Versioni i PD për ngjarjen në Lushnje: Prishje pazaresh, kanë ndarë paratë e drogës

December 31, 2019 11:39

Versioni i PD për ngjarjen në Lushnje: Prishje pazaresh, kanë ndarë paratë e drogës

Mbi ngjarjen që tronditi Lushnjen mëngjesin e sotëm, ku si pasojë e shpërthimit të një granate në bashki mbetën të plagosur kryebashkiaku Fatos Tushe dhe sekretarja e tij ka reaguar Partia Demokratike.

Përmes një deklarate thuhet se ngjarja e rëndë është pasqyra e vërtetë e drejtimit të vendit nga Edi Rama në çdo nivel, në qeverisjen qendrore dhe atë lokale.

Të gjitha rrethanat tregojnë se goditja e kryebashkiakut të Lushnjës është prishje pazaresh mes tij dhe ish shoferit, me të cilin ka ndarë bashkë para nga droga, prostitucioni dhe korrupsioni. Është fakt i njohur në Lushnjë, se ish shoferi i kryetarit të Bashkisë Lushnjë, një trafikant droge dhe prostitucioni, ka financuar fushatën elektorale të Fatos Tushes.

Çdo lushnjar e di se personi që ka kryer sot goditjen kundër kryebashkiakut, ishte njeriu më i besuar i Fatos Tushes dhe që bënte çdo pazar në emër të tij. Ngjarja e rëndë e ndodhur sot në zyrën e kryebashkiakut të Lushnjës, është tregues i degradimit të shtetit të ndërtuar prej Edi Ramës, si dhe një fakt më shumë se njerëzit me të cilët ai përfaqësohet, ble vota dhe mban pushtetin janë llumi i shoqërisë”, shprehet PD.

Më tej shton:

Për Partinë Demokratike ka vetëm një mënyrë për të dalë nga kjo krizë përfaqësimi. Këto janë zgjedhjet e lira dhe të ndershme, parlamentare dhe lokale në të njëjtën ditë, të cilat do të largojnë nga drejtimi i vendit kryeministrin me rekordet më të zeza të lidhjeve me krimin dhe korrupsionit dhe për t’u dhënë qytetarëve një qeveri që punon për mirëqenien dhe sigurinë e tyre.”

 

o.j/dita

December 31, 2019 11:39
Komento

3 Komente

  1. Vasililesheli December 31, 16:14

    Si e zbuluan mor zot !
    Njerez me te zgjuar se keta te PD se nuk gjen ne Shqiperi.
    Sa shpejt e zbuluan !!!
    E meritojne pushtetin…Kush i di punet si keta ??!
    Keta bile e dine edhe ç’i ndodh Fatosit pasi ha groshë …
    Bile edhe sa e forte mund te jete.
    Kete duhej ta kishte thene i pari Pethrit Vathili.
    I dyti Lefer Lefter Maliqi.
    Keta jane me largpamesit,me vizionaret.
    Pas tyre ,te tjeret.

    Reply to this comment
  2. sapa December 31, 17:58

    Siguirisht qe nuk e zbuloi PD por fakt eshte se kjo Rilindja paska qene nje makineri e prodhimit te krimit ne shqiperi dhe nuk eshte e veshtire fare te konstatosh te tilla ngjarje kriminale.Energjia qe po perdorin keto ne gjashte vjet qeverisje duke vjedhur e tejkalon cdo imagjinate te shqiptareve biles i ka parakaluar me kohe edhe hajdutet e PD.

    Reply to this comment
  3. Arber Iliri January 1, 10:06

    Ju te PD jeni bere si propaganda e Enver Hoxhes, nga nje fakt kalonte ne kalbezimin e kapitalizmit apo tradhetine e revizionizmit, jeni njesoj.menyre berishano-enveriste e te berit propagande, nese ka fakte qe jane pune te pista te shoferit dhe kryebashkiakut qene rastin konkret duket e mundeshme jepni faktet ne organet e drejtesise.Qesharake qe nje parti te shprehet:” cdo lushnjar e din”.Ky eshte idiotizem.Cdo shqiptar e din: “Saliu eshte antishqiptar dhe spiun i serbit.” bla bla bla.Kjo nuk eshte llogjike, kjo eshte injorance dhe idiotesi.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim