Ngjitja e Xi Jinping, Trump: Është e jashtëzakonshme

October 26, 2017 09:10

Ngjitja e Xi Jinping, Trump: Është e jashtëzakonshme

 

Presidenti amerikan Donald Trump përgëzoi liderin kinez Xi Jinping për ngritjen e jashtëzakonshme në pushtet pas Kongresit të Partisë Komuniste të kësaj jave.

Gjatë një interviste, Trump vlerësoi mjaft homologun e tij kinez dhe tha se disa e quajnë “Mbreti i Kinës”.

Xi Jingping përforcoi ndjeshëm pushtetin e tij pas marrjes së mandatit të dytë presidencial pa zgjedhur një pasardhës.

Për më tepër, emri dhe doktrina e tij politike janë bërë pjesë e Kushtetutës së Partisë Komuniste duke e ngritur Xi Jingpingun në nivelin e liderit historik Mao Zedong.

Trump komunikoi përmes telefonit me Presidentin kinez dhe veç përgëzimeve, tha se më pas kishte diskutuar me të për Korenë e Veriut dhe tregtinë.

Dy liderët do të takohen muajin e ardhshëm, kur Presidenti amerikan të vizitojë Kinën. Sipas mediave kineze, gjatë telefonatës, Presidenti Xi Jinping shprehu dëshirën për të punuar me Presidentin amerikan për të hartuar marrëdhëniet e ardhshme mes dy vendeve.

Në një intervistë për Fox, Trump tha se Presidenti kinez është një njeri shumë i mirë me të cilin ai ka një raport të shkëlqyer.

Megjithëse raportet mes SHBA dhe Kinës janë tensionuar disi për shkak të kontradiktave territoriale që Pekini ka me fqinjët, analistët thonë se dy ekonomitë më të mëdha të botës nuk kanë asnjë arsye pse të përplasen, kur së bashku mund të komandojnë.

October 26, 2017 09:10
Komento

2 Komente

  1. Sami Juniku October 26, 10:22

    Xi Jinping eshte burre shteti me I fuqishem I planetit per shekullin e XXI dhe me idete e tij per zhvllimin e ardhshem te Kines ai me siguri do ta beje Kinen vendin me te fuqishem ekonomik dhe ushtarak te botes dhe do te ngreje me lart mirqenjen e popullit trim dhe punedashes kinez. I uroj ketij burri simpatik dhe vizionar pune te mbare ne detyren e veshtire per te udhehequr kombin me te fuqishem te botes drejt prosperitetit dhe mirqenjes. Ky burre shteti duket dhe ne pamje qe eshte njeriu I duhur qe ka zgjedhur Populli kinez dhe Partia Komuniste e Kines per ta udhehequr drejt nje te ardhme te begate.

    Reply to this comment
  2. pesimisti .. October 26, 17:11

    “te medhenj” jane armet berthamore . mjere bota po s’u zhduken ato …

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*