Nigeri, nga shpërthimi 71 të vrarë dhe 124 të plagosur

April 14, 2014 15:43

Nigeri, nga shpërthimi 71 të vrarë dhe 124 të plagosur

Në Nigeri nga një shpërthim në stacionin e autobusëve në periferi të kryeqytetit Abuxha, së paku 71 vetë janë vrarë dhe 124 të tjerë janë plagosur.

Për këtë shpërthim që ndodhi sot, askush nuk e ka marrë përgjegjësinë.

Megjithatë, me gjasë për këtë eksplodim, do të fajësohen militantët islamikë të grupit Boko Haram, që ishin fajësuar për disa sulme në pjesën veriore dhe qendrore të Nigerisë.

Miliantët islamikë e patën marrë përgjegjësinë për sulmin vetëvrasës me bombë në ndërtesën e zyrës së Kombeve të Bashkuara në kryeqytetin Abuxha, në vitin 2011, me ç’rast ishin vrarë më se 20 vetë.

April 14, 2014 15:43
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*