tmer te madh” asgjesimin e ketij arsenali te rezikshem te armeve te demtimit ne mase ne Shqiperi, nisur nga besimi qe pati qeveria e SHBA per te kryer kete operacion te rezikshem ne ne vendin tone.
    Por ishte detyra e kryeministrit shqiptar, qe per kete oferte, duhet te informonte, e se paku per te pranuar ne parim, te konsultohej me institucionet e shtetit se shtet nuk eshte vetem ai qofte me dy ministra, por shtet jane 140 deputete te parlamentit shqiptar, eshte presidenca .
    Ne nje rast te tille delikat kur behet fjale per jeten e gjithe qytetareve shqiptare, ishte e domosdoshme qe duke informuar arsyet e pranimit ne parim te ketij aksioni, te evitonte se paku panikun.

    Reply to this comment
  20. Bocari November 22, 15:28

    @refiku
    e ke gjetur shume mire shembullin e babait qe duhet te ushqeje femijet. Tamam pikerisht ky eshte problemi, do ti beje babai duart pis me balten e punes apo me balten e qylit. Zoteri babai shqiptar u mesua keq, duke filluar nga ndihmat internacionale, paraja e azilanteve, piramidat e deri ke droga, prostitucioni, gomonet, etj.. Keto 20 vjet paraja ka rrjedhur lume ne Shqiperi. Cfare u be me keto para? Asnje shtet keto vite nuk ka patur mundesi sic thone shqiptaret ti fusin parate ne thes. Ku jane? Ky eshte problemi i madh qe mua me shqeteson. Paraja qe fitohet kollaj, jepet kollaj. Dhe duhet te dish si ta administrosh parane se pastaj ndodhin ato qe kane ndodhur. shembulli me i mire jemi ne.

    Reply to this comment
  21. drejtesi dhe paqe November 22, 17:03

    Nje tufë me njerëz të veckël-ngrehalucë dhe kokëbosha që i turren me komente idiote njeriut të madh dhe menditarit Moikom Zeqo. “O Rakip faqja pa qime, sa di ti, di bytha ime” – i tha Driteroi dikujt njehere qe po e ngacmonte me komente ne mediat e pas nentëdhjetës.

    Reply to this comment
  22. dora bacojanis November 22, 17:50

    O presoro, presor Zeqo Pilafi, a dole te pastroje ambjentin ku jeton sot apo ishe kredhur ne mendime te thella si keto qe shpalose ketu!?

    Reply to this comment
  23. shqipfolësi November 22, 18:00

    Nga intervista do shkëpusja pjesën e fundit, ku Z. Zeqo sipas mendimit tim i ka thënë të gjitha të mundshmet për tranzicionin pa mbarim që po kalojmë si shoqëri:

    “Këto 20 vjet në Shqipëri ka ndodhur një katrahurë: humbja, a mospërfillja e kuadrove efektivë të diturive politeknike, për artin, kulturën, për bujqësinë, industrinë, transportin detar, hekururdhor, urbanistikën, gjeologjinë, mineralogjinë, naftën etj. Shqipëria ka modeluar mjerueshëm një ekonomi shërbimi, jo prodhimi. Ky ekuacion është fatal. Profesorati i universiteteve privatë por edhe atij publik është dyndur nga njerëz që nuk janë personalitete të vërtetë akademikë, të njohur brenda dhe jashtë vendit. Edukimi politeknik nuk ka as përparësi dhe as motivim ekonomik dhe madje ekzistencial në Shqipëri. Pa edukim politeknik si mund të kemi vallë një ekonomi prodhimi? A mund të mendohet se me “shkopin magjik” Shqipëria të jetë vend prodhues i BE –së? A po mos vallë vetëm një politikë alkimike mund ta kthejë Shqipërinë në një fuqi ekonomike të vërtetë? Politika nuk është diletantizëm, përkundrazi është sublimim i intelektit dhe kulturës me të lartë…”.

    Reply to this comment
  24. tanino November 22, 20:40

    proces nderkombetar ne substance humanitare? humanitarizem me jeten e njerezve? cfare thua more shkrimtar i pa degjuar qe guxon te quash diletant rinine dhe popullin tend.pse nuk shpjegon fillimisht rezikshmerine e tyre por shikon vetem anen tjeter te medaljes .me fal per shprehjen por qenke kokra e l—s dhe jo shkrimtar

    Reply to this comment
  25. pelivan November 22, 20:45

    Profesor Mojkomi,Je i madh… Por, behu dhe pak modest,ne kuptimin(Nese i sheh komentet),qe te mbash dhe ndonje shenim te vogel,ne drejtim te vrejtjeve qe po te bejne ca hicer, me emrat raimonder…

    Reply to this comment
  26. agron November 22, 20:56

    ky shkrim nuk kuptohet dhe konsiderohet vetem nga e ashtquajtura klase politike shqipetare . por qe mendohet vlersohet dhe mund te lshte shkruar pa pike dhe presje te ndryshuar nga c’do qytetare shqipetare po te kishte qene e mundur, pa asnje dallim politik.

    Reply to this comment
  27. durrsaku November 22, 22:44

    drejt mojkom ,por si te them njerzit jan si bagetia dhe ne ata dite vendimtare nuk kishte bari x ti drjetuar . un isha pro ardhjes te armeve dhe demontimeve , asgjseimeve me tegnollogjine amerikane . shqiperia do fitonte shume 12 miliard dollare , vizat amerikane , hyrjen ne be x 4 vjet . e cduan me shume shqiptaret ???? popull idiot , mistrec , dembela , bythegrisur dhe hunden perpjete !!! normal qe 1 fije rrezik kishte , por perfitimet ishin marramendase , me mire 1 hund me orror sesa 1 orror pa fund….

    Reply to this comment
  28. Pac Martini November 22, 22:59

    Nuk eshte e thene qe te mos gabosh por te marroset nje njeri i madh si z .Moikom Zeqo eshte e pafalshme .

    Reply to this comment
  29. pelivan November 23, 03:55

    O zoti Plac,(me fal),Shendet! Je gabim zoteri ! Mojkomi, nuk ka deshtuar kurre ,sepse mbi te gjitha eshte filozof me kuptim te plot te fjales,eshte dhe shekncetar nga te rrallet ne shqiperin tone, ku fatkeqesisht jeton dhe ti,saliu,lulushet e te tjere e te tjere spora…

    Reply to this comment
  30. ra ta si November 23, 12:25

    Zoti MOIKOM shumica jone bejne gabime drejtshkrimi ,me nje fjale jemi akoma tek abc ja.Po te jete per koncepte te gjetjes se gjuhes se bashkepunimit , ne sherbim te ceshtjes me te madhe te interesit te kombit shqiptar ,mos na lodh koken fare.Na ler te hame ndonje tas me grosh e qepe te thata .Ketu jemi specialiste te mirefillte.Varileshtizem hesapi.

    Reply to this comment
  31. Vëzhguesi F. November 23, 17:30

    Hej bela! Po ketu dalin ca dykembesha me gjithfare nofkash, qe ka rrezik po t’u thuash te shkruajne alfabetin me shkrim dore, nuk dine se jane injoranrte, dhe marin kurajon te fyejne nje inteleketual si Moikom Zeqo.
    Ore qurrasher, ore derdimener pa tru, te vjeter apo te rinj, faqepadirsur apo byrthepalare, qe merrni nofka duke fyer emra qytetesh, qe jeni me rraciste se talebanet islamike, o idioter dhe injoranter qe jeni bere per te qare me llahinkat e rrugeve te botes, o kelysher dhe batakçinj qe dini te pastroni vetem halete, mbylleni ate grope nevojtore qe e perdorni si goje dhe mos fyeni nje personalitet te shkences shqiptare, se nuk kemi luksin qe ata te mrren me sojin e rrugeve.
    Shkoni mor guralecer moçalesh, mor minj gjirizesh, doni ju t’i beni verejtje Moikom Zeqos!

    Reply to this comment
    • @vezhguesi November 24, 11:51

      Nuk e morem vesh se ne cfare lloj pleherash e ke futur veten, meqe edhe ti po fyen te tjere pa i njohur, nen nofke anonime?

      Reply to this comment
      • Vëzhguesi F. November 24, 13:43

        Per fatin tend te keq, siç po me lexon, une jam i detyruar te beje punen e “puntorit te komunales”, per te evidentuar dhe pastruar nga mjedisi plehrat e sojit tend.

        Reply to this comment
        • keshille November 24, 15:14

          ke te drejte. Kermat e sigurimt nuk heqin asnjehere dore nga veset e vjetra e dallohen gjithmone pavaresisht kamuflazheve qe perdorin. Era e tyre e keqe ndihet me kilometra larg. Stli i fyerjeve dhe injoranca kane mbetur te njejtat pavaresisht se kane kaluar vite.

          Reply to this comment
          • Mos u kruaj November 24, 17:31

            Vetem nese je me qeroske ne koke, te falet dhe te lejohet te kruhesh ne çdo vend dhe kohe. Po qe se je pjese e ktyre plehrave -antivlera qe sulmojne dhe fyejne vlera te kombit siç eshte ne kete rast profesor Moikomi, ateher dil me 100 nick dhe grij sallate sa te duash, por prape pleher mbetesh. Se te kontribuosh qofte dhe virtualisht per te mbrojtur vlerat e nje personaliteti kombetar nga sulmet e rrugaçeve me laptop, eshte detyre qytetare per cilindo.Dhe diçka per ty qe nuk mjaftojne dhe keshillat. Je nje superidiot qe kerkon te heqish paralele mjeranesh vetem per shkak te pseudonimit te detyruar nga ambienti i qelbur nga plehrat e sojit tend.

          • keshille November 24, 18:02

            Ty te fal se i semuri nga mendte shkruan ose flet gjithmone percart dhe nuk ka sherim prandaj meriton vetem qe ti hapet rruge.

          • Shoferi November 26, 19:18

            O myteber “keshille” ose dava lesh Xhozi, qe ca me lart me pseudonim tjeter ke replikuar me te tjere, ti nuk je as balta e kepuces se Moikomit mor t… i lales dhe fjalen pleh e ke shume.

Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*