Ngjyrat e flokëve që po bëjnë namin këtë vjeshtë sipas të famshmeve shqiptare

September 14, 2018 13:31

Ngjyrat e flokëve që po bëjnë namin këtë vjeshtë sipas të famshmeve shqiptare

Sezoni i vjeshtës sapo ka trokitur dhe të gjithë ne kemi filluar të mendojmë jo vetëm për ndryshimin e gardërobës sonë, por edhe të pamjes sonë të jashtme. Kur bëhet fjalë për të mendja na shkon menjëherë tek ngjyra e flokëve.

Nëse ende jeni në dyshim se çfarë ngjyre flokësh të zgjidhni, mos u stresoni sepse si gjithmonë janë personazhet e famshme ato që na vijnë në ndihmë. Që nga gështenjë e errët e deri tek bronde janë ngjyrat më të preferuara gjatë stinës së vjeshtës, të cilat plotësojnë pamjen tonë.

Gështenjë e errët është një ndër ngjyrat klasike të flokëve, e cila nuk del asnjëherë nga moda. Flokët ngjajnë shumë afër ngjyrës natyrale dhe e bëjnë pamjen tonë të duket sa më e ëmbël. Xhenisa Myrtezaj është njëra prej personazheve të famshme që e dashuron këtë ngjyrë.

Xhensila Myrtezaj

Greta Koçi

Bronde ka qenë një ndër zgjedhjet më të preferuara gjatë stinës së verës, por që mbetet po aq “in” edhe gjatë stinës së vjeshtës. Një ngjyrë që nuk është as bionde e as gështenjë. Sipërfaqja e flokëve ndriçohet nga ngjyra të çelura, ndërsa pjesa e poshtme lyhet me tonalitete më të errëta. Këngëtarja Elvana Gjata prej disa kohësh preferon që të këtë ngjyrë për flokët e saj.

Elvana Gjata 

Arjola Shehu

Të zeza pis një ngjyrë që të tregon tepër figurante dhe të vë në qendër të vëmendjes. Gjatë verës të rralla ishin ato vajza që guxuan me këtë ngjyrë, ndërsa stina e vjeshtës dhe dimri janë ideale për të eksperimentuar me të. Këngëtarja Samanata Karavella e ka ngjyrën e saj të preferuar dhe prej shumë vitesh është e dashuruar me të.

Samanta Karavella 

Dhuarata Dora

Brune me refleks vjollcë është ngjyra më “in” e këtij sezoni. E tregon pamjen tonë më të freskët, por në të njëjtën kohë edhe të ëmbël. Një zgjedhje të tillë së fundmi e ka bërë këngëtarja Dafina Zeqiri.

Burimi: Iconstyle.al

a.s/dita

September 14, 2018 13:31
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*