“Ngjyra e kuqe shumë i ngjan”, Xhelal Mziu takon misset

October 29, 2017 19:24

“Ngjyra e kuqe shumë i ngjan”, Xhelal Mziu takon misset

Për kryebashkiakun e Kamzës, Xhelal Mziu sot ka qenë një ditë e veçantë. Ai ka pritur në zyrën e  tij disa nga vajzat më bukuroshe të globit të cilat marrin pjesë në Miss Globe 2018, një spektakël që realizohet prej disa vitesh në vendin tonë.

Ajo që bie në sy është xhentilesa e kryebashkiakut të Kamzës kundrejt vajzave, ndoshta për shkak të ngjyrës së kuqe me të cilën janë veshur vajzat.

Disa vite më parë, në media do të publikohej denoncimi i një gruaje e cila e akuzonte kryebashkiakun e Kamzës për ngacmime seksuale.

Ajo e denoncoi publikisht z. Mziun, duke pretenduar se ai i dërgonte pambarimisht sms. Njëra prej tyre ishte: “…Shamikuqe që ndrin, por që po e humb lirinë si gjithë të tjerat. Natën, Natën Shamikuqe…”

Ky rast shkoi gjer në Zyrën e Komisionerit për Mbrojtjen nga Diskriminimi, institucionit që duhet të mbrojë personat që dhunohen për shkak të gjinisë, racës, orientimit seksual etj.

Sipas raportit vjetor gjatë vitit 2011 pranë Zyrës së Komisionerit për Mbrojtjen nga Diskriminimi, në datën 26.10.2011, u paraqit ankesa e N.Ç. kundër Kryetarit të Bashkisë Kamëz, ku pretendohet për diskriminim për shkak të gjinisë dhe shqetësim seksual në punë.

Sipas shpjegimeve të dhëna nga ajo, pretendohet se duke filluar nga data 1 Janar 2010 e në vazhdim në mënyrë të përsëritur i është nënshtruar një sjelljeje diskriminuese nëpërmjet mesazheve në celular, duke u shqetësuar seksualisht në vendin e punës, sjellje të cilat kanë cenuar dinjitetin e saj dhe kanë krijuar një mjedis frikësues, armiqësor, përçmues, poshtërues e ofendues për të, ajo i është nënshtruar një trajtimi të disfavorshëm duke u ulur në detyrë me vendimin nr.1036, datë 30/05/2011 dhe deri pushuar nga puna me Urdhrin nr 292, datë 26/08/2011, si rezultat i mosnënshtrimit ndaj sjelljeve të tilla.

 

October 29, 2017 19:24
Komento

1 Koment

  1. Xha Teme October 30, 14:12

    Mbahu Mzat djali se te rrane poturret. Merr edhe Ylli Spangon per keshilltar se ai ka eksperience me mberthim zberthimin e brekeve.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*