Ngritja e ILD, garës i shtohen edhe katër kandidatë të tjerë

September 25, 2019 11:36

Ngritja e ILD, garës i shtohen edhe katër kandidatë të tjerë

Ngritja e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë i cili heton dhe procedon gjyqtarë e prokurorë shtyhet sërish. Nga 4 kandidatë në garë shtohen edhe katër të tjerë duke e çuar numrin në 8 kandidatë.

Katër kandidatet e rinj vijnë nga jashtë sistemit te drejtësisë dhe për ta Vettingun do ta realizojë KED çka për çdo kandidat dhe verifikim kërkohet 1 muaj kohë. Kontrolli për ta bëhet me tatimet, doganat, policinë, prokurorin, autoritetin e dosjeve.

Në përfundim të afatit të shpalljes së procedurës së thirrjes për paraqitjen e kandidaturave për plotësimin e vendit vakant të Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, Këshilli i Emërimeve në Drejtësi, pasi ka administruar dokumentacionin e kandidatëve që kanë shprehur interes për këtë pozicion, bën publike listën e kandidatëve si më poshtë:

  1. Klodian Rado
  2. Joana Asimi (Sorraj)
  3. Lindita Troja
  4. Sokol Stojani

Kandidatët e sipërcituar do ti nënshtrohen procedurave të verifikimit për plotësimin e kushteve dhe kritereve ligjore të kandidimit sipas procedurave të parashikuara në Kushtetutë dhe në ligj, ndërkohë Sokol Stojani ka kaluar Vettingun nga KPK, për shkak të profesionit të tij si Prokuror.  Ndërsa për tre të tjerët KED do të bëjë Vettingun.

Në përfundim të procedurave të verifikimit të këtyre kandidaturave të reja, kandidatët për të cilët Këshilli i Emërimeve në Drejtësi do të vendosë lejimin e kandidimit, do ti nënshtrohen procedurës së vlerësimit, pikëzimit dhe të renditjes së bashku me katër kandidatët ekzistues tashmë të lejuar për kandidim:

  1. Artur Malaj
  2. Artur Metani
  3. Eris Hysi
  4. Marsida Xhaferllari

o.j/dita

September 25, 2019 11:36
Komento

2 Komente

  1. # September 25, 13:05

    Amon ore aman!
    Pedaloni sa ma shpejt se na u rrit mjekra qe nuk ka gershere qe e pret.

    Reply to this comment
  2. POPULLI September 25, 19:49

    KETA JO VETEM JURISTE NUK JANE POR DUHET TE FUTEN NE BURG HETONI …HETONI SE DO I GJENI CFAR KANE BERE …!!!!!!!!!!!!!!!!!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim