Historia që po trondit rrjetin. A duhej besuar ky fëmijë?

May 19, 2016 22:37

Historia që po trondit rrjetin. A duhej besuar ky fëmijë?

Dëshmia e tij solli burgimin e përjetshëm të nënës së vet, për një vdekje që deri në atë moment mendohej si aksidentale.

Por kjo dëshmi e këtij fëmije atë kohë 5 – vjeçar, i cili para gjykatës tha se kishte parë të ëmën të mbyste të motrën 7 – vjeçare, ka shkaktuar tronditje dhe reagime pas një dokumentari të shfaqur në programin e Piers Morgan, “Killer Women”.

Aty u publikua rasti i 35 – vjeçares Amanda Lewis, e dënuar me burgim të përjetshëm, pasi djali i saj AJ, dëshmoi se ajo kishte mbytur motrën e tij, 7 – vjeçaren Adrianna.

Amanda-Lewis

Lews u shpall fajtore në Shkurt të 2008 – ës, për mbytjen e të bijës në pishinën e shtëpisë, si dënim për sjelljen jo të mirë.

8 vite pas dënimit, Lewis vijon të pretendojë se është e pafajshme.

Përdorues të shumtë në Twitter diskutojnë nëse një fëmijë i moshës së tij ka mundësi të gënjejë.

Shikuesit shprehën edhe trishtimin e madh për situatën e të voglit.

Adrianna-Hutto

Ndonëse vdekja e 7 – vjeçares fillimisht u trajtua si një tragjedi e tmerrshme aksidentale, AJ, në atë kohë vetëm 5 – vjeç u tregoi gjyshërve një tjetër histori.

 

May 19, 2016 22:37
Komento

1 Koment

  1. feniks May 20, 13:31

    Po,djalu duhet besuar!
    Ai eshte vetem nje ENGJELL me i sinqerte,me i sakte dhe me i drejte se nje i rritur!
    Femijet kurre nuk mund te perpunohen qe te thone genjeshtra si te rriturit!
    Kushdo qe ka rritur femije ose ka nipa e mbesa te vegjel e ka provuar vete se sa te sinqerte jane femijet e kesaj moshe!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*