Ngrihi dëshmorë një çikë, të shikoni poshtërsitë!

Arben Duka April 14, 2016 12:02

Ngrihi dëshmorë një çikë, të shikoni poshtërsitë!

Ngrihi dëshmorë një çikë,
lule djemtë e nënave,
të shikoni poshtërsitë,
lule djemtë e nënave.

Kudo horra dhe banditë,
lule djemtë e nënave,
i kanë shtuar babëzitë,
lule djemtë e nënave!

Gjaku juaj s’u shpërblye,
lule djemtë e nënave,
se kokëposhtë çdo gjë u kthye,
lule djemtë e nënave!

Komandantit-komisarit,
lule djemtë e nënave,
i prishën vendin e varrit,
lule djemtë e nënave!

Ja prishi në mes të natës,
lule djemtë e nënave,
çetë e Sali Protopapës,
lule djemtë e nënave!

Po s’mbaroi puna këtu,
lule djemtë e nënave,
tani i kanë sytë nga ju,
lule djemtë e nënave!

I kanë sytë mbi varret tuaj,
lule djemtë e nënave,
s’janë ballistë dhe të huaj,
lule djemtë e nënave!

Janë nipat e partizanëve,
lule djemtë e nënave,
zagarë të njëqind sahanëve,
lule djemtë e nënave!

Se ç’e nxinë këtë ditë,
lule djemtë e nënave,
të pabesët socialistë,
lule djemtë e nënave!

Turpin me bukë e kanë ngrënë,
lule djemtë e nënave,
neve mirë na i bënë,
lule djemtë e nënave!

Sa përzumë maskaranë,
lule djemtë e nënave,
nga shiu në breshër ramë,
lule djemtë e nënave!

Sa pa turp na kanë gënjyer,
lule djemtë e nënave,
do vinin për të shërbyer,
lule djemtë e nënave!

Si derrat në llum janë zhgërryer,
lule djemtë e nënave,
duke rrjepur-duke shqyer,
lule djemtë e nënave!

S’jemi vend i tranzicionit,
lule djemtë e nënave,
po mademi i korrupsionit,
lule djemtë e nënave!

Ne me lecka po na hanë,
lule djemtë e nënave,
po me juve ç’dreqin kanë,
lule djemtë e nënave!

Po me juve ç’ka i marri,
lule djemtë e nënave,
që kërkon t’u çkulë nga varri,
lule djemtë e nënave!

Ç’ka me juve-more trima,
lule djemtë e nënave,
e verboftë vetëtima,
lule djemtë e nënave!

Mbi popull po bëjnë dhunë,
lule djemtë e nënave,
në çark e në lak e zunë,
lule djemtë e nënave!

Të pabesë e të pacipë,
lule djemtë e nënave,
Shqipërinë e bënë kripë,
lule djemtë e nënave!

Këtu komandon Demoni,
lule djemtë e nënave,
se s’ju thashë-mos më thoni,
lule djemtë e nënave!

Ngrihi dëshmorë një çikë,
lule djemtë e nënave,
se ky popull rron me frikë,
lule djemtë e nënave!

Frikë kanë nga i marri,
lule djemtë e nënave,
do t’u krrejë dhe ju nga varri,
lule djemtë e nënave!

Jeta s’bëhet më farmak,
lule djemtë e nënave,
unë do t’ju mbroj me gjak,
lule djemtë e nënave!

Të ikin njerëzit e zinj,
lule djemtë e nënave,
sot duhen dëshmorë të rinj,
lule djemtë e nënave!

(Vijon në një ditë tjetër)

Arben Duka April 14, 2016 12:02
Komento

17 Komente

  1. gjermani i fundit April 14, 13:37

    Shkruaj fort o Arben Duka
    N’dac per popull e per trima,
    Por medet, me cmim te pare
    Do shperblejne ndonje si “Vrima”.

    Reply to this comment
  2. Fatkeq April 14, 15:38

    Ideali i deshmoreve perfundimisht u shua. Luftuan per lirine e vendit, perparimin, mireqenien. Kujt do ti shkonte nder mend qe do te merreshin neper kembe si sot. Sakrifikuan jeten e tyre per keta njerez qe po na e marrin frymen pak nga pak, dhe pasi nuk i dalim ne te gjallet do merren me te vdekurit. Perfundimisht lufta sakrifica ka shkuar dem, me mire te na kishin ndare ne copa sesa keshtu. Poshterimi eshte me i madh nga vet shqiptaret se nga te huajt.

    Reply to this comment
    • Mali April 14, 18:31

      Ato “çlirimtare” ishin xhihadiste komuniste qe i sherbyen vetem sllvazimit, bolshevizmit, komunizmit si gjate ashtu edhe pas lufte. Ato nuk qene “çlirimtare” por pushtues dhe si te tille nuk mund te marrin edhe sot medalje.
      Xhihadiste komuniste qe futen ne Shqiperi ideologjine sllave te komunizmit, bolshevizmit te BRSS, dhe si “çlirimtare” (pushtues) kryen krime kundra kombit shqiptar. Ato ishin te njejte si sot xhihadistet vahabiste te ISISit qe zbatojne ideologjine vahabiste te Arabise Saudite.

      Reply to this comment
      • BLACK SWAN April 14, 20:43

        ata ishin thjesht NJEREZ
        njerez si pak nje komb mund te nxjerre ,quhen IDEALISTE !
        kreret dhe ideologjia jane dicka tjeter nga ata qe marrin plumbin sepse besojne ne nje kauze , sepse nderojne dhe luftojne per vendin e tyre .
        njesoj jane ata te 21 janarit ,njesoj te gjithe ata qe vret mjerimi perdite , perjashto krere rrrilindas e berishiste
        MASAKRA E TE PAFAJSHME qe poshtersisht luhet mbi nje komb ,dhe qe hale ashtu Male si ty ,e propogandojne ,o sepse jeni analfabet o sepse jeni antikombetar .
        nqs ti merr lapsin dhe sidomos mendjen me vete kur lexon , ne gjithe ato vargje me siper problemi qendron
        vetem te thirrja
        SOT DUHEN DESHMORE TE RINJ !!!
        kur nje populli i duhen ende HERONJ ,ateher ai popull eshte ne skllaveri
        dhe kjo duhet te rrenqethe kedo nga ne .
        kedo qe ka pak materie gri ne koke ,dhe pse aty keni ngelur ca trupakrehur ,sepse shoku Mali per te zhdukur nje popull duhet thjesht ti fshish historine
        e pra , kur eshte komunisti i djathte nen shembullin e paraardhesve i ben lufte nje krahu ,kur vjen krahu tjeter
        te kerren nga varri thote ky me siper
        jo vetem atdhe qe nuk keni pasur dhe nuk do keni
        po as varr nuk do gjeni me !!!
        sigurohu mire qe te shkosh ne krematorium ,dhe leri ideologjite se nuk eshte buk per dhemebet e tu .

        Reply to this comment
      • anticensurë 543234 April 15, 08:09

        mali
        deri dje të ka zënë për fund!
        sot do të të hyjë në …….

        Reply to this comment
  3. info analitike April 14, 16:18

    Me mire leri te qete deshmoret aty ku jane se po te ngriheshin e te deshmoni kushedi sa maskaralleqe te partizaneve do nxirrnin ne pah. Natyrisht pa harruar krimet e ndyra te enverit e mehmetit. Shqiperia e kriminelit enver nuk perkonte aspak me aspiratat e atyre qe sakrifikuan jeten.

    Reply to this comment
  4. E po kjo pune! April 14, 17:43

    po cfare prisnit me kete sistem hale qe kemi bere ku me rregull treshi cdo antikomunist u be hero packa se mund te ishte kolaboracionist, hajdut ordiner, agjent i UDB apo Asfalise etj etj. Dhe voten nuk e kane gajle se e kane bere me BE ligjin elektoral si ua do menderja… dhe plehrat akoma pergojojne Enverin, keta jane hale edhe para Esad Pashes se dhe me Zogun nuk krahasohen, jane komplet llum..na kuterbuan. Po problemi eshte se nuk i heqim dot se jane bere gardh dhe behen bashke PS e PD kur vjen puna dhe kercenohen interesat e tyre te perbashketa se nje varke jane.

    Reply to this comment
  5. Mark uk April 14, 17:51

    Vertet deshmort duhet te nderohen.Po per fat te keq pjesa ma e madhe e tyre u vran ne mes shqiptarve.Vertet luftuan po na sodhen diktaturen ma te eger ne Europe.Jeni te lire shkoni e beni homazhe sa te doni.

    Reply to this comment
  6. nje person i mire informuar April 14, 18:34

    Infoanalileshi , pinjoll e pasardhes i nje familje tradhetaresh , kriminele e spiune , qe i kane sherbyer vetem te huajve , ne dem te Shqiperise . Fis anti shqiptaresh , vrases e bashkepuntore me nazistet . Shume prej atyre djemve te nenave , qe prehen tek deshmoret , jane vrare , spiunuar e tradhetuar nga gjyshrit , xhaxhallaret dhe tere soj sorollopi i ketij edepsezi me nick “infoanalitike” .

    Reply to this comment
    • info analitike April 14, 20:13

      hahahaha je lodhur kot o enverist i fandaksur se vij nga nje familje e fisme atdhedashese dhe shume e nderuar si brenda dhe jashte vendit. Te kam thene po jua ha melcine urrejtja po vazhdove keshtu gropen vetes do t’i besh se mua me ben vetem per te qeshur.

      Reply to this comment
  7. Hapu DHE te futemi kur te nisemi per te VOTUAR BABALLARET April 14, 20:37

    Po qe te gjithe komentojne sipas qejfit qe te gjitha keto jane pasojat e sistemit komunist apo Enverit Deshmoret jan te shenjt sepse si do qe vijuan ngjarjet ata dhane JETEN se po ta dinin Enveri ka mbi 30 vjet komunizmi 25 po tani kemi mbetur JETİM NENA vdiq BABALLAR na dualen shume kush ishte ne moshe iken te tjeret i shperndane neper jetimore mjere kush ngeli me Baballaret tani po te shkruaj me as vete nuk do ndalesha por as ju nuk do mjaftonte vete jeta per ta lexuar por eshte nje labirint ekuacion apo problem qe do gjetur nje here emri pastaj ti gjejme formulen ENVERİ komunizmi BABALLARET e tanishem,.. DESHMORET MOS Tİ PERZİEJME ME Keta te formules enigme

    Reply to this comment
  8. Zani Burimi April 14, 20:53

    Rama sot beri nje vizitene varrezen e Arlingtonit nw Washington, kujane varret e deshmoreve te SH B A dhe vuri nje buqeteme lule te varri i luftetarit te Panjohur.
    A thua Rama mendoi: Ah, sa terren i lakmueshem per te bere investime marramendese ne grataiella?
    Sepse i duken shume pak parcelat qe mendon te investoje ne Varret e Deshmoreve ne Shqiperi!?

    Reply to this comment
  9. ODISEJA April 14, 22:54

    PACIN FAMILJARISHT FATIN E DESHMOREVE TE GJITHE ATA QE DO E BEJNE FAKT KETE TURP DHE POSHTERSI NDAJ VEPRES HEROIKE TE DESHMOREVE TE ATDHEUT !

    Reply to this comment
  10. Agroni April 15, 01:23

    Ju zente gjaku i atyre qe dhane jeten per liri,o llumi i kombit.Mbare popullin per clirimin e vendit i bashkoi patriotizmi e dashuria ndaj atdheut o familje shkerdhatash qe po behen 30 vjet qe nuk dini ku kini koken dhe hani mut per ata qe sakrifikuan jeten per te mbrojtur trojet e ketij vendi.

    Reply to this comment
  11. Fadil April 15, 03:12

    TEJET CINIKE!..

    Para dy ditësh, në një lajm “shkarazi” nga shtypi i ditës u njoftua se qeveria aktuale do të zhvendose Varrezat e Deshmorëve të Kombit nga kodra e Saukut për në Babru. -Për këtë “veper” socialiste,-papritur më erdhi ideja të shkruaj këto vargje satirike të më poshtme:

    …Këta, politikanë sharlatanë,
    Këto, politikane sharlatane,
    Të demon-kracisë,-stihisë,
    Të “lagjeve” të babëzive,-all sahane!
    Djathtistë e majtistë,-regresistë,
    Të qendrës dhe të thembrës,
    Ndaj reaksionit,-përulistë!…
    Këta, nihilistë,-pro-fashistë!
    Sa “me bujari” si hienat,
    Kalërojnë, në varrezat e dëshmorëve,
    I ndezin gjakrat,-si mangallët,
    Tash e 25 vite kobesh,-të mekurit,
    Po merren, me ” të vdekurit” !
    Ngase, për “mrekulli”!
    Për njëmijë e një palë qejfe ,
    Gjatë sundimit ,– të keqit nënshtrimit,
    Qe 25 vite, i rehatuan të gjallët!!!
    14. Prill, 2016

    Reply to this comment
  12. Sulejmani April 15, 08:43

    Or Ben Duka rrot k…paske qen, po pse pranaj u vrane ato deshmoret per ta ba Shqipnin per 50 vjet burg me tela me gjema e tuj vra shqiptaret qe hiknin ne kufi? Ket tregoja deshmorve te nenave kur ti takosh atje prapa diellit mor komunist budall.

    Reply to this comment
  13. rapsodi April 15, 11:53

    Ngrihi deshmore nje cike, te shikoni poshtersite. Do kerkoni komandante e komisar, do ju thone se i kane vrare. I kane vrar e pushkatuar, si armiq te betuar. Se me shume se gjermani, vrau partizan Enver katrani. Ca armiq e ca tradhtar, nuk i la as grop per varr. E deshmoret e ngritur nga varri, vrap do turren prap te varri. ( Populli ).

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*