Moti, “ngrijnë” SHBA-të, Montana arrin -53°C

January 9, 2014 15:11

Moti, “ngrijnë” SHBA-të, Montana arrin -53°C

Stuhi dëbore dhe temperatura minimale rekord. Mijëra udhëtime të anuluara dhe qytete të paralizuara. Të paktën 16 viktima

Në Nju Jork nuk bënte kaq ftohtë që prej 118 vjetësh. Reshjet e dëborës që nisën disa ditë më parë në Central Park, bënë që termometri shënonte 15.5 gradë nën zero. Por asgjë nuk krahasohet me rekordet e regjistruara në Çikago (-23°C) dhe në Montana (-53° C) . I ftohti vrastar që ka mbërthyer Amerikën, ka shkaktuar 16 viktima: disa për shkak të morthit, por pjesa më e madhe në aksidente rrugore të shkaktuara nga akulli. Vala e ngricës polare ka prekur rreth 20 shtete në verilindje të Shteteve të Bashkuara. Por rrymat e ftohta shtrihen edhe më në jug në Xhorxha, Alabama e deri në Teksas.

“Është një mot i keq i pazakontë, – shpjegojnë meteorologët, – me  erëra që nga Poli i Veriut e kanë çuar më larg se zakonisht. Kështu në Alaska, paradoksalisht bën më pak ftohtë dhe temperaturat nuk i kalojnë në mënyrë domethënëse mesataret rajonale. Ndërkohë vazhdon të mbetet i paralizuar trafiku ajror, i cili ka shkuar mbi 6.000 fluturime të anuluara në dy ditë dhe të tjera fluturime të vonuara me orë. Të mëdha vështirësitë në të gjitha aeroportet kryesore të Amerikës, nga më të mëdhenjtë “John F. Kennedy”, “Newark” dhe  “La Guardia”.

Probleme të mëdha edhe për ata që udhëtojnë  tren. Shumë frikë ka pasur në natën midis të hënës dhe të martës në një tren me shpejtësi të lartë, drejtuar për në Çikago dhe i bllokuar në dëborën e rënë gjatë ditëve të fundit. Mbi të udhëtonin rreth 500 pasagjerë të cilët mbetën në mes të të ftohtit dhe errësirës për orë të tëra, me temperatura që arrin deri në 20 gradë nën zero. Në fund u evakuuan me autobusë. Të paktën dy trena të tjerë në Ilinois dhe Miçigan kaluan në të njëjtin kalavar duke u vonuar të paktën 9 orë.

Në të gjitha shtetet e Veriut dhe në atë të Nju Jorkut u deklarua gjendja e emergjencës. Apele të vazhdueshme janë drejtuar nga autoritetet ndaj popullatës për të mos dalë nga shtëpitë. Shumë shkolla dhe zyra publike në shtetet veriore, në kufi me Kanadanë mbetën të mbyllura edhe të mërkurën. Presidenti Barak Obama duke folur në daljen e tij të parë të vitit në media, i ftoi të gjithë që të qëndrojnë në “të ngrohtë”. Nga ana tjetër edhe në kryeqytetin Uashington, i ftohti ka shënuar -11 gradë Celcius. Ndërkaq, në qytete emergjenca lidhet edhe me shumë të pastrehë, për të cilët janë përgatitur strehime dhe vende të ngrohta . Ndërsa në zonat jashtëurbane shtohen rastet e ndërprerjeve energjetike , duke lënë qindra familje pa drita dhe ngrohje.

Moti i keq nuk ka kursyer as veriun e Evropës. Situata është më kritike në Britaninë e Madhe dhe në Francë. Shira të dendur dhe stuhi të dhunshme , me dallgë që arrinin disa metra i shtynë autoritetet e Mbretërisë së Bashkuar të lëshojnë qindra alarme për përmbytje të mundshme. Në Uells u evakuuan 150 studentë dhe 100 banorë që jetojnë afër bregut./D.Gjuzi

 

January 9, 2014 15:11
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Sondazh

MENDONI SE PËR TË ZGJIDHUR KRIZËN POLITIKE DUHET NJË MARRËVESHJE E RE RAMA-BASHA?