Ngricat dhe dëbora, ja situata sipas qarqeve

January 12, 2017 10:48

Ngricat dhe dëbora, ja situata sipas qarqeve

Në të gjithë vendin reshjet e dëborës dhe temperaturat nen zeros kanë shkaktuar vështirësi sidomos në qarkullimin e automjeteve.

Strukturat e angazhuara me mirëmbajtjen e rrugëve, firmat e kontraktuara, kanë vijuar punën e tyre për hapjen e rrugëve nacionale, të cilat janë të qarkullueshme pa zinxhirë në pjesën me te madhe te tyre.

Mbeten disa akse rurale ende të bllokuara, ku po punohet vazhdimisht që të bëhet i mundur qarkullimi i mjeteve.

Si pasojë e reshjeve të dëborës gjatë mbrëmjes së djeshme në Tiranë ka pasur vështirësi qarkullimi në disa akse rrugore.

Situata në akset rrugore në të gjithë vendin paraqitet si më poshtë:

QARKU KUKËS

Të gjitha akset rrugore nacionale janë të qarkullueshme pjesërisht me zinxhirë.

Rruga e Kombit është e qarkullueshme pa zinxhirë por në segmente të caktuara duhet të bëhet kujdes si pasojë e ngricave. Po punohet me 4 mjete borëpastruese për pastrimin e saj nga bora dhe akulli. Policia Rrugore po monitoron qarkullimin e automjeteve.

Akset Kukës- Has-Tropojë dhe Tropojë-Qafë Morinë, Bajram Curri-Valbonë dhe Fushë Dukagjin-Qafë Shllak qarkullimi kryhet pjesërisht me zinxhirë ndërsa në aksin rrugor Ura e Zapodit- Shishtavec përdorimi i zinxhirëve është i detyrueshëm.

Një helikopter i Ministrisë së Mbrojtjes pritet të dërgoj ndihma ushqimore në Bashkinë Tropojë gjatë ditës.

QARKU DIBËR

Aksi rrugor Peshkopi-Lurë vazhdon të jetë i bllokuar. Po punohet me 2 fadroma për hapjen e tij.

Aksi rrugor kombëtar, Qafë Bualli-Peshkopi, qarkullimi kryhet pjesërisht me zinxhirë. Policia po mban në monitorim këtë aks rrugor. Po punojnë 1 borëpastruese dhe 2 fadroma për mbajtjen të hapur këtë aks rrugor. Të qarkullueshme me zinxhirë janë akset rrugore Peshkopi-Kala e Dodës, Ura e Çerenecit-Steblevë dhe Peshkopi-Kala e Dodës ndërsa e bllokuar është rruga Burrel-Selishtë. Për hapjen e saj po punohet me 1 fadromë. Një helikopter i Ministrisë së Mbrojtjes pritet të dërgoj ndihma në fshatin Tërnovë e Vogël, Njësia Administrative Zerqan Bashkia Bulqizë

QARKU SHKODËR

Akset rrugore Shkodër-Qafë Thore-Theth, Shkodër- Bregu Lumit, Bardhet-Iballë dhe Bogë-Qafë Thore janë të bllokuara. Po punohet për hapjen e tyre por ka vështirësi për shkak të ngricave. Akset rrugore Qaf Mali-Fierzë, Fush Arrëz-Qafë Shllak dhe Qafë Çelë-Pukë-Fushë Arrës janë të qarkullueshme me zinxhirë. Gjatë ditës së sotme një helikopter i Ministrisë së Mbrojtjes pritet të dërgoj ndihma në Njësinë Administrative Bregu i Lumit.

QARKU LEZHË

Aksi rrugor Kurbnesh-Lurë është i qarkullueshëm me zinxhirë. Akset rrugore Bulshar-Nënshejt-Lajthizë dhe Reps-Gurth-Spaç janë të bllokuara.

QARKU TIRANË

Si rezultat i reshjeve të borës gjatë natë ka pasur probleme në qarkullimin e automjeteve në disa akse rrugore si autostradën Tiranë-Durrës, autostradën Durrës-Kavajë dhe aksin rrugor Tiranë-Dajt.

Policia Rrugore ka monitoruar situatën dhe në disa zona ka bllokuar përkohësisht qarkullimin e automjeteve. Forcat dhe mjetet e bashkisë Tiranë kanë punuar me pastrimin e rrugëve dhe hedhjen e skorjeve në zonat problematike.

QARKU ELBASAN

Aksi rrugor Librazhd-Stëblevë është i kalueshëm me zinxhirë. Të gjitha akset e tjera rrugore janë të kalueshme pa probleme.

QARKU KORÇË

Akset rrugore Ersekë-Leskovik-Çarshovë Korçë-Voskopojë dhe Korçë-Dardhë janë të qarkullueshme me zinxhirë. Firmat kontraktore po punojnë me mjete dhe forca për të mbajtur të hapur të gjitha akset rrugore.

QARKU VLORË

Në Qafën e Muzinës qarkullimi i mjeteve kryhet pjesërisht me zinxhirë ndërsa firmat kontraktore janë në gatishmëri me mjete për çdo situatë.

Në Qafën e Llogarasë qarkullimi i mjeteve kryhet pa zinxhirë por në pjesë të veçanta do kujdes nga drejtuesit e automjeteve sepse ka prezencë ngricash. Policia Rrugore po monitoron kalimin e automjeteve në këto segmente rrugore.

QARKU GJIROKASTËR

Të gjitha akset rrugore janë të qarkullueshme pa zinxhirë me përjashtim të aksit rrugor Përmet-Çarshovë. Akset rrugore që të çojnë në zonat rurale janë të kalueshme pjesërisht me zinxhirë.

QARKU BERAT

Aksi rrugor Potom-Skrapar i kalueshëm me zinxhirë Ne qarqet e tjera nuk raportohet per probleme.

January 12, 2017 10:48
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*