Ngjela: PD do bojkotojë edhe zgjedhjet. Vasjari: Në sytë e botës dolëm edhe njëherë jostabël

December 13, 2014 23:30

Ngjela: PD do bojkotojë edhe zgjedhjet. Vasjari: Në sytë e botës dolëm edhe njëherë jostabël

Tashmë që një marrëveshje PD-PS duket e mundur në skenën politike të Tiranës, sërish me ndërhyrjen e Brukselit zyrtar, politikani i njohur Spartak Ngjela preferon ta shohë në një këndvështrim tjetër bojkotin 5 mujor të Partisë Demokratike dhe aleatëve të saj. Sipas avokat Ngjelës, strategjia e opozitës është që nëpërmjet bojkotit të dëmtojë kryeministrin Rama, duke theksuar se e djathta do të bojkotojë edhe zgjedhjet lokale që do të mbahen në qershorin e 2015-s.

“Unë njoh skemat e politikës. Bojkoti parlamentar ata do t’i çojë patjetër në bojkotin e zgjedhjeve. Bojkoti i zgjedhjeve mund të nxjerrë bllof  mazhorancën sepse nuk dihet sa do të abstenojnë në zgjedhje. Arsyeja politike është kjo. Do zoti jam i gabuar”, shprehet Ngjela për Vizion Plus.

Por për analistin Arjan Vasjari strategjia e bojkotit është e gabuar veçanërisht kur klasa politike shqiptare tregoi edhe njëherë se i duhet ndërhyrja e Brukselit për të zgjidhur mosmarrëveshjet e brendshme. Sipas Vasjarit opozita duhet të kthehet sa më parë në Kuvend si i vetmi institucion ku zhvillohet debati politik.

“I vetmi bilanc që ne mund të bëjmë pas kthimit të opozitës në parlament është që Shqipëria edhe njëherë vizatohet në sytë e ndërkombëtarëve si një vend politikisht jo stabël.  Nëse PD ka pasur këtë si qëllim, pra që të vizatojë  një demokraci jo stabël, ky  mund të ishte qëllimi më i keq që një opozitë mund t’i ketë vënë si detyrë vetes”, thotë Vasjari.

Strategjia e bojkotit është përdorur disa herë nga Partia Demokratike ne këtë vit të parë të opozitës.

December 13, 2014 23:30
Komento

3 Komente

  1. ortes December 14, 00:07

    Zoti moderator!
    A mund te me spjegoni se cfare do te thote njoftimi i juaj se “Po postoni shpejt….?
    Ketu nuk jemi ne autostrade dhe mund te bejme aksident!!!

    Reply to this comment
  2. loni December 14, 09:50

    ngjela ngjela qe flet sikur i di te gjitha,partia demokratike nuk do ta bej ate gabim fatal te mos marri pjese ne zgjedhje sepse nuk do ta pranojne njerezit e saj qe ne te ardhmen te humbin karjeren e tyre politike vetem se do saliu me lulin,dhe e dyta o ngjela i biri i komunizmit ne shqiperi vendos europa dhe jo enver hoxha si dikur,dhe po thane europjanet zgjedhjet do behen edhe pa partine demokratike (qe duan te bllokojne zgjedhjet)i humburi del partia opozitare duke humbur te tera bashkite dhe komunat,dhe keshtu do jete e veshtire karjera politike e demokrateve ne te ardhmen,prandaj o ngjela gabime te tilla nuk i ben as ti per bojkot te zgjedhjeve,ti pse merr pjese ne cdo zgjedhje?sepse ke frik nga e ardhmia jote,edhe babai jote si minister ekonomik qe ishte ne kohen e enver hoxhes i beri gabim llogarite te financave te komunizmit dhe perfundoi aty ku e meritoje,edhe ti ngjela po kopjon babain tend me keto mendime absurde,ti vete do besh bojkot per zgjedhjet e ardhshme po leri demokratet se ata jane te paret ne zgjedhje se nuk jan aq burra ata sa te djekin te ardhmen e tyre,po i shohim tani ne fund te mandatit qe po bejne si legena per te hyre ne parlament,te njejta gjera qe bene edhe socialistet kur ishin ne opozite,burreria e shqiptarit eshte e zhvirgjeruar qe nga epoka e gurit,qe do te thote qe ne nuk kemi pasur asnjehere burreri pervecse putanllek.

    Reply to this comment
  3. opozitar i sfilitur December 14, 12:15

    Ket avokat Ngjelen nuk po e marr vesh.
    Njeher kunder njeher pro.
    Po behet qesharak

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*