Ngrihuni dhe bjeruni…

January 14, 2018 11:34

Ngrihuni dhe bjeruni…

Bedri Islami

Pas dy javëve, pikërisht të shtunën e 27 janarit, opozita ka planifikuar protestën e saj të radhës, por që do të jetë e para pas zgjedhjeve të qershorit të shkuar. Në fakt, në dhjetor, ajo bëri provën e saj të parë, duke thirrur para parlamentit një grup njerëzish, që përmes thirrjeve të çartura deputetësh opozitarë, tentuan të bllokonin e të zaptonin sallën e Kuvendit, duke ndjellur kështu farën e një grushti shteti. Se si vajtën gjërat, kjo dihet, ashtu si është ditur e menduar prej kohësh se opozita do të dalë përsëri në sheshe dhe do të protestojë. Nuk ka rrugë tjetër për ato që kanë humbur idetë dhe vizionin e kanë ndërruar me thirrje patetike për luftë, revolucion, përmbysje, burgime, arrestime, gjyqe, dhe ku, janë bërë bashkë, që nga ish deputetë të rëndësishëm të shumicës së sotme qeverisëse , deri tek mitingashët e zakonshëm, të cilët po ndillen për të përmbysur Tiranën e bashkë me të, edhe qeverinë.

Ka patur një qëllim zgjedhja e datës 27 janar. Nuk ka ardhur si rastësi apo si nevojë e përgatitjes. Kujt i është mbushur mendja të jetë kundër qeverisë, ai është i gatshëm në çdo të shtunë të mundshme. Data e 27 janarit është zgjedhur duke pritur njërin nga arrestimet e mundshme të “peshqve të mëdhenj”, si paralajmëroi ambasadori amerikan Donald Lu, dhe , duke i përdorur arrestimet si shkak, të rritet agresiviteti i demonstruesve dhe të fillohet ajo që Berisha e quan revolucion, apo si ka parashikuar Kokëdhima, fillimi i luftës.

Asgjë nuk do të ndodhë. Flini të qetë! Protesta është një fillesë brenda vetes, në vetë opozitën.

Që duhet protestuar ndaj disa vendimeve dhe qëndrimeve të shumicës, kjo duhet bërë edhe nga mbështetësit e saj. Retushimi i qeverisë ka mbaruar dhe është koha të fillohet nga puna. Nëse do të vazhdohet me këtë ritëm, kur ende nuk është ndërtuar shtëpia qeverisëse, mbi njerëzit do të rëndojnë edhe më shumë halle.

Opozita ka në të drejtën e saj protestën. Në të gjitha format e mundshme demokratike. Mund të futet edhe në grevë urie, nëse mund t’i qëndrojë asaj; mund të ngrejë edhe një çadër më të madhe në një shesh të Tiranës, por të mos pengojnë të tjerët, pasi kur e drejta jote shkel të drejtën time, atëherë gjithçka kthehet në abuzim të së drejtës; mund të marrë për bazë mendimin e ish shefit të saj dhe të djegë mandatet; mund të futet në sulm kundër të gjithë ambasadorëve dhe diplomatëve perëndimorë që janë në Shqipëri dhe t’i cilësojë ata si të blerë nga shefi i qeverisë; mund të shpojë edhe një herë gomat e makinave, si u bëri thirrje në çadrën e parë shefi i tyre juridik; mund të mbledhin nga të katër anët militantë e mitingashë për të protestuar, pasi në këtë vend numri e mund gjithnjë mendjen; pra mund të zgjedhë vetë atë formë që dëshiron.

Por, fillimisht duhet të tregojë se për çfarë do të protestojë.

Për rrogat e ulta…ata janë pak më të larta se kur ata lanë pushtetin. Për shërbimin shëndetësor…edhe mundet, por kur e krahason me kohën e tyre, duhet të mendohesh mirë. Për arsimin…mendoj se janë disa të mençur mes tyre dhe t’ua tregojnë se si në qeverisjen shqupase vetëm arsim nuk kishte dhe diplomat bliheshin lehtësisht. Punësimi është pak më lart se kuotat e tyre dhe borxhi i lënë prej tyre është shlyer. Mund të protestojnë kundër qeverisë për shumë gjëra, por, ata që duken nga lart nuk janë të njëjta me ato që fshihen poshtë brezit të politikës.

Opozita, në tri krahët e saj, PD, si shumicë, LSI, si pjesë ngjitëse dhe “të tretët”, si pjesë amorfe, kanë secila në vete qëllime të veçanta. Asnjëra nuk i ngjan tjetrës, por të gjitha përpiqen të përfitojnë nga njëra tjetra.

PD, përmes protestës  kërkon të afishohet si forca e vetme opozitare e rëndësishme dhe atë çerek milioni votuesish që kanë shkuar tek lësëistët, t’i kthejë edhe një herë në vathën e saj politike. Nëse liderët e saj të sotëm nuk e bëjnë këtë sa më shpejt të jetë e mundur, ato nuk dihet se ku do të mund të jenë pas pak viteve, por me siguri jo më në politikë. Prej tyre, Basha e di vendin, shtëpia në Holandë është ende e ngrohtë dhe financiarisht ai do të jetë lideri më i pasur që ikën nga politika. E gjithë vëmendja e PD-së do të jetë pikërisht në këtë qark të mbyllur: të dëshmojë forcë për të ngjallur besim tek vetë ajo; por, edhe lideri i saj aktual kërkon të tërheqë forcën ndaj vetes.

Si pak herë, PD-ja , opozitën më të ndjeshme e ka rreth saj, në ato që largoi dhe në ato që nuk arriti të marrë pranë vetes. Me ritmet që po shkon drejt fundit, nëse ajo vazhdon këtë rrugëtim politik, jo shumë vite më pas, për të do të flitet në kohën e shkuar. Ndaj, e ardhur në vete, ajo po mendon tani seriozisht nëse aleatin e saj , të ri e të vjetër njëkohësisht, LSI, ta thërrasë pranë vetes dhe me cilin kusht politik ta afrojë. Tani, për të, si forcë politike, dashuria në kohën e opozitës ka mbaruar dhe kanë filluar llogaritë. Si duket, ata e dinë se LSI, edhe nëse në krye të saj do të jetë njëri nga familja Meta, përsëri mund të rrëshqasë nga anon edhe kandari i politikës. E ka bërë dy herë, mund ta bëjë edhe në të tretën.

Zërat kundër një bashkëpunimi qorr, amorf dhe pa asnjë kushtëzim, janë rritur edhe brenda saj dhe nuk është rastësi që artikulimi më i fortë bëhet nga njerëz shumë afër Bashës dhe nga media e analistë të lidhur me të.

LSI, nga ana tjetër, ka hesape të tjera. Hesapet, në të vërtetë, ajo i ka bërë gjithnjë mirë e saktë, edhe pse në disa raste ka shkuar tej parashikimit ose ato nuk i kanë dalë në Pazar. Si ndodhi në qershorin e shkuar.

Në fakt, deri tani, ajo është forca politike më e organizuar; më shumë se një forcë politike ajo ka qenë e vazhdon të jetë një detashment, me stërvitjet në Jalë dhe me delegimet e pushtetit tek të rinjtë. Sado që mos ta duash si forcë politike, ajo është më e disiplinuara, më kërkuese se të tjerat dhe ka qenë më joshëse , sepse e ka përdorur pushtetin si askush tjetër.

Tani, pas tetë viteve në pushtet, ajo ka provën e saj të madhe. Në të vërtetë, është në zjarrin e provës së saj. Ajo vërvitet mes dilemës, “do të vazhdojmë të rritemi, apo do të tkurremi”. Nëse një herë do të fillojë tkurrja dhe ajo nuk do të jetë në pushtet, atëherë rënia do e ketë të vështirë të ndalet.

LSI-së i duhet protesta, jo vetëm si pjesëmarrëse, por edhe për të dhënë dëshminë se, në fakt ajo e drejton gjithë opozitën. Se ajo është opozita e saktë, e vendosur dhe e besuar dhe se, nesër ajo do të jetë përsëri në qeverisjen e vendit.

Më 18 dhjetor, në protestën para Kuvendit dhe brenda në sallë , LSI bëri provën e parë të lidershipit të opozitës dhe ia arriti. Në fakt, vetëm ajo protestoi, bëri rrëmujë, dhe, ndërsa deputetët marroqë të PD-së ndiznin tymçe zjarri dhe i hidhnin drejt atyre që nuk po çanin kokën për to, deputetët e LSI-së, më së shumti gratë e vajzat e deleguara aty, me çizme, letra, fletore, thirrje, duar të ngritura lart, rrëmbime kartonësh, hedhje mbi butonët e votimit si mbi zjarr, thirrje për të rrëmbyer kuvendin, duar të gjakosura, i dhanë frymën e tyre seancës.

PD ka pikërisht këtë drojë. Militantët e LSI, në të shumtën e tyre që mund të jenë në shesh janë të sapo larguar nga puna, ku ishin tetë vite ose ku prisnin të shkonin. Ata, ende nuk janë mësuar me vegjetimin dhe dyert e gjykatës administrative.

LSI ka provën e saj reale për të qenë prijëtare e opozitës. Në të gjitha deklaratat e saj të fundit, ajo është më agresive se sa motra e saj e madhe, e rigjetur dhe, në ditët e fundit, nga droja e këtij shembulli, edhe Basha, po e rrit në progresion gjeometrik tonin e tij, duke kaluar deri në sharlatanizëm politik. E bën të tillë pikërisht ajo nga e cila druhen më së shumti pëdëistët; nga droja se njerëzit e papunë dhe të pashpresë, më shumë se sa me atë vetë, mund ta gjejnë veten tek LSI dhe do të identifikohen me të. Thirrjet e opozitës, më shumë se sa një sinjal politik, të ngjajnë me thirrje për linçime politike, burgime e dënime, sikur të ishin gjithçka në këtë shtet, edhe opozitë, edhe qeveri, edhe polici, edhe prokurori, edhe gjyqësi. Fakti që ka qenë dikur kështu, nuk mund të bëhet më. Por kërcënimi i tyre mbetet. Thirrjet halucinante të Bashës, kërcëllitjet e dhëmbëve, më shumë se gjithçka tjetër është një reminishencë e herëshme naziskine, dhe e gjithë kjo e bën edhe më qesharak.

Dhe ende pa u shuar thirrjet çjerrëse të Bashës vjen kërcënimi nga ana tjetër. “Bjeruni dhe korrini”, është parulla e ditës, por askush nuk do të korrë. Drapëri është ndryshkur!

Në fakt, këtu fillon edhe lufta reale e zgjedhjeve të ardhshme.

Është si një tërheqje litari mes PD-së dhe LSI-së, ku në mes qëndrojnë 250 mijë votues. Kush ta tërheqë më shumë.

Dhe tërheqja fillon pikërisht me 27 janar. Raundi i parë.

Poli i tretë, ose të vegjlit e politikës, duan të jenë pjesë e rëndësishme, për aq sa mund të jenë. Duan edhe mbi veten. Rrugën mund të ja zërë vetëm LSI, e ledhatuara e pushtetit që mund të bëhet shumë shpejt e ledhatuara e opozitës.

Të gjithë sëbashku, aleatët rreth-rrotullorë të PD-së nuk bëjnë as një të katërtën e elektoratit që ka LSI, dhe, nëse gjenden befas në një pozicion të paditur, mund të rrudhen edhe më shumë.

Një pol i pazakontë, i cili, më shumë se sa përmbysjen e qeverisë, kërkon uljen e pragut zgjedhor, që, të paktën , shefat e partive të jenë edhe një herë në parlament.

Të zgjedhur nga listat e PD-së ata kanë frikën më se normale se mund të mbetin prapa listës.

27 janari në fakt është fillesa e provës e ndarjes së tortës së opozitës, për të ditur se si mund të ndahet nesër torta e pushtetit, fillimisht atij vendor, e më pas, atij qendror.

Edhe ata vetë e dinë se qeveria nuk do të rrëzohet dhe askush nuk e lejon këtë. E dinë se , edhe sikur dhjetë çadra të ngritin, përsëri Edi Rama nuk ikën na pushteti, të cilin e mori më lart se asnjëherë. Një stekë e ngritur e pushtetit nuk mund të rrëzohet se ashtu ia ka qejfi opozitës.

Qëllimet e tjera të protestës, po ashtu, dihen. Frika nga drejtësia, humbja e pushtetit.

Por fillimi është në kohën e provës. E kanë me njëri tjetrin, më shumë se sa me pushtetin.

January 14, 2018 11:34
Komento

34 Komente

  1. Jetimet e 21 Janarit January 14, 11:35

    Bedri,
    ‘Shume vjet u bene ,sot njezet e tete
    Qe lexuesin ke lene e ste sheh ne jete
    Nae cilin planet ke qendruar valle
    Kthehu si me pare te na nxjeresh malle’!
    Si mund te quhet gazetar analist apo mender gazetar nje qe pas 28 vjetesh nuk di se ne kete vend eshte nderuar antishteti ne vend te shtetit te popullit qe 60 perqoind as e voton e as e perfaqeson!!!!????

    Reply to this comment
    • Tap Topi January 14, 12:17

      Në radhë me të parët në shesh ke shatrivani,
      Me flamurin e fitores shtrënguar në duar,
      “Me kthetrra të pastra” do jetë slogani,
      Dhe “tigrin pa dhëmbë” cullak bythëzbuluar !

      Përrreth Skënderbeut si kurorë trupbashkuar ,
      Për t’ja hequr shtruar: “Për mëmëdhenë”,
      Dilni o minj gjirizesh nga skëterr’ e bunkartit,
      Që t’ju hedhim dhe ju në Lanë si legenë !

      Reply to this comment
  2. ETHEM January 14, 11:50

    ME TE LUMT Z.BEDRI DHE D I T E S..KU SHKRUAN.NUK KAM ÇI SHTOJ KSAJ ANALIZE TE SAKT.
    FAKTI QE SB.LB.E MONI+LIKJA E KANE MENDJEN TE PUSHTETI PER TE SHPETUAR NGA VETINGU E BURGU-KJO DIHET 100%.POR A DO JET NE GJENDJE K/PREKURORJA TE ARRESTOI KOKAT E KRIMIT NE KETE VEND DUKE E FILLUAR ME SALIU TE PRIN.NUK BESOJ.SE AJO DUHET TI MARR LEJE ME PARE ARVIZUS..QE E CILESOJ “BURRE-SHTETI EDHE KUR VRAU NE 21 JANAR..BASHK ME LULIN”YLL NE NGJITJE” QE SA VJEN E TRASH ZERIN DUKE JU TURUR RAMES SI ARIXHIU TE SHOQES-DIKUR.DHE KJO ESHTE ÇRSHTJA.
    RAMA NUK DO TUTET NGA ÇIRRJET E LB E MK E KO NESE LU-JA NUK E KA POLITIKE ASIN NEN-MENGE KUR PERSERIT..PESHKUN E MADH.DHE SHBA TASHME DUHET TE VERTETOJ SE SALIUN E KO..I KA TOLERUAR TEPER NE KETO 27 VJET.DHE REFORMA NE DREJTESI E INICUAR PREJ TYRE RHE BE..TASHME DUHET TE FINALIZOHET ME ARRESTIMIN E ATYRE QE VODHEN E VRAN SA DESHEN NE KETE VEND QE NGA VITI 1992 NE SHKODER.

    Reply to this comment
  3. sopiqoti January 14, 11:59

    Damkosjen e pare Lulzim Basha e mori me cadren.Damkosjen e dyte do ta mari me 27 Janar por kete radhe do te kete me vete edhe zonjen Kokemadhi , qe ruana zote se mos haron dhe ne vend te cizmes per ta hedhur ne drejtim te Kryeministrise nxjerr “..intimet..”.Luli do te kete me vete edhe Mediun sahanlepires qe ne vend te jete nde burg per Gerdecin livadhise rrugeve si gjynafqare politik per te siguruar nje vend ne parlament;metej Luli do te kete me vete eddhe Ndoken,Vangjelin e sa e sa te tjere te ketij kallepi.Po si nuk e vret ndergjegjia Lulzim Bashen qe do te beje proteste pikerisht ne vendin ku me 21 Janar jane vrare kater qytetare te pafajshem duke qene ai ne krye te vrasesve ,per te mos thene urdheruesi per veprimin.

    Reply to this comment
    • Tartufi January 14, 15:40

      A c ma prish stomakun or pis i pisit grek i shitur tek shqiptaret per nje 10 mije lekshe. Nuk kemi nevoje ne
      shqiptaret per sopiqotet e Pogonit si llumrat e shitura tek
      llumrat e shqiperise. I shkerdhieri me prak te familjes nga
      pederastija e Gjirokastres,, ne dime te kaurdisemi vete te miret me te ligjte,vetem ju nuk na duheni si te shitur.

      Reply to this comment
  4. NE EMER TE POPULLIT SHQIPTARE January 14, 13:22

    vetem plumi ballit (koke uturakut e putanave) bandes se antishqiptareve ,
    qitja jashte e kancerit nga trupi Shqiperise ,
    Rilinde Jeten ne Shqiperi .
    Anji shanc tjeter nuk i ka len me Bota shqiptareve ,
    ky eshte i vetmi dhe i fundit ,ose do ti zhduki bota me Armet e tyre (bandat pd lsi &Co ) ;ose shqiptaret do shpetojne jeten e tyre ,duke i dhene Shancin Shqiperise te jetoje .

    Reply to this comment
  5. dashamires January 14, 13:32

    NGRIHUNI DHE BJERUNI po e ke per militantet e Rilindjes qe ka punesu kjo qeveri ne shtet, apo per biznesmene Rilindas qe marrin tendera nga qeveria Rama, ke hak plotesisht oj Bedrana.
    Por…po ja the ate “NGRIHUNI DHE BJERUNI”, pensionistave qe mezi moren nga 3000 leke si asnjehere me pak shperblim, buxhetoreve qe kane 5 dhjetore rrjesht qe nuk marrin rrogen e 13, te papuneve, atyre qe marrin 3300 leke perkrahje sociale atehere hap syte oj Bedrana se mos ta degjojne fjalen dhe NGRIHEN DHE I BIEN atij qe ti i sherben, Ed Rames.
    Hajt njatjeta, suksese ne jete…

    Reply to this comment
  6. demo January 14, 13:41

    anetaret e PD,qe ruajten vendet e punes keto dy mandate te agjerimit te PD,u anetaresuan dhe votuan LSI.A do ta votojne perseri?Ketu eshte ceshtja.Zgjedhjet lokale do te jene prove.PS.ka votat e saj eshte tenxhere hermetike,nuk voton kurre elektorati i PS,per cizmet e Monikes.PD dhe LSI jane si Ora me rere,cfare bie nga PD vete tek LSI.Prandaj ben rrugacen Monika se e di qe maloket ePD vdesin per tipa Azem Hajdari,Sali maloku,Mut Nddoka.

    Reply to this comment
  7. Konti Sbalta January 14, 13:58

    Kjo ‘kryengritje “e janarit e gjen te bashkuar PD dhe LSI si ne ate janarin e pergjakshem kur Saliu e Basha vrisnin dhe Meta i mbeshteste dhe i mbronte!Me goditjen e 25 qershorit , kjo opozite ogurzeze do te beje perpelitjen e fundit per te shpetuar nga vetingu , ne qofte se do ta arrije!

    Reply to this comment
  8. info analitike January 14, 15:15

    Ai qe e ben komik dhe te pabesueshem Bedriun e partise eshte fakti se per te njejat ceshtje mban pozicione diametralisht te kunderta ne varesi te pozicionit qe ka partia e tij e zemres, opozite a pozite. Kush ka nge mund te beje nje krahasim te artikujve te tij ne kohen kur Rama ishte ne opozite. Kur protestonte ne shesh me cader, duke bllokuar trafikun, kur bente greve urie e bllokonte parlamentin, kur protestoi me 21 janar. Kur Berisha dje sillej njesoj si Rama sot. Ketu dallohet gazetari profesionist nga ai militant qe i sherben partise edhe kur eshte evidente qe po shkon kunder interesave te qytetareve qe e kane votuar.

    Reply to this comment
    • Shtyll Kurriz Peshku January 14, 15:54

      Po te kushim shtylle kurrizore tranzicioni do ta kishim kaluar ne 1997.
      5 vjet jane te mjaftueshem per te njohur ku po shkojme ne Evrop apo ne Grop !1997 tregoi se ku shkuam ! Ku jemi ? Me ke ishim ? Me ke jemi ?Ku do vemi ? Tani edhe bota po njeh kush jane pilitikanet dhe shqipraret ! Afrikanet e Evropit !

      Reply to this comment
  9. Meti January 14, 16:06

    Eshte me se e vertete qe Edi Rama po nderton shtet dhe ai do t’ia dale se ka mbeshtetjen e shumices dhe te nderkombetareve. Per ne pensionistet problemi me i mdh social qe ka shumica qeverisese eshte rregullimi i pensioneve se rrojme si mos me keq me 14200 leke ne muaj e qe s’dalin as per te plotesuar nevojat minimale jetike.Nqs nuk rregullohet kjo gjendje, asnje pensioniste. nuk e mbeshtet Edi Ramen sepse mireqenia fillon nga stomaku.

    Reply to this comment
    • Tartufi January 14, 16:40

      Meti hajvani ,,,si ne djaleri dhe ne pleqeri. Shumica e ketij
      mileti eshte nje idiot si ti,qe voton po tu ngrit pensioni,o po
      tu dha ndo nje qyl nga ata qe ti duhet te votoshe !!
      Nje qeverisje e drejte ,,,ate qe nuk e ka,nuk e jep dot.Ajo
      qeveri mundohet te qeverise dhe nuk mundohet te ngrumbulloje hajvaneri te votoje. Me qe po nderton shtet ky kallami tend ,,, une i kerkoj qeverisje te drejte,jo te me japi ate qe nuk e ka. Po e ka o hajvani i
      kesaj shumice dhe nuk ta jep [ ky eshte bandit ]

      Reply to this comment
  10. N.VJOSA January 14, 16:37

    NGRIHUNI
    DHE
    BJERUNI…
    Ky titull nuk shkon fare!…
    Por kur them fare, …fare,fare!…
    Ngrihuni dhe bjeruni….jane vargjet e famshme te Nolit, tek Poezia politiko-qytetare e tij “Anës Lumenjve”…
    Tjeter kuptim i perdor Noli, tjeter kuptim Bedriu yne me bojna!…
    Une e kam thene Bedriu nuk eshte gazetar, por nje tjerres frazash te mbledhura andej ketej, te thena e sterthena…!
    Medet, medet…
    Jepi Bedro, se ha gazeta!…
    Zoti Thano,
    shkruaj vet nje shkrim ashtu si di te shkruash ti…!
    Eshte nje moment deçiziv:
    Shqiperia,
    ose i hipen Trenit Europian, ose jo!…
    Shqiperia ose denon Peshqit e medhenj, ose
    KORRUPSIONI DHE
    KRIMI
    E
    MUND
    PERFUNDiMISHT
    SHQIPERINE!…
    Mos te harrojme kurre qe Sali Monstra ka te genjyer dhe ushtare te tij brenda Shqiperise, por ka dhe qarqe te caktuara në disa shtete ,
    qe e DUANË SHQIPERINE TA KENE
    KOPSHTIN E TYRE…!
    Shqiperia eshte ne udhekryq!…
    Daullja bie per ata qe kanë vesh!…

    Reply to this comment
  11. Tap Topi January 14, 17:26

    Ne vend te komentit… do te kisha nje pyetje per ty z.Bedri, si numri nje i kolegjumit te redaksise:

    A keni dijeni se sa moderator/e jane punesuar kohet e fundit ke gazeta dita nga radhet e neo-rilindjoteve, dhe a ju shqetson fakti i shtimit te censures selektive?

    Nese ke pak bese malesori, edhe sikur te mos kesh kurajon te thuash te verteten, te pakten coje fjalen tende atje ku duhet qe t’i jepet fund kesaj paturpesie nga pikepamja e lirise se mendimit dhe te shtypit. Flm.

    Reply to this comment
    • Tartufi January 14, 17:52

      O Tap Topi tim ketu nuk ka vend per bese e malesore.
      Ketu eshte fjala se mbushin breket legenerija nga ndergjegjija e fuqishme e kesaj pjese te vogel te ketij populli. Ndergjegje e majte e ndershme,qe nuk pranon legeneri. Ndergjegje e djathte qe nuk pranon lamasheri dhe mashtrime. Ketu eshte problemi,qe na censurojne.

      Reply to this comment
      • Tragjasi January 14, 21:34

        o Tartuf o vella ,
        eja , eja , Zbrit poshte nga mali ,
        po te pres tek bytha e Ménit te pime
        nje gote Raki me gjize e HURDHA .

        Nuk ngrihet Ki popull ,
        sepse akoma nuk i kane vene Taksen e RAKISE ,
        Taksen e qepes ,
        Taksen e seksit [ jo me shume se njehere ne 5 muaj ]
        Taksen e pordhes [ me kete taks Edvini rilind ]

        Nashti te pres , apo te te bej lanet edhe ty
        gjidi edepsys ?

        E mo vjen me pordhe o shejtan ,
        merr edhe Rakine me vehte , se kete qe kishem e pime per Partine demokratike balliste o shejtannnnnnnn

        Reply to this comment
        • Tap Topi January 15, 09:25

          Si m’i the Tartufit mo ballëçpuar, “gjidi edepsëz” ?
          Hahaha qeratá, ç’a derr llagapi m’i paske sajuar,
          Ec nashi, mëshoi me yxhym tepsisë së PëSë-s,
          Se vjen Neti pastaj, dhe i turret me kok’ si i tërbuar !

          Të kam rixhá o qylafdhjeri im pi t’ragjasi, thomë,
          Ku fluturuan milionat e tymosura të “turi-vjehrrit” ?
          Zë bé për kokën tënde, të ra dhe ty noi e kuqe në dorë,
          Apo i firuan të tëra gopsekët e nastro-pejkamerit ?

          Jo për gjë ballist i nerum, po jemi në prag “jubileu” nashti,
          21 janari i shtatë ky, dhe “duhet me u ngrit” se na duhen ca të holla,
          Si thu ti, të çonjet që pa gdhirë nastrua e t’i bëjë roje gjysh Ahmetit,
          Dhe t’i treten mullaqet, se s’ka partia fonde me e ngop me bërxolla ?

          Herë tjetër mos ta nxej goja që s’di me u çu ky popull,
          Në dymijëenjëmbëdhjetën e pe se në ç’furik u struk beu,
          “Ngrihuni dhe bjeruni” le të ulërasë sot sa të dojë xha Bedriu,
          Pa futur kacidhe në xhep, nuk shkundet as miza nga dheu !

          Reply to this comment
          • Tragjasi January 15, 11:30

            Tapi i TOPIT .

            E beje tutje a derzi
            TARTUFIN e kemi mik ne shtepi
            i pelqen shume mishi e Rakija
            shkon gjithmone dhoke te shtepia .

            I pelqejne Lekat , pronat dhe tapite
            Tokat i bredh me kembe per dita ,
            nuk le ferre pa dhjerre
            Per te treguar se ku i fillojne sinoret .

            Bukurine e ka te rralle ,
            kur ve qulafin me zhgabe
            i dhimset Atdheu
            e benet patriot
            kur XHEPAT i ka plot .

            te perqafoje o mysybet Tartuf shellira .

          • Ujku '80 January 15, 12:44

            Urtë t’ragjaso, urtë!

            Tani ulu se tani do të bëj një portret. (hehehe, pssssst se kujton se jam piktor…)

            x²+y³ = koqkat e tredhura te nastros

            Gati t’ragjaso? Na, shiqoje !

            Po brirët?

            – Pa brirë ti je mbret !
            – Pa brirë je pashá.
            – Pa brirë është dhe moda.

            Qe baba, skape: [ https://www.youtube.com/watch?v=cIpcUc1L-GY ]

      • Tap Topi January 15, 10:43

        Të kuptoj drejt miku im Tartuf, por termin “besë malësori” e përdora vetëm për t’ja ngacmuar pak nervin. Si gazetar profesionist, Bedriu është padyshim penë e fortë, shumë herë më e ekujlibruar në gjykime se gjithë resti i llumit të kazanit mediatik, pavarësisht se dhe ai shfaq tek-tuk shenja militantizmi.

        Ajo që doja t’ja ritheksoja, është se mosshfaqja e komentit të fundit, vonesat e tepruara të publikimit, dhe censura selektive janë tashmë problematika të njohura. Duke qënë se kjo situatë vazhdon të jetë prezente, kjo lë shkak për abuzime që lidhen direkt me manipulimin ideologjik, trushplarjen deri dhe me dezinformimin. Se është apo jo e qëllimshme, kësaj s’mund t’i vë kapak, por përderisa prej stafit drejtues nuk kemi marre as përgjigje, dhe as kemi konstatuar ndonjë reagim serioz, kjo më bën të mendoj se ka tendencë të ngjashme.

        Reply to this comment
  12. Kris 1 January 14, 17:53

    Nje gazetar qe te mbush me besim dhe shprese,te jep zemer te ben trim.Duhet te ngrihemi me 32 Janar.Me ne krye Ramen ti biem qeverise Rama qe me aleanca te fshehta me Lul Berishen qeroi tepsine dhe ka vene Ballancen te na mbroje fasulet qe na kane ngelur ne qese.Te ngrihemi me Ramen e qershorit kunder Rames se Janarit.Mos harroni me 32 janar tek sheshi i kokepalareve

    Reply to this comment
  13. Milan January 14, 18:35

    Tilulli i sakte eshte ky,bjeruni shkerdhejani robt.

    Reply to this comment
  14. fteri January 14, 18:47

    Ngrihuni dhe bjeruni ! ngrihuni dhe bjeruni !, ! ngrihuni dhe bjeruni – po thërrasin hajdutët !!!!???

    Luli e Munika ,drejt nuk po flisni ,ju mbuloftë kjameti !
    Me pare të arit po u mbushet xhepi .
    Boll po merrni rroga majme për vete ,
    fukaranë e ka bulu kjameti !

    -Gra të L.S.I -së !,moj gra të ngrata ,
    rrokni çizme e rrokni shpata !
    a’ do rrimë të luftojmë ?
    dhe rilindjen ta coptojmë !

    -Na do rrimë të luftojmë ,
    LSI-në e Ilir Metës s’e turpërojmë !

    se këto janë prralla prej zotit
    ndihmë paçim prej Lulit vocërr .

    Ju o’ male Dibrane si duroni ?
    të parën ” lule ” që keni ,
    “trime” Munikën me çizme ,
    bidat në parlament ju bëri .
    Nëntë malet ju a’turpëroi .

    Ti skrapar o ‘guri thatë ,
    me çizme godasin edhe gratë

    Munika -.
    O’halldup shallvaregjërë ,
    në të zënça dot në shenjë
    do ta bëjë si Avni Rustemë.
    Esat Pashën përdhe e shtriu !

    Protesta është një komplot ,
    i pastërt për të ruajtur xhepat plot ,
    me para e flori
    që nuk i numron dot njeri ,
    as wetin-gu me korrektësi

    Reply to this comment
  15. lalai January 14, 18:50

    Bedriu e ka shume mire o te Mjere…..
    Ngrihuni e bjeruni gjithe K….E te Politikes pa asnje perjashtim!!!
    Moret vesh o milet koke Bosh….!!!!

    Reply to this comment
    • mirel January 14, 20:29

      Te njejten gje do komentoja.
      Eshte rasti te ngrihen te gjithe dhe tu bien te gjithe plerave te pushtetit dhe opozites.

      Reply to this comment
  16. alfons January 14, 18:52

    NGRIHUNI DHE BJERUNI!!!!!!!!!PO KUJT TI BIEM?VELLAIT MOTRES KUSHERIRIT KOMESHIUT SHQIPTARIT?!!!!!!!JO!JU DUHET RENE JUVE BURGU BOSH PO JU PRET SALRALURA E MULRA

    Reply to this comment
  17. Tragjasi January 14, 21:35

    o Tartuf o vella ,
    eja , eja , Zbrit poshte nga mali ,
    po te pres tek bytha e Ménit te pime
    nje gote Raki me gjize e HURDHA .

    Nuk ngrihet Ki popull ,
    sepse akoma nuk i kane vene Taksen e RAKISE ,
    Taksen e qepes ,
    Taksen e seksit [ jo me shume se njehere ne 5 muaj ]
    Taksen e pordhes [ me kete taks Edvini rilind ]

    Nashti te pres , apo te te bej lanet edhe ty
    gjidi edepsys ?

    E mo vjen me pordhe o shejtan ,
    merr edhe Rakine me vehte , se kete qe kishem e pime per Partine demokratike balliste o shejtannnnnnnn

    Reply to this comment
  18. Per hir te vertetes , January 14, 22:49

    Per hir te se vertetes ,

    kjo De – Fakto nuk eshte nji Opozite .

    Kjo eshte nji Sindikate Kriminelesh ,

    qe s’ka asgje te ngjashme me politikanet

    e Partite Politike ,jo vetem nga injoranca qe i karakterizon
    e jo vetem nga retorika prej rrugacesh lagjesh dikur,

    por edhe nga cdo veprimtari te tyre ,qe te gjitha kan pasur
    dhe vazhdojne te ken nji Karaktere Antishqiptare .

    Si mundet te zhvillohet Shqiperia kur ky shtet ,

    vazhdon akoma ti shofe kta ,mbas plot 28-vjet krime ,

    vjedhje thesaresh,tradheti te shtetit e kombit ,

    kur pseudoShteti i sotem ,qe ne i besuam pushtetin

    nen Premtimet se do conte para Drejtesise

    kryplakun e Sindikates se Krimineleve ,

    i trajton si Opozite dhe i le hapsiren e duhur

    te realizojne qellimet e tyre ,duke mbajtur peng

    normalizimin e jetes ne vend !!!

    Mir qe ky Pushtet ,nuk organizoj asnjiher qytetaret

    te organizonin Protesta ,si para Pallatit te Drejtesise ,

    gjate Skandaleve te saj ne Gjykata Prokurori ,

    Presidence , etj si ben gjithe Bota e qyteteruar ,

    por pushtat duken me kte pasivitet qe tregojne ,

    si me qen Ortake ne kte Corbe Demokrrautike !

    Ai , i cili ka Pushtetin dhe do Atdheun e tij e do vertet

    te bej shtet e vendose Drejtesine e shpetoje nderin

    e ktij Kombi , kishte filluar qysh heret ,e i kishte

    qeruar,hedhur atije ku kan vendin mollet e kalbura nga shporta Politike

    Reply to this comment
  19. Populli January 15, 11:55

    Shoke te ngrihemi e opozites ti biem fort,
    se ashtu na urdheron Islam Bedriu sot,
    qe te vazhdojme kete “parajse” te jetojme,
    zera si Bedriu duhet ti degjojme,
    packa se shqiptaret po marrin arratine,
    perdite plot po lejne Shqiperine,
    nga ky pusht-Shtet i Ram Rilindjotit,
    copa e budalles e copa e idiotit,
    qe varferine kudo e ka bere mullar,
    populli si dikur, gadi te haje bar,
    asnje shprese sot rinia nuk ka,
    nga ky pushtet, i ketij maskara,
    fukaralleku komplet popullin po mbyt,
    por ca si Bedriu nuk shohin nga syte,
    se koken ne byth te Rames e kane,
    nuk e kuptojne jeten pa ate hajvan,
    ndaj sot lebetiten dhe lufte kerkojne,
    pa baglat e Rames, nuk mund te rrojne,
    populli ka keq, po vuan e po heq,
    nga kjo qeveri, si nuk ka me keq,
    se rrezohet Rama, nuk behet hataja,
    vec ashtu ky popull shpeton nga Murtaja.

    Reply to this comment
  20. Aranit Tomorri January 15, 12:09

    Duan te djegin vendin fare
    Per Llallen me tetevjecare
    Tym e flake e duan atdhen
    per qefelleshen Rovene
    Na kerkon cizme xhirafa
    Per Miliona qe mor Xhafa.
    Vetingun qe ta vonojne
    U duhen dy tre theror
    Po ne nje fakt kane hak
    Qe Rama eshte frikacak
    Po ta bente mire kuvendin
    Ne qeli e kishin vendin

    Reply to this comment
  21. goni January 15, 13:07

    Nuk ke kuj i bje! Pse? Sepse si Kryeministri,si Kyetari i Opozites,bejn qka thot Kushtetuta! Pra nuk mund tjau mveshesh fajin,sepse nuk eshte faji i Tyre,qe u instalua ky Sistem,qe pas LDB! Edhe Presidenti,esht i vemendshem,dhe eshte ne Vendin,ku zbaton Ligjin,qe don te thote,neutral!

    Reply to this comment
  22. Alban Dega January 16, 20:46

    ESHTE KOHA TE KERCASIN PRANGAT !

    – A mund te krijoje qeveri Antimafie
    Lulezim Kryemadhi dhe Mafia e tyre?

    – Ti varesh melcite ujqerve te pangime !

    – Enough its enough….. Boll me !

    Nga Alban Dega, Nju Jork

    “Banda e Gangstereve” te Sali Berishes e rrenoi, e shkermoqi, e zhberi te pakten 7 here nga themelet Shtetin Shqiptar ne 13 vjet sundimi te Salikracise e kryeministri Edi Rama flet per sabotimin, pengimin e Integrimit te Shqiperise ne Bashkimin Evropian qe e duan e aspirojne 95 per qind te shqiptareve me evropian e pro perendimore se vete ata !?
    Cila rini e popull ne cilindo vend te ish- Perdes se Hekurt e Perandorise se Djallit doli neper sheshe me parullen lapidare :
    – E duam Shqiperine si e gjithe Evropa ! ne dhjetorin historik te 1990-es !
    Edhe kete aspirate e kushtrim unikal mbarepopullor e nakatosi Katovica e Sali Alise !?
    A nuk ishte “ Kjo Mafia qe ka dale krejt jashte kontrollit “ e Sali Kadafit, qe i shpalli lufte te hapur nga foltorja e altarit te Salikracise ne ate kohe “ imperializmit Amerikan dhe dores se zeze te tij CIA-s” ne pranveren e vitit 1997!?
    A nuk ka dy muaj plot qe Partise se Cadres se Putinit iu bashkua edhe Mafia me bllok ne dore me ze e me figure e Like Floririt!?
    A nuk e bekoi edhe vete Mareshalli i Beogradit bashkimin e Mafias e Cadres dhe asaj te Cizmes qe i shpallen se bashku lufte te hapur “ imperializmit ametikan “ ne pragdiimrin e vitit te trishte 2017 kunder Ambasades amerikane ne Tirane dhe ne vigjilje te protestes nekrofile te deshtuar me sukses te plote nga braktisja e shqiptareve ?
    A e dini cila eshte kerkesa kryesore e “ kesaj Mafia qe ka dale krejt jashte kontrollit “ dhe Mafias se Bllokut 700 mije euro faqja dhe e Cizmes per protesten e 27 janarit 2018 !?
    Permbysja e Rames dhe krijimi i nje qeverie Anti- Mafia !?
    Po a mund te krijoje nje Qeveri Antimafia

    1- Dopjo- Mafia e 97-es,
    2- e 14 shtatorit 1998,
    3- e kusarise 500 milione euroshe te Autos-trades se Kombit me Lul- Giten ne krye,
    4- e Gerdecit me Fatmir Xenn ne balle,
    e atdheshitjes se Otrantos me Sali Zerven,
    5- Mafia e bllokut me 64 prej 82 videove te Likes me deri 700 mije euro faqja
    6- Mafia e 850 milone eurove te munguara te privatizimit te ARMO-s ,
    7- 620 milione eurove te CEZ-it ,
    8- 250 milione dollare e te Rapiscanit,
    9- mbi 100 milione eurove investim te humbura shtetit e popullit shqiptar nga Gita,
    10- e rreth 100 milione eurove te humbura Shqiperise nga Xeni dhe dajet e tij serbe me Interkonksionin Shqiperi- Kosove me i vestime gjermane …. !?
    11- e miliona dollare allishvetishe te pista e te kunderligjshme te Lulezim Bashicit, me Mafian turke e nderkombetare off-shore , ku vetem per nje fotografi me Donald Trumpin ka paguar 500 000 dollare, fotoja me e shtrenjte ne Bote e ketij sharlatani zecjerre e zeshtjerre qe na trashe edhe zerin e humbur e na ben edhe garipin, edhe te fortin si Il Capi dell Capi, qe nuk is leshon Sharovi i Vicidolit sa te jete gjalle sepse ai e di mire qe qehajai i tij ne krye te PDSH-se eshte nje p… jeshke mashkull.
    Ai e ka zgjedhur qenushin Basha per te zbatuar urdherat e tij e jo per te drejtuar Partine e tij qe e ka me tapi derisa ti jape ymer ai lart, sic e ka deklaruar ne gojen e tij.
    A mund te krijoje e drejtoje nje qeveri antimafia kjo “ Mafia qe ka dale krejt jasht kontrollit “, sipas “The New York Times” , mbretit te shtypit te lire Amerikan dhe boteror, te cilin Kapobandoja e saj Saleh Karaxhici e quajti “ nje leter higjenike” vetem se ne kete fjali ia beri radiografine e persosur te krejt sundimit te tij – SALIKRACISE !?
    Po si mund te pranoje rinia e populli me proamerikan ne Bote qe ta qeverise nje p… jeshke mashkull qe kurre ne jeten e tij nuk i ka thene per hajer nje pune te dobishme per te e per Shqiperine !?
    Po si mund ta ndjeke nje popull e rini nje humbameno, nje p… mashkull si Lulezim Basha qe per kater vjet ne krye te Bashkise se Tiranes nuk mbajti nje, qofte edhe nje premtim, qe per kater vjet nuk nguli qofte edhe nje gozhde ne Tiranen tone te bukur !?
    Po si mund ti shkoje mbrapa nje hori e hajduti me cizme jo vetem te Autostrades se Kombit, por edhe te kapur me ze e me figure duke vjedhur votat e Tiranes ne 2011… por edhe deri votat per kryetar te Partise se tij Salikratike te Shqiperise me kamikaze qe votuan deri ne pese here secili per kete hajn votash ?
    Si mund te besoje nje popull e rini nje rrenc te pafytyre si Lulezim Berisha qe nuk nxjerr nje fjale nga goja pa genjyer !?
    Te protestosh per krijimin e nje qeverie antimafia te Lulezime Kryemadhit eshte njesoj si ti varish ne qafe ujkut melcite per ti ruajtur … !!!
    Kane vjedhur boll per tu dhene shans te stervjedhin perseri !
    Eshte koha tu kercasin celsat e prangave ne kycet e duarve e jo tu jepen celesat e qeverisjes se saj kapove te kesaj “ Bande Gangsteresh” e “ Mafia qe ka dale krejt jasht kontrollit” per te shpetuar kokat e saj prej kucedrash te pangopura me parate, pasurite dhe gjakun e shqiptareve nga Vetingu dhe Reforma ne Drejtesi !
    Lanet !
    Hiqnu dreqer prej meje
    Se jeni pa kurrfare feje !
    Enough it’s enough … Boll me !

    Reply to this comment
  23. Alban January 17, 04:01

    – Pese pyetje per mbare shqiptaret

    – Nga Alban Dega, Nju Jork

    Lulezim Basha, qehajai i Berishes ne krye te cigligut te tij PDSH-se, Monika Kryemadhja
    e Partise familjare Meta… e krejt banda e tyre
    kane shpallur fillimin e revolucionit bolshevik te 27 janarit si diten e permbysjes se qeverise se zgjedhur ne menyre demokratike te Shqiperise.
    Bashke me kete permbysje “ Banda e Gangstereve “ te Sali Like Floririt do te krijojne edhe nje qeveri Antimafia !
    Natyrshem me linden pese pyetje logjike per shqiptaret kudo ne Bote:
    1 – A mund te krijoje nje qeveri Anti-Mafia kjo “Bande Gangsteresh”e “kjo Mafia qe ka dale krejt jashte kontrollit “, sipas “The Times” e “Independent”te Londres ne shkurt 1997 dhe “The New York Times” te 15 marsit 2008 !?
    2 – A e dini vellezer e motra shqiptare se epitete e petcaktore te tille ato nuk i kane perdore as per Kim Jong Unin e Enver Hoxhen…, por i perdoren per Sali Berishen, qe e rrenoi te pakten shtate here, qe e zhberi e beri Gerdec e Otranto shtetin shqiptar, qe i plackiti dhe vodhi , genjeu e vrau ne 13 vjet Salikraci me shume shqiptare se ish- diktatura komuniste ne 46 vjet !?
    3- A mund ti vihen melcite ne qafe per ti ruajtur ketyre ujqerve e kucedrave krimi e korrupsioni qe na bene gazi i Botes me kusarine e vrastarine e tyre perbindeshe me Kryeprokuhora me diploma te falsifikuara e kryegjyqtare qe shesin blejne drejtesi si te ishte prona e tyre !?
    4- A mund tu besohet kenges se Sirenave dhe vajtimeve te kukumjackave ala Monika Kryemadhi e Like Floriri, ala Lulezim Basha e Sali Berisha qe qajne e vajtojne per rreth 100 mije shqiptare qe kane marre rrugen e kurbetit ne 4 vjetet te qeverisjes Rama- Meta- Vasili…kur jo 100 mije por 1.6 milione shqiptare , gati gjysma e popullsise totale te Shqiperise u detyruan te emigronin ne 13 vjetet e qeverisjes Berisha per shkak te Kuotes, Zero, Cekut te Bardhe e Ligjit 24 te Sali Kadafit qe i ndante shqiptaret ne te nenes dhe ne te njerkes … !?
    5- A mund tu besohet ketyre kryebanditeve e kryemafiozeve qe me sundimin e tyre, me politiken e tyre antishqiptare e antipopullore ia bene Shqiperise ate qe nuk ia ka bere asnje pushtues i huaj qe nga Roma e Greqia e Lashte, qe nga Bizanti e zaptimi otoman, qe nga barbaria e copetimi serb e grek i trojeve shqiptare, qe nga pushtimi nazifashist e deri tek terroristet e Aleksander Rankovicit e Sllobodan Milloshevicit, Venizellosve e Zerves. Ia kane bere Shqiperise hyjnore nga bukuirite, perrallore nga pasurite, fantastike nga klima e hijeshia njerezore shqiptare ate qe as hordhite barbara te Cincizkhanit nuk do tia kishin bere ! Lanet!
    Mendoni pergjigjet e ketyre pyetjeve para se te ndiqni kete “Bande Gangsteresh” e “kete Mafia qe ka dale krejt jashte kontrollit” ne theqafjen e cmendurine, ne panikun dhe lemerine nga Vetingu dhe Reforma ne Drejtesi qe do tua konfiskoje jo vetem pasurite e vjedhura por edhe lirine e abuzuar ne kurriz e ne dem te shqiptareve e shtetit shqiptar!
    Sipas burimeve teper konfidenciale, kjo bande gangsteresh e Mafia e dale krejt jashte kontrollit eshte duke u instruktuar nga operative te RIA-s ish KGB-ja e Vladimir Putinit dhe DIA-s- bijes se UDB-es gjakatare serbe. etj.
    Vigjilence!
    Syceltesi vellezer e motra shqiptare kudo jeni !

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*