Ngjarjet e fundit në Shkodër, ekzekutohen 4 urdhër arreste

September 5, 2018 22:52

Ngjarjet e fundit në Shkodër, ekzekutohen 4 urdhër arreste

Katër persona janë arrestuar nga policia e qytetit verior pas kontrolleve ditën e sotme në lagjet Kiras dhe Dobraç.

Personat e arrestuar janë të dyshuar si të përfshirë në krimet e fundit, ndërsa janë sekuestruar makina të blinduara, celularë dhe fishekë.

Në lagjet Kiras dhe Dobraç vijojnë kontrollet e policisë.

Qyteti i Shkodrës është tronditur nga disa ngjarje të rënda muajt e fundit. Më 13 janar të këtij viti, Lulzim Kulla, me një të kaluar problematike i shpëtoi një atentati me bombë, por disa kalimtarë u plagosën. Sulmi ndaj tij u komentua si luftë mes bandave.

Pak më vonë u ekzekutua një ish-polic dhe bashkëjetuesja e tij. Boran Bercama dyshohej se kishte lidhje me një nga familjet e njohura në Shkodër.

Edhe vrasja e Fatbardh Liçit në muajin gusht mbeti e pazbardhur dhe u komentua e lidhur me ngjarjet më të hershme.

Ndërsa me 1 shtator u ekzekutua një biznesmen. Dyshimet janë se shënjestra ishte dikush tjetër.

 

o.j/dita

September 5, 2018 22:52
Komento

2 Komente

  1. NDUE September 6, 07:21

    Ka lajmeruar LULKA se ne shtator do te rrexojme qeverine Rama qe merr guximin te ribeje shtet kur ne me mund e djerse e shkateruam ate!Ndaj nuk eshte ndonje çudi qe Shkodra te perdoret si ne 1991 nga kryekrimi shqipetar pasi eshte ne kufi me “bashkepunetoret e bandes kriminale ” e per pasoje hyn e del kollaj derri e dosa,gjithnje nen vezhgimin e “miqve”!Rrofte diktatura e budallenjeve.LSI (Luli,Sala,Ilir)eshte hedhur ne veprim direkt ne teren per te ndjellur frike !

    Reply to this comment
  2. info analitike September 6, 08:55

    O shoke te Dites a e kuptoni se kjo eshte estrada e radhes rilindjote? Pa piesni njehere me ke ulej e ulen, kriepsikoja, cuni i Sules dhe Senida ne Shkoder ne kohe fushate apo kur kane nevoje per vota? Po ate rastin e dy personave te zhdukur qe u desh nje jave qe policia te levizte a e keni marre vesh. Po kete sulmin e befasishem te forcave RENEA per te cilin gjithe Shkodra kishte marre dijeni nja dy dite perpara? Po cfare prisni more shoke nga nje qeveri qe ne pushtet ka sjelle kriminele me farefis! Le te dale Bedriu te na beje nje kronike per krimin ne Shkoder e te shpjegoje si dhe pse u zgjodh Senida Mesi zv.kryeministre ashtu nga hici. Shoke mis u lodhni ta kerkoni krimin e kriminelet ne Shkoder pa shkulur me pare kokat e krimit ne Tirane, kryeqytetin e mafies e te kanabistanit. Perse tani qe kriepsikoja ka tepsine dhe timonin bandat kriminale ndihen akoma me te forta e po terrorizojne qytetet ne te kater anet e vendit? Jo po nxjerr edhe Xhafen qe te shkoqise shifra statistikore me keq se Arben Ahmetaj me shprese se mund te genjeje njerezit.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*