Nikolla-Bashës: Njihuni me të vërtetat e reformës në arsim

September 7, 2016 22:22

Nikolla-Bashës: Njihuni me të vërtetat e reformës në arsim

Ministrja e Arsimit Lindita Nikolla ka reaguar pas akuzave të kryedemokratit Lulzim Basha, i cili kërkon dorëheqjen e ministres pas kaosit që është shkaktuar me maturantët për të vazhduar arsimin e lartë.

Në një status në Facebook, Nikolla thotë se Lulzim Basha po e përdor këtë shqetësim të maturantëve si kauzë për zgjedhjet në Dibër, gjë që tingëllon paksa absurde. Ministrja ka treguar edhe rastin e një maturanteje përse nuk ka fituar degën që dëshironte.

Statusi i ministres:

Zoti Basha,

Të vërtetat e thjeshta të reformës në arsim mos i bëni mish për topin tuaj elektoral në Dibër, ku keni kaq ditë që fatkeqësisht, vetëm merrni nëpër këmbë publikun!

Po ju marr shembull maturanten që ju e keqpërdorët, në një përpjekje të dëshpëruar për ta treguar si ‘viktimë’ të reformës!

Ja e vërteta e thjeshtë e rastit të saj, zoti Basha:

Marselda Zyberi, maturante në Medresenë e Shkodrës, e ka notën mesatare të shkollësh 9. 45, ndërsa notën mesatare të provimeve të maturës shtetërore 8.97, ç’ka flet qartë, për të vërtetën e thjeshtë, se reforma funksionon në favor të meritës e të transparencës. Marselda është fituese në infermieri. Nuk mund të kalonte në raundin e parë në programet e tjera , sepse të tjerë, me rezultate më të larta e meritonin përpara saj. Pra, ajo është fituese në një program që ka kërkuar. Ajo mund të vijojë me raundin e dytë dhe mundësitë për të dalë fituese dhe në programet e tjera janë aty.

Ndërsa ju zoti Basha, nuk do t’ia hapni dot vetes e as partisë suaj rrugën për të merituar besimin e shqiptarëve, sepse gënjeshtrat apo “viktimat” e fabrikuara prej jush sipas rastit, ju bëjnë krejt të pabesueshëm në sytë e tyre! Kam një përshtypje që këtë të fundit, do t’ua thonë edhe dibranët në 11 shtator, po sidoqoftë kjo është një temë tjetër!

Ndërkohë, për temën që komunikoj me ju, urdhëroni edhe dokumentat. Janë të disponueshëm për të gjithë falë transparencës që ofron sistemi i ri.

September 7, 2016 22:22
Komento

4 Komente

  1. Kapter baba nga burgu i Lezhes qe u ... September 8, 04:20

    Mos u merrni dhe sqaroni bucen Lulezime, vajzen e biresuar te kriminelit Saleh.
    Mos e humbisni kohen per te sqaruer nje kriminele dhe hajdutete Kombi, e mbi te gjitha antishqiptare per faljen e detit Greqise, sipas urdherit te dhendrit te Serbise dhe vellait biologjik te Kar-axhixhit, Sah-leh.

    Reply to this comment
  2. info analitike September 8, 07:45

    Ministrja ben mire te heshte sepse ashtu si eshte katandisur arsimi me rilindjen nuk ka qene as ne kohen e Sales. Ministria dhe reforma jane vene ne sherbim te Cilit me te gjitha forcat duke e demtuar per mese 3 vjet universitetin publik nen justifikimin e fantazmes se reformes ne arsim qe akoma nuk po merret vesh se ne cfare konsiston. Ka nje mishmash ligjor qe e ka cuar sistemin ne ngerc. I vetmi qe po ben leke me lopate dhe po ferkon duart nga gezimi eshte Cili. Sidoqofte z. Ministre e gezofsh vilen qe te dhuroi Cili dhe parate me te cilat po paguan shkollimin e vajzes ne France. Vetem mos na thuaj se gjithe keto para dalin nga rrogat qe fiton ti dhe yt shoq se nuk ju beson njeri.

    Reply to this comment
  3. Dorina September 8, 15:21

    Ufff…ministrja me kot. Arsimi eshte katandisur si mos me keq. Po te ishte kaq i mire arsimi ne shqiperi, zonja ministre nuk do ta dergonte vajzen ne France.
    Kjo ka vetem fjale, ne disa raste idiotesi e tere….
    Shkaterroi gjithe institucionet arsimore ne vend…
    U shkaterrofte dhe vete nga trute e kokes se po cmend nje vend te tere. Po dhe ky rama ku i gjeti gjithe debiat per t’i bere ministra?! Sigurisht ne gjirin e Rilindjes (jo te partise socialiste) Socialistet i ka vetem hambar per vota….Turp!!!

    Reply to this comment
    • Gjenerali May 30, 00:58

      Shume dakord Dorina. Per far te keq nuk mund te flasim as per reforme. Sa keq per te rinjte Shqiptare dhe Familjet e tyre…TURP!

      Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*