Nikolic lidh Kosovën me ISIS

January 31, 2016 17:01

Nikolic lidh Kosovën me ISIS

Presidenti i Serbisë, Tomisllav Nikolic është takuar sot në Addis Abeba të Etiopisë me kryeministrin e vendit, Hailemariam Desalegn, ku Nikoliq ka thënë se bisedimet me Kosovën dhe me BE-në në një situatë tejet delikate.

Ai gjithashtu ka thënë se njohja e pavarësisë së Kosovës ka shërbyer si model për ata që kanë formuar Shtetin Islamik.

“Situata në lidhje me Kosovën është shumë e ndërlikuar. Ne e kemi qëllimin e mirë dhe dëshirën që të ndihmojmë, kemi hapur bisedimet me Kosovën në nivelin më të lartë. Është e vështirë të dialogohet me Kosovën, kur ata pretendojnë se kanë krijuar një shtet të pavarur dhe kur këto bisedime zhvillohen në BE, shtetet anëtare të së cilës e kanë njohur pavarësinë e Kosovës”, ka thënë Nikolic në një intervistë dhënë gazetës “Capital”.

Kreu i shtetit serb, që po merr pjesë në samitin e unionit afrikan, ka kujtuar marrëveshjen e arritur në Bruksel mes Prishtinës e Beogradit, i cili tha se duhet zbatuar.

“Kemi arritur marrëveshje në Bruksel e cila tani do të duhej zbatuar në terren. Përfaqësuesit nga Kosova janë të gatshëm të zbatojnë gjithçka që atyre u jep më shumë autoritet. Nuk janë të gatshëm të zbatojnë ato për të cilat është dakorduar në Bruksel për asociacionin e komunave serbe, që është një domosdoshmëri brenda Kosovës. Ata madje kanë kërkuar edhe mendimin kushtetues i cili ka thënë se kjo s’mund të formohet, dhe kështu bisedimet me Kosovën janë në një situatë shumë delikate”, ka shtuar presidenti serb, transmeton Koha.net.

Sipas tij, edhe bisedimet e Beogradit me BE-në janë në një situatë delikate.

“Bisedimet tona me BE-në janë gjithashtu në një situatë delikate për shkak të dialogut me Kosovën. Jemi të obliguar të arrijmë një marrëveshje me Kosovën para se të hyjmë në BE, ndërsa një marrëveshje e tillë vështirë se do të arrihet pasi që Serbia asnjëherë nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës”, ka thënë Nikolic.

Ai më tej ka thënë se njohja e Kosovës si shtet i ka shërbyer atyre që kanë formuar Shtetin Islamik.

“Më duket se njohja e një shteti të ashtuquajtur, i krijuar përmes terrorizmit, u ka shërbyer atyre që kanë formuar të ashtuquajturin Shtet Islamik. U ka shërbyer si model përmes së cilit presin që edhe ata një ditë dikush ti njohë. Mund të jemi dëshmitarë të kësaj se Shtetin Islamik ndonjë shtet dikur do ta njohë. Kjo mund të ndodhë shumë shpejtë për të mos vazhduar me terrorizëm në mbarë botën”, ka shtuar presidenti i Serbisë.

January 31, 2016 17:01
Komento

1 Koment

  1. Erza January 31, 21:10

    Po investuan shume per kete pune.. Ata hodhen lek pa fund qe te fusnin ISIS ne Kosove dhe qe tani te dalin si heronjte kristian qe i rane me qafe kot. Vet fakti qe Serbia po perdor ISIS si argument kur flet per Kosoven eshte domethenese se kush ka qene dora nga mbrapa radikalizmit ne Kosove. A s’ishte dhe ai Hoxha qe flet si historianet serb e thote qe Shqiptaret ne Kosove i solli Turku? Ja keshtu dhe Nikoja.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*