“Kur Zëri i Amerikës flet një herë është rast, nëse flet dy herë…”

January 31, 2019 21:16

“Kur Zëri i Amerikës flet një herë është rast, nëse flet dy herë…”

Duke marrë shkasë nga publikimet e Zërit të Amerikës, Spartak Ngjela thotë se tashmë bëhet fjalë për raport.

Nëse Zëri i Amerikës flet një herë është rast, nëse flet dy herë është raport. Ky është raport. A kemi një precedent? Kemi precedentin e Berishës. Berisha nuk tha është kazan. U tha më keq se ky, duke thënë ju keni vrarë Presidentin. Ky tjetri u thotë kazan. Të shikojmë si do të vejë. Zëri i Amerikës po ta kishte mik këtë do të kishte heshtur“, tha Spartak Ngjela.

Janë së paku tre raste deri tani kur VOA ka denoncuar raste të rënda abuzimi me pushtetin.

I pari ishte denoncimi që pas firmës DH Albania fshihej biznesmeni Bashkim Ulaj pasuar nga një artikull ku shfaqeshin prova të bashkëpunimit të ngushtë të administratës Rama me falsifikatorët.

I dyti ishte publikimi i përgjimeve të ish-drejtorit të Burgjeve, Arben Çuko.

I treti u transmetua mbrëmë për implikimin e grupeve kriminale në blerjen e votave për Vangjush Dakon.

v.l/ Dita

January 31, 2019 21:16
Komento

11 Komente

  1. syri February 1, 00:02

    Tosi,Bushati,Avukati dhe Dita kane nje gje te perbashket jane komuniste kunder Rames dheshoke komuniste me kriminelin Sali? Ku katandis njeriu?

    Reply to this comment
  2. Aliu nga Selenic February 1, 01:46

    Po perse tha keshtu Berisha. O Zeri i A,erikes pore kure Bash i vodhi apo i grabiti votat si u be e nxoret te vertete dhe te drejte ju atje. Jo nuk bet asgj. Ju Zeri i Amerikes e keni gatuar kete Corbe bashke me Berishen e me Elez Biberejn.!

    Reply to this comment
  3. demo February 1, 08:37

    Kurrkush ka te drejte te eleminoje karieren e nje Personaliteti/Av. Ngjela eshte nje Personalitet ne zanatin e tij si Jurist,si Politikan,si shtetformues,si lider i Medias etj.
    Fakti qe ne na drejtojne ANONYMET,duke perjashtuar nga drejtimi Ngjelen,Lubonjen tregon se per pune te pista nuk nevojiten personalitete.
    Edhe per padrejtesi personale,ja vlen tu biesh o Spartak!

    Reply to this comment
  4. natyralisti February 1, 09:34

    Po mire more gazetar me fame nderplanetare,po kur zerit te amerikes ja ofrojne materialin funderrina te tilla si Klodjana nofullkali,prokurore te plepave,afrim krasniqi tropojan,e ai nipi Biberaj qe u kthye si mut i rrahur ne pd prape cfare duhet te mendojme ne idiotet si popull.Qe ju jeni me te zgjuar se ne dhe nuk doni vetingun,nuk doni spakun e byrone,nuk doni ndeshkimin e krimit te kesaj klase politike.Sigurisht qe e mendojme e gjykojme dhe e kemi te qarte qe dhe ju si pjese e kazanit te qelbur nuk e doni vetingun e ndeshkimin e krimit

    Reply to this comment
    • Fidel Kastro February 1, 18:57

      Jam mese i bindur o natyralist se keto qe thua nuk i beson as vete!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!

      Reply to this comment
  5. SPARTAK NGJELA PRESIDENT February 1, 09:51

    RESPEKTE pèr AVOKAT NGJELÈN qè ju ka shpallur LUFTÈ Frontale HAJDUTÈVE , HORRAVE , KUSARÈVE ! Mos u ndal i NDERUAR AVOKAT NGJELA

    Reply to this comment
  6. serioze February 1, 11:37

    Nje gje duhet te kuptojne keta bedela te mendimit: zeri Amerikes eshte kanal televiziv njesoj si Klani, Topi apo dhe te tjere dhe nuk eshte zeri Shtetit amerikan; bile mos e besoni se dhe Elez Biberaj ka dore te plot aty. Dikur thuhej: shqiptar mos kij frike, se ke djemte ne Amerike dhe sot thuhet shqiptar mos kij frike se te henger djemte ne Amerike. Prandja lereni Voa a oa seketo jane broçkulla. Futuni ne linje se dhe Ngjela, kushedi sa ha ne rruge te verbera.

    Reply to this comment
  7. kico spiri nga zagoria February 1, 12:23

    zot na ruaj,te kesh ne drejtim takune kicos,tosin e todit.vidhen apo blhen dokumenta sekrete dhe transmetohen te zeri amerikes,jo te klani.pse?qe mendjet e ndritura te thone se eshte vulosur nga shtepia e bardhe.nuk eshte gje tjeter ecse zeri i beogradit,grazhdi ku ka ngrene kicoja,todi,elei dhe shkreli.

    Reply to this comment
  8. Martini February 1, 13:41

    ORE Zeri i Amerikes nuk eshte Qeveria Amerikane.Ne usa ata se kanë problem të akuzojnë Trampin si filorus jo më Gjyshin dhe Edin për shkelje.Ne krye te VOAS qëndron Elez Biberaj që para se të arratisej në SHBA bëri nxemjen në Beograd.Frymezuese intensiv i shkatërrimit të pak gjerave te mira që kishin mbetur në 90.Në unison të hapur me Beogradin.Qe u mundua të.fuste në qorrsokak departamentin e shtetit për qëndrimet nga shqiptarëve,por sja ariti. ZAGARET PROSERBE ne politiken shqiptare qëllimisht barazojnë fjalën e këti injorant shokut të ngushtë të Raersonit,Berishës,Gazidedes,Arkanit dhe Meksit.Daboliku i furnizon me shpifje antishqitaret në Tiranë në kohën që presin nga dita në ditë për krimet që kanë bërë kundër Shqipërisë se bashku me Elezin.Kjo nuk do të thotë që Edi është i pastër.Ai ben mire te tregohet me shqiptar (.trim)qe mos pengojë dhe të ndihmojë përfundimin e reformës në.drejtesi dhe të mbështesë me teper europianët e mire dhe amerikanët.

    Reply to this comment
  9. Adih February 1, 15:05

    Martini @……
    Na i bere Edi Ramen ,trim dhe mbeshtetes se reformes se drejtesise ????I ke mend ne koke ,ore partiak i Rames .Si Rames , Saliut ,likes e Bashes nuk i intereson reforma ne drejtesi ..Kush ja nxori bojen Rames ,per ate djalin centralist 26 vjecar buze qumesht ?,qe i dha Rama ,per UNAZEN e RE ,30 milion euro .. Ku fatkeqesisht Rama ,po e kerkon ti gjeje adresat si te shtepise dhe te firmes dhe spo ja gjen dot . ???? A e kupton qe VOA na kurseu ,ndihmoi ne kete rast nga taksat tona miliona Euro ,qe do i kollofiste E Rama . ,Bei qefin vehtes ,kesaj i thone germo tare germo se qenin e ngordhur do gjesh .Prisni SPAK o Martin ,e do me kujtosh nje dite .Me vjen keq ,ti nuk e kupton diktatin dhe transparencen e ligjit Amerikan .Ne qofte se nuk e kupton je vetfajtore .
    Rrespekt i nderuar Z Avkoat Ngjela.

    Reply to this comment
  10. Konti Sbalta February 1, 16:12

    “Zeri Amerikes”na eshte bere si daulle ramazani qe nga menngjezi ne darke ben bum-bum -bum dhe ne na mbetet te zeme veshet qe te mos torturohemi duke e digjuar!Ky Bashkim Ulaj nuk ja paska dhen “pjesen ” “Zerit te Amerikes dhe ky qenka merzitur aq shume sa eshte hedhur ne sulm.Elez Biberaj qe e ka bere “Zerin e Amerikes ” si prone te tij i ka ulur vlerat dhe e ka barazuar me TV”Klan”e te tjere simotra e sivllezer te tij!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*