Ngjela-Berishës: Ti klith, por reformën e pagëzoi Joe Biden

May 26, 2016 20:50

Ngjela-Berishës: Ti klith, por reformën e pagëzoi Joe Biden

Nga Spartak Ngjela

Sa më shumë i qasesha fushës’ luftës,

Vrehej errej zemra ime. (Gavril Dara)

Kjo po i ndodh edhe Saliut. Ka humbur në thellat e shqetësimit makth – Reforma në Drejtësi do të “pagezohet” nga Xho Bajdeni, zv. Presidenti amerikan, i cili sigurisht që do të flasë në Parlament pikërisht për këtë.

Po Saliu, çdo të bëjë?

Asgjë. Ky është makthi që shpërtheu sot në Parlament. Pse? Është e pamundur që tabori i tij të mos marrë pjesë në pagëzimin e Reformës. Ka përfunduar gjithçka. Shpresa po vjen drejt formimit të saj real për shqiptarët.

Një popull që ka pesëqind vjet që mbijeton në padrejtësinë e imponuar, ka të drejtë të mos shpresojë. Por sot ndihet pranë krijimit të shpresës reale që edhe shqiptarët do të hyjnë më në fund në udhën e arsyes për drejtësinë e tyre.

Drejtësia shqiptare ù pagëzua nga zv. Presidenti amerikan: kështu do shkruhet në historinë tonë. E pra, gjithçka e mirë po vjen bashkë me klithmat dëshpëruese të abuzuesëve, e sidomos të Sali Berishës.

May 26, 2016 20:50
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*