Ngjarja në Karaburun dhe një vendim ku Shqipëria listohet me Mongolinë

July 29, 2019 15:41

Ngjarja në Karaburun dhe një vendim ku Shqipëria listohet me Mongolinë

Ngjarje si ajo e sotmja në Karaburun ngrenë alarmin mbi nivelin e sigurisë së lundrimit me anijet shqiptare.

Disa muaj më parë kaloi pa u vënë re një vendim penalizues për Shqipërinë në këtë fushë.

Flamuri Shqiptar ka rënë në listën e zezë të performancës së “Paris MoU”.

Vendimi është marrë në mbledhjen e Komitetit të Memorandumit të Mirëkuptimit të Parisit, mbajtur në muajin maj të këtij viti në Shën Petersburg.

Pas këtij vendimi, çdo anije që mban flamurin shqiptar nëse do të prekë një port të një shteti anëtar të Memorandumit të Parisit dhe Bashkimit Europian, do të targetohet automatikisht si anije me rezik të lartë lundrimor dhe do të inspektohet me imtësi nga autoritetet e portit të prekjes.

Kjo është arsyeja pse shumë mjete lundrimi me pronarë shqiptarë veçanërisht ato me qëllim përdorimi turistik, për të shmangur telashet dhe kontrollet, lundrojnë me flamuj të huaj.

Vendimi i marrë është një hap pas në aspiraten e Administratës Detare Shqiptare për të qenë anëtar i Memorandumit të Parisit, kusht kryesor i së cilit është që performanca e flamurit duhet të jetë në listën e bardhë ose gri gjatë 36 muajve të fundit.

Pjesë nga vendimi: Flamuri shqiptar në lundrim përfaqëson standarde të njëjta me Mongolinë, një vend i cili nuk ka as dalje në det

Lista “White, Grey dhe Black (WGB)” paraqet spektrin e plotë të flamujve, përsa i përket seriozitetit të shtetit që përfaqëson në fushën e lundrimeve detare.

Lista bazohet në numrin e përgjithshëm të inspektimeve dhe ndalimeve gjatë një periudhe trevjeçare.

Në 36 muajt e fundit përpara marrjes së vendimit, flota e anijeve me flamur shqiptar i është nënshtruar 69 inspektimeve nga ku kanë rezultuar 12 ndalime (detention) për sigurinë lundrimore.

Ky raport ka bërë që flamuri shqiptar të kalojë nga lista gri në listën e zeze të Memorandumit të Parisit.

Për më shumë mund të klikohet KËTU

j.l. / dita

 

July 29, 2019 15:41
Komento

16 Komente

  1. Komb i degraduar turkoshak qe po asgjesojn cdo tradite dhe jane strukur tek qerpici i teatrit July 29, 16:23

    Sa mbrapa kemi ecur nen udheheqjen e lidereve kapitalist salikrimineli,fatos pijanec bixhozi dhe strategut rama.
    Edhe mburremi me kohen e TEUTES ,ky popull i degraduar hajdut e kriminel do nje dore te forte si atehere kur edhe kinezi lundronte me flamurin shqiptar.
    Kurse sot flamuri shqiptar me shqoponje qe imiton ilir meta eshte bere si flamur piratesh ose isisit

    Reply to this comment
  2. Cdo qeveri qe vjen ne pushtet, e vetmja strategji qe ka, eshte vjedhja July 29, 16:34

    Kjo eshte shume shqetesuese.
    Logjistika detare ne shqiperine me 500 km vije bregdetare dhe ne pozicion strategjik, menaxhohet nga militante injorante, hajdute partiak.
    Ne vend qe te behej rikonstruksioni i shkolles se marines ne Vlore dhe te vihej ne funksionim si te gjitha shtetet me dalje ne det, Rama i dha Gener 2 te rregullonte oborin para shkolles ne miliona euro, sepse donte ta mbushte me ndertime, vk shtet rrumpalle , hajdute , injorante

    Reply to this comment
    • Shqiptar July 29, 22:13

      Ta leme menjane nje moment floten shqiptare, shikoni tragetet qe punojne itali-shqiperi, me nje cilesi mizerie, te piste, banjat te vjetra dhe pis, teagete qe dalin jashte perdorimit nga shtetet e zhvilluara dhe transportojne popullin shqiptare sikur te ishim bageti. Udhetojme nga 8-24 ore pa kanale televiziv, pa internet, skandal. Jemi ne vitin 2019, kush mbron kete pjese te shqiptareve?? Zero dinjitet.

      Reply to this comment
  3. POPULLI July 29, 16:36

    SOSSSSSSSSSSSSSSSSSSSS!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!! KJO DUHET TE JETE KRYEFJALA E MEDIAVE NE SHQIPERI PER PRODUKTET ME HORMONE QE PO VRASIN CDO DITE FEMIJET E POPULLIN SHQIPTAR…MOS HANI PERIME SHQIPTARE TE PAKTEN KETE SESON …!!!!!!!!!!!!!!!!!!CDO BIME SHQIPTARE ESHTE ME HORMONE DHE SHTET NUK KA POR KA OLIGARKET E LULELAKRES QE PO NA HELMOJNE DITA DITES !!!!!!!!!!!!!!!!!!!

    Reply to this comment
  4. Fidel Kastro July 29, 16:43

    “Me siguri qe fajin e ka opozita se qeveria eshte ne rruge te mbare ” E them kete se dhe nderkombetaret keshtu thone!!!!!!!??????. Jemi bere kombi me i degraduar i botes me nje popull tyryfyl e te varfer e me politikane super miliardier.

    Reply to this comment
  5. mirel July 29, 17:06

    Akuzoni Sali Berishen nese eshte djegur ndonje anije para qeverisjes se Ramutit

    Reply to this comment
  6. Arben July 29, 17:28

    Shqiperia uropiane

    Nga fitorja ne fitorje.

    Reply to this comment
  7. spata July 29, 17:53

    Kemban qe e kam degjuar ne vitin 1998 nga nje miku ime Kapiten anije .
    Bised miqsore me perfaqsuesin shteteror te Portit Gjiblartar njeheresh dhe antar i IMOS.
    -Pash ne dokumentet e anijes se ju jeni shqiptare. -Po. Jam emigrante .Kam sherbyer ne Flloten Detare Shqiprate. Nevoja per te mbajtur familjen me kane prure ne kete anije te huaj te punoj si kapiten .
    -A mund tju shoh pak dokumentat .-Urdho -Keto jane te pa ligjshme . Shqiptaret skane te drejta qysh pas 1991 te lundrojne e te sherbejne ne anijet e huaja bile as me flamur shqiptare .Ne ju kemi derguar udhezime se si ju duhet ta fitoni kete te drejte .- Une kam mbaruar nje shkolle te larte detare ku dhe jam dipllomuar . Kam nje eksperience 25 vjecare ne det. Shikoni dhe ne martikull portet qe kam shkelur. – Keto nuk mjaftojne .Kemi rekomanduar cdo vite se cfare duhet te beni .Une jam dashamires i shqiptarve se i kam inspektuar anijet tuaja tregtare ne kohen e diktatures . Jam entusjazmuar me aftesite e ekujpazhit dhe gadisherine teknike .Por ju se kini me ate Fllote ne ato standarte.Kjo na ka detyruar qe ne te vendosim saksjone ndaj jush .
    -A mund te me ndihmoni qe te mos penalizohem .Jam gati ti nenshtrohem cdo lloje kontrolli nga ana juaj. Luftoj per mbijetes dhe nga ju kerkoj vetem te me testoni .
    Pa njeher verdall sallonin e pritjes dhe me dike foli ne telefon . Pas 35minutash ne bordin e anijes erdhen dhe 3 perfaqsues te Portit Gjiblartar .Kontrolluan dhe moren ne pyetje per 2.30 minuta .
    -Pak gjera te vogla konstatuam . Nuk mund te te penalizoje .Ke nje afat 3 mujar te plotesosh keto te meta ne dokumentat e kopetences .Vetem keshtu ju shqiptaret do te lundroni .Behej fjale per te bere nje kualifikim shtes ne disa nga shkollat e vendeve Evropjane qe kane te drejten e lejes se kopetences .
    Por ja bomba qe lexoje ketu ne kete shkrim . Flamuri shqiptare ne listen e zeze ka qene qysh ne 1991 . Nje turp qe ka hedhur poshte gjithe ate tadite detare te shqiptarve te trasheguar brez pas brezi .Ne rrezuam komunizmin por jo mendjen qe sot vuajm pasojat e mos ngritjes ne nivelin e lejuar te mbajtjes se flamurit. Turp qe na kane katandisur te mos krahesohemi as me vendet Afrikane qe e gezojne kete te drejte.O zot cfare mallkimi morren shqiptaret qe ,ne nje shoqeri demokratike,nuk kane me vlera ne ato standarte per te gezuar mbajtjen e flamurit .
    -Cduhet te bejme.Qe pyetja sikur te ishja perfaqsues i shtetit shqiptare . -Ndiqni udhezimet tona. Ata qe dergoni, ne takimet tona te IMOS,i porosisni te ndjekin cfare ju rekomandojme .Jo te vijne ketu e te sillen si turista .Kini nevoje te ndryshoni cdo gje qe nga sistemi i arsiminit e deri tek anijet qe keni ne perdorim me standartet tona .
    Pa me thoni cfare eshte bere deri tani .Mos ta hapim kete kapitull se eshte per te vene duart ne koke .Nese eshte hedhur nje hap per hapjen e Fakultetit te Navigimit mbi bazen e udhezimeve te kartes se Bolojnes ne infrastrukturen e anijeve me flamur shqiptare mangasit jane te theksuara .Pak mjete detare e anije plotesojne kushtet .Pse . Politika i ka then ik pirdhu mendjes dhe eshte perqendruar tek babezia e pasurimit e jete lluksoze brenda bajges oligarke. Perdhosja e flamurtit shqiptare ne fushen e Detarise eshte nje skandal qe duhet te ngrej ne kemb te gjithe ata qe e konsiderojne vehten shqiptare . Jo K/M por e gjithe inteligjenca shqiptare duhet te levizi. Medjat te japin alarmin e te mos perqendrohen tek famijla politike qe sot po bejne lojen me te keq qe egziston per kete popull.
    O popull sa gjera behen me emrin tened . Te gjithe keshtu flasin por ky eshte mashtrimi me i madh qe i behet popullit per terjeten . Jne fjalet e patriotve tane ne kohen e Zogut . Por keta te socmit ja kaluan Zogut e Enverit .
    Poshte plitika Rrofte populli i vuajtur e i percmuar shqiptare .

    Reply to this comment
    • Muhamed Laknori July 29, 19:22

      Se pari, SPATA, duhet te dalesh me emer e mbiemer (duhet te jeshe i fushes me siguri, sikurse edhe une jam i fushes dhe kam punuar rreth 20 vjet ne Regjistrin Detar Shqiptar) sepse shqetesimet qe shtron jane te drejta dhe kane qene te tilla qysh se u nderrua sistemi. Une i kam ndjere ne kurriz qe ne vitin 1993 kur u imbarkova ne anie te huaja (pronare greke) dhe ato fatkeqesisht jane po ashtu, madje jane trashur shume. Vetem diplomen kisha shqiptare, te gjitha dokumentet e tjera qe kerkoheshin ishin te huaja, por gjerat u veshtiresuan me shume kur hyne ne fuqi rregullat e reja ISM dhe STCW etj. Ne vend qe te shkojme perpara, behemi me keq. Nuk dua te bej komente politike sepse tashma jam i moshuar, por edhe pa folur nuk mund te rrij. Zanafilla eshte qe nga ushtrimi i kontrolleve te specializuara nga organet tona shteterore detare, Kapitenerite e porteve me PSC (Port State Control) dhe Regjistri Detar Shqiptar. Une nuk mund t’i paragjykoj sepse nuk marr pjese ne inspektimet qe ata bejne, por futja e anijeve me flamur shqiptar ne listen e zeze eshte nje penalizim shume i rende dhe ngarkon me pergjegjesi pikerisht organet tona te kontrollit. Dhe qe te dalesh nga ky penalizim duhen me e pakta tre vjet qe do te thote se gjate ketyre tre vjeteve te besh mrekulline e t’u kthesh faqen anijeve tona. Vertet do te ndodhe kjo? Pak besoj. Nuk po zgjatem me shume, nuk dua te jap udhezime sepse edhe jam shkeputur nga jeta aktive, por qe te dilet nga kjo gjendje duhet folur shkoqur dhe konkretisht.

      Reply to this comment
  8. mohikani July 29, 18:23

    Mongoloïde
    Juste like me and you…..

    Reply to this comment
  9. kujtimi July 29, 18:51

    More zoti gazetar, si nuk na e keni thene me pare se mongolia paska levizur nga vendi. Me sa di une me pare mongolia nuk ka pasur kufij detare dhe anije lundrimi. Apo mos e keni fjalen per deve qe mund te levizin ne shkretetiren e gobit??? Kjo mbase vlen per kete artikull.

    Reply to this comment
    • Per ket fyllib July 29, 19:46

      Po mer kar ky esht thelbi qe ata skan det ti ke dhe te dy ne liste te zeze.Rrote kari.

      Reply to this comment
    • katarakti July 29, 19:53

      Ne cdo drejtim kemi shkuar ne vitin zero. Vitet me te zeza dhe qe e shkaterruan me themel shtetin shqiptar ishin vitet 1991 -1997. Rrokupuja, rremeti, rrumpalla dhe rrenimi vazhduan deri ne vitin 2013 kur dhe takuam fundin. Shqiperia do sot 100 vjet ta marri veten. Se jo vetem politikanet, por edhe njerezit jane kthyer ne ujqer per njeri tjetrin.

      Reply to this comment
    • carvani July 29, 22:51

      O kujtim, s’eshte kujtuar asnje qe Ulan-Bator ka vetem puse me uje, oaze per bagetit dhe jo det. Merre me mend se çbehet me informimin dhe njerezit hapin goje qe tu futet brenda.

      Reply to this comment
  10. mbeshtetja July 29, 20:15

    Gjithe kete shqetesim gazeta dhe komentuesit per flamurin dhe anijen ne Karaburun! Nje anije private, sikur te ishte nje motor, makine apo dhe nje gomar privat dhe ndodhi ajo qe ndodhi. U dogj anija , njesoj sikur gomarit ti merreshin kembe e te rrezohej. Merruni me gjera serioze!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*