Ngjela: Titaniku i Berishës goditi ajsbergun, fundi i sigurt

Redaksia Online March 20, 2013 21:39

Ngjela: Titaniku i Berishës goditi ajsbergun, fundi i sigurt

Spartak Ngjela, drejtues i Partisë për Ligj dhe Drejtësi, deklaroi për A1Report se PS nuk do të lejojë më vjedhjen e votave. Ngjela tha se Rama e ka situatën shumë mirë kësaj here.

Sipas Ngjelës, “vota e popullit do të jetë si hakmarrje këtë radhë, sikur do e qëllojnë me gurë”.

“Fjala “Rilindje” është pak, por Rama duhet të jetë i ekuilibruar me votën që do marrë, sepse forca e tepërt, fitorja e madhe pas zgjedhjeve, administrohet me vështirësi, kurse e vogla, shumë rehat”, shtoi ai.

Lidhur me deklaratat e Berishës se ka marrë bekimin e Papës për fitoren, Ngjela tha se “deri tani Berisha ka folur përmes hoxhës e tani do flasë përmes priftit. Lëreni atë në punën e tij, se nuk e beson më njeri. Ai duhet ta kuptojë se Zoti nuk është kamerier”.

Përsa i përket ngjarjeve të ditëve të fundit, Ngjela theksoi se: “Krimi është si lepuri, është frikacak, është si lepuri: po pa që shteti është i fortë, ai nuk bën gjë. Ajo që ndodhi ditët e fundit është pak, se Shqipëria drejtohet nga krimi i rrugës. Ky është krimi i vogël, që do qëndrojë kështu sa kohë që s’kemi shtet shqiptar. Duhet që Kryeministri të jetë i ndershëm. Gjeni Kryeministër me moral që të respektojë ligjin”.

“Ndërsa krimi me vdekje nuk lejohet, sepse është makth shoqëror. Bota e ka provuar me kohë, e ka hequr, e ka vënë derisa ka dalë në këtë konkluzionin e fundit. Ah, duhet të funksionojë ligji, dënimet e ashpra, jo të dalin lehtë nga burgu,” tha Ngjela. GjithashtuNgjela tha se “tashme Titaniku i Berishes e ka goditur ajsbergun dhe po fundoset. Humbja e tij eshte e sigurt”.

Ngjela: Berisha të kuptojë se Zoti s’është kamerier !

Spartak Ngjela nuk nguron kur behet fjale per shprehje lapidar. I nxjerr si me magji per cdo problem dhe personash. Ja dhe nje per kryeministrin berisha, i cili foli nga Vatikani dhe tha se mori bekimin e Papes per fitoren e 23 qershorit. Lidhur me deklaratat e Berishës se ka marrë bekimin e Papës për fitoren, Ngjela tha se “deri tani Berisha ka folur përmes hoxhës e tani do flasë përmes priftit. Lëreni atë në punën e tij, se nuk e beson më njeri. Ai duhet ta kuptojë se Zoti nuk është kamerier”.

Redaksia Online March 20, 2013 21:39
Komento

2 Komente

  1. demo-karcia March 21, 03:01

    Berisha,po te vesh nje d. ne vent te b-se,del derr-isha,por ne te vertet ai do vdesi derr me zile.Ai te kujton ate kengen,te tjera ben o mj te tjera thua.Berisha eshte i pari mysliman,qe bekohet nga nje pape.Mere me leng,se mishi mbaroi

    Reply to this comment
  2. dru me pre March 21, 03:08

    Une jam i mendimit,se baca nji punfort te mire tu bo asht,me Hashimin e me do burra te tjere.,or tej Pasha zoten jena tuj prosperue,se baca i din fort mire kto pune.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*