Ngjela rikthehet në krah të Veliajt: Është energjik, i pakorruptueshëm

May 26, 2015 19:00

Ngjela rikthehet në krah të Veliajt: Është energjik, i pakorruptueshëm

Kandidati i së majtës Erion Veliaj ka qenë i pranishëm në një takim me banorët e Njësisë Nr. 2 të kryeqytetit. Në takimin e sotëm për herë të parë është shfaqur Spartak Ngjela, politikani polemik i cili ka qenë kritik me qeverinë Rama dhe që i ka munguar aleancave që pas zgjedhjeve të vitit 2013. Por sot, Ngjela ka mbështetur publikisht kandidatin Veliaj duke theksuar se ai është një figurë e pa korruptueshme.

“Korrupsioni po i merr shpirtin qytetit. Hiqi korrupsionin qytetit dhe jep modelin tënd me freskinë intelektuale moderne që të karakterizon. Tirana nuk është ende një qytet evropian. I bëjmë qejfin vetes kur themi kështu. Krijoji opinionit publik shqiptar që je i pakorruptuar. Krijo marrëveshje me kryeministrin dhe kthejini dinjitetin Tiranës” – ka thënë ndër të tjera kryetari i Partisë Ligj dhe Drejtësi.

Ai shprehu bindjen duke thënë se është hera e parë që vjen një kryetar bashkie me këtë moshë të re në Tiranë. Ngjela ka qenë në vitin 2007 ish-kandidat i PD-së përballë Edi Ramës dhe më pas aleat i tij në zgjedhjet e fundit.

May 26, 2015 19:00
Komento

12 Komente

  1. bobi May 26, 19:27

    Po tamam, po aq i pakorruptueshem sa ti! Jeni fiks per njeri tjetrin.

    Reply to this comment
  2. Turi May 26, 19:29

    Mire keta politikane leshi si taku qe shkojne sa andej kendej, po ky erioni me ramen si mundet qe afrojne te tille politikane te vjeter? Keta perfaqesonin te kunderten, perfaqesonin rinin? Apo spo i del sondazhi ne rregull me keta g99 edhe mbledhin takun majkon etj tani?

    Reply to this comment
  3. alb May 26, 19:31

    forca Erion Veliaj

    Reply to this comment
  4. lili May 26, 19:32

    Ah ah ah ,o sa te pa fytyre Jane te gjithe e si nuk i vjen turp ketij!

    Reply to this comment
  5. loku May 26, 19:35

    Tako dole prape or rrote. Ik ma mire bjeri me do..Se ajo te ka ngele. Ku e gjeti kete Veliajn ti mor plak?? Ne bahcen e Epirit te Jugut. Ke morr fund. Je njeri sharlatan dhe pa dinjitet. Fundi yt ka kohe qe ka ardhur. Te gjithe e shohin. Vetem ti nuk e kupton.

    Reply to this comment
  6. lili May 26, 19:35

    Cka eshte kembimi i nje fustan nusen kunder nje reklame per nje politikan,pos korruption?apo ju keni nje définition spécifique per korruptionin’perfitim i nje avantazhi te pamerituar nepermjet pares,dhurates apo faljes te dicka’…

    Reply to this comment
  7. Arben May 26, 20:10

    I KANE HEDHUR NDONJE KOTHERE.

    Reply to this comment
  8. GURI I KAMJES May 26, 21:57

    Vete nuk kam ndermend te votoj asnjerin nga cilado parti e kurdo qofshin. Per z. Halim Kosova kam simpati. Shqiptar tipik i tradites me te gjitha virtutet sikunder Dash Shehi e ndonje tjeter. Per z. Veliaj as simpati e as antipati. Kam mendimin qe per shume arsye z, Veliaj do te fitoje. Persa i perket Spartak Ngjeles ai ka simpatine e tij qe eshte drejtuar te personi i E.Veliajt. Askush nuk ka te drejte te kritikoje zgjedhjen e tij. Kushdo ka te drejte te mbeshtese kete apo ate aspirant. Ne fund te fundit ka vetem voten e tij e ndonje vote te anetareve te partise qe drejton per te cilen duhet thene se nuk perbehet nga ndonje numer i rendesishem. Vete si person, eshte dalluar per nje integritet te jashtezakonshem. Burrerine e tij e kane njohur bashkevuajtesit, te cilet kane nje nderim te veçante per te. Aftesite e tij intelektuale kane arritur kulmin ne vepren “Renia e tiranise shqiptare”, te cilen I. Kadareja e ka quajtur veper monumentale. Si jurist me nivel te larte Spartak Ngjela nuk ka nevoje as per thela e jo me per kothere. Vendi i Ministrit nderlidhes midis Qeverise e Kuvendit, qe i ofroi Qeveria “Rama” e refuzoi, pavaresisht ketij posti te larte e ne pergjithesi te rehatshem qe mund t’i shkonte shume si “plak” qe emertohet neper komente. Tradita e tij eshte e nje familje te rendesishme atdhetare e jugut te Shqiperise. Pavaresisht te reneve ne luftrat e meparshme, vetem ne luften e dyte i dha vendit te gjyshin e ungjin e vetem qe pati nga ana e nenes. Keto sakrifica, perveç vuajtjeve te tmershme qe ka pesuar ne te kaluaren jane nje kapital i madh moral per personin e Spartak Ngjeles. Mendoj se duhet te kemi nderim per figura te tilla. Le te fitoje me i miri e ai qe do me shume populli!

    Reply to this comment
  9. Shahisti Klasik May 26, 22:15

    Shakaja e rradhes e Taku Sumes, eshte i pakorruptueshem thote, hahahahaha!

    Reply to this comment
  10. METEH May 27, 07:18

    VELIAJ i ka cilesit qe permend TAKU,bilez me shume se aq.Taku nuk vlet kot,ai ka njohje,pjekuri politike-juridike,eshte kurajoz per te thene te verteten ne sy kushdo qoft ai.VELIAJ do ket mbeshtetjen e RAMES dhe do e bej TIRANEN qytet EUROPIAN.H.Kosova do shkoj te kqyri si lindin grat me operacion per te mbushur thesin me para dhe,u vu aty per tu djegur se uk pranonte njeri tjeter te kandidonte per humbjen e sigurt..!

    Reply to this comment
  11. pro.... May 27, 07:23

    -Mendoj se ka thene nje te vertete,qe krahet e kundert e dine por nuk e pranojne dhe propagandojne ate qe duan.Per mua njerezit qe kane vlera nuk duhen “zhytur”..,çfaredo krahu politik qe ti perkasin..jane risi qe u duhet hapur krahu pasi ky vend ka nevoje per ta dhe aq me teper ne si komb.

    Reply to this comment
  12. Doneta May 27, 09:25

    Eshte tamam I duhuri per Tiranen,nje njeri energjik dhe shume punetor,bravo nje Kryetar Bashkie me vizion perendimor si Erjon Veliaj I duhet Tiranes,personalisht do e votoj pa asnje medyshje.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*