Nikolla: Arsimi, jashtë politizimit dhe korrupsionit

Redaksia Online August 3, 2013 10:37

Nikolla: Arsimi, jashtë politizimit dhe korrupsionit

Ministrja e re e Arsimit dhe e Sporteve, Lindita Nikolla, në një postim në Facebook, ka falënderuar mbështetësit e saj për inkurajimin për detyrën e re, duke u shprehur se do të punojë që shkolla dhe universitetet të kthehen në qendra cilësore të mësimit.

“Mbështetja dhe besimi që më jepni më ka mbushur plot arsye mendjeje dhe zemre për të punuar çdo ditë që shkolla t’u përgjigjet aspiratave për dije të gjeneratës së sotme dhe të ardhme, për t’i mbyllur një herë e mirë dyert e shkollës ndaj politizimit dhe korrupsionit dhe për t’i kthyer dinjitetin mësuesit, prindit e nxënësit, si aktorë të rëndësishëm në vendimmarrjen shkollore. Shkollat do të jenë qendra të rëndësishme komunitare, sepse jemi të vendosur që qëndrimet dhe shprehitë qytetare të projektohen nga shkolla në komunitetet tona. Universitetet tona do t’i kthejmë në qendra cilësore të përgatitjes së inxhinierëve, ekonomistëve, mjekëve, juristëve, artistëve, sportistëve etj., si dhe shkencëtarëve tanë të rinj”, shkruan Nikolla.

Redaksia Online August 3, 2013 10:37
Komento

4 Komente

  1. shaqo Abedini Berat August 3, 10:50

    Ju uroj pune te mbare ne detyren tuaj aq fisnike dhe shume te rendesishme.Nuk do te mengoje mbeshtetja e mbare popullit si Ministre e Asimit ,se nuk ka familje shqiptare qe tq mos kete lidhje me shkollen . edhe nje here suksese ne detyren si Ministre. Nga Shaqo Abedini shkolla “Zihni Toska” Berat dhe petagog i jashtem ne universitetin e Beratit

    Reply to this comment
  2. arbeni nga tepelena August 3, 11:43

    mbase se shkollat po kthehen ne djep te injorances.

    Reply to this comment
  3. Gezimi August 4, 07:53

    Universitetet sot kane nivel dukshem me te ulet se shkollat e mesme te para “90-s.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*