Nigeri, 50 të vdekur nga sulmi kamikaz

November 21, 2017 14:11

Nigeri, 50 të vdekur nga sulmi kamikaz

Të paktën 50 persona janë vrarë në një sulm kamikaz në qytetin verilindor Mubi të Nigerisë.

Një kamikaz hyri në një xhami të tejmbushur me besimtarë gjatë lutjeve të mëngjesit në shtetin Adamaëa.

Një dëshmitar ka thënë për agjencinë e lajmeve “AFP” se, kamikazi dyshohet të ishte pjesë e mbledhjes.

Askush nuk ka marrë përsipër përgjegjësinë e sulmit, por militantët islamikë të Boko Haramit janë ata që zakonisht kryejnë sulme në vende të mbipopulluara në veri të Nigerisë.

Rreth 20 mijë persona kanë vdekur gjatë kryengritjes 8-vjeçare të Boko Haramit.

Një korrespondent i BBC-së raporton se militantët e këtij grupi xhihadist kanë përshkallëzuar sulmet me bomba në verilindje të Nigerisë, që kur ushtria e këtij vendi rimori kontrollin e disa territoreve që kontrolloheshin prej grupit.

November 21, 2017 14:11
Komento

1 Koment

  1. C'a bohet kshtu November 21, 16:39

    Si ka mendesi te ndodhe nje gje tille, ne Nigeri eshte Aisha qe t’a rru me brik, qe mbron qytetaret dhe e ka frike organizata terroriste “Boka Harram”.
    Keshtu eshte paraqitur disa dite me pare “luftetarja” Aisha nga mediat boterore dhe ajo shqiptare

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Click here to cancel reply.

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim