Nihil humanum

Denis Duka June 30, 2013 20:46

Nihil humanum

Turma gjithnje ka nevoje per impulse dramatike , qofshin keto mallengjyese ose trumbeta lufte, pak pune i bene llogjika dhe objektiviteti i paster. Ne rastin e Sali Berishes, turma e instrumentalizuar dhe nen efektin e “rrezatimit ideologjik” te liderit te tyre, ka arritur ne nje stad aq te thelle hipnoze të së pandergjegjshmesh, sa cdo ndryshim qe nuk perkon me “idhullin e tyre në majë të pushtetit”, ngjason me nje vend te shenjte qe i ka humbur energjia sheruese dhe eshte kthyer ne nje toke shterpë.

Fjalimi i fundit i Sali Berishes me ato notat epifanike i ngjasonte nje rrefimi zbutes, nese krahasohet me dinamiken e tij te meparshme. Efekti i humbjes së thellë, krijon ne jete qofte dhe per shpirtrat me bipolar dhe makiavelian nje ndjenje “spleeni”; melankonie qe ngjason me ate dermimin shpirterore dhe fizik pas humbjes se nje lidhje te dashur.  Çdo gjëje duket sikur i ka ikur esenca e meparshme, sikur ke ngrene mollen e ruajtur nga

Serafinet ne kopshtin e jetes, dhe tani syri yt e kupton qe te gjitha gjerat jane kotesira. Edhe pse ai foli vetem per sukseset nen drejtimin e tij, duhet te ishte me njerezore dhe e vertete qe para priftit kolektiv ose popullit, te pakten njehere te thonte duke mos e ledhatur sedren, qe nuk ishte nga premtimet e kundershtareve humbja jone. Kishte arsye të tjera….

Per kete “sjellje njerezore” le te jete i paprekshem qe sot e tutje?! Eshte dobesia apo zemergjesia jone qe krijon kushtet per kete tolerim dhe respektim? Çdo person qe ka pasur fatin e te tjereve ne dore, si ato moirat me fillin e jetes, duhet te japë llogari per keputjen apo moskeputjen e tij. Idealizimet mitologjike dhe ngritja ne qiellin e shtate e liderit nga turmat e ndjeshme, eshte e njohur ne dialektiken e historise. Biles do ishte cudi te mos ndodhte. Mitizimi dhe cmitizimi jane procese qe aplikohen nen thundren e kronosit pra kohes. Sot le te adhurohet Sali Berisha dhe kushdo tjeter, por neser dalta objektive do gdhendi cdo atribut me baza vertetesie; larg adhurimit dionosak.

Ti fitove amnesti te perjetshme vetem me nje urim?! E permbylle karrieren aktive si lider mbi te gjithe per me shume se cerek shekulli dhe ke adhurues nga gjithe trevat shqiptare qe mendojne qe cdo gje e mire u be fale teje dhe jo taksë-paguesit, dhe planeve gjeo-ekonomike-politike te fuqive nen drejtimin e shkollave realiste apo idealiste.

Futja ne NATO dhe rruga e Kombit kane arritur t’i quajne arritjet e tua personale, sikur ti vertet i ndertove duke kontribuar pasurine tende te trasheguar ne breza, fale genit gjeni qe te karakterizon…

Me e mira u beftë per Shqiperine. Le ta mbyllim me nje shprehjen e Terencit te Romes se lashte: Nihil humanum a Sali Berisha alienum puto. Asgje njerezore nuk ishte e huaj per Sali Berishen, qe nga pasionet e engjejve te rene deri tek heremitet e shkretetires, por kur flitet per hyjnoren dhe miresine e paster te njeriut te mire.. cdo gje e tille ishte dhe eshte e huaj per Sali Berishen.

 

Letër e nënshkruar: Denis Duka

Denis Duka June 30, 2013 20:46
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Sondazh

A ËSHTË EDI RAMA I MAJTË?

Shiko rezultatin