Nikolla: Brenda këtij mandati përmbushim gjithë arsimin e detyruar

September 9, 2018 17:34

Nikolla: Brenda këtij mandati përmbushim gjithë arsimin e detyruar

 

“Me implementimin e kurrikulës së re, në vitin e ardhshëm shkollor do të plotësohet me tekste falas edhe klasa e pestë. Ambicia jonë është që brenda këtij mandati të përmbushim gjithë arsimin e detyruar me tekste falas”.

Kështu deklaroi ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Lindita Nikolla, në një intervistë, mbi procesin e shpërndarjes së librave falas për 190 mijë nxënës dhe mbi angazhimin për të garantuar arsim cilësor e gjithëpërfshirës.

“Jemi fiks në momentin e duhur dhe me mundësitë që kemi për të bërë atë që realisht po bëjmë, tekstet falas për fëmijët nga klasa e I në të IV dhe për gjithë kategoritë e tjera në nevojë”, theksoi Nikolla, duke shtuar se pas ardhjes së qeverisë Rama këto kategori janë  rritur me 8 tipologji të tjera përfituesish.

“Këtë vit janë 190 mijë nxënës, pra 2/3 e nxënësve në të gjithë sistemin tonë arsimor që përfitojnë tekste falas, por duhet të themi që vijnë në këtë moment, që për të ardhur në këto tekste na u desh të përdornim një kurrikul të re të standardeve europiane shumë të lehtësuar”, tha Nikolla.

Sipas saj, nuk mund të investonim në tekste që mësuesit i refuzonin, në tekste që kishin probleme ku ekspertiza ndërkombëtare thoshte se janë tmerrësisht të ngarkuara.

Lidhur me kritikat e opozitës për librat falas, Nikolla tha se “nuk dua të futem në lojën e fjalëve dhe këtë baltën e opozitës, pasi është në të drejtën e saj të zgjedhë të bëjë opozitë”.

Nikolla sqaroi edhe njëherë se “këto janë tekste për të cilat prindërit nuk do të paguajnë. Fakti që ne implementojmë nga klasa e I në IV është edhe një mundësi sesi do të ecë ky proces. Po ashtu këtë vit nuk fusim klasën e pestë, pasi është vitit i fundit që punon me kurrikulën e vjetër”.

Ministrja Nikolla bëri të ditur se “këtë vit jo vetëm po marrin tekste falas, por janë 400 fëmijë në sistemin e arsimit parauniveristar që do të studiojnë me tekste të standardeve europiane jo vetëm nga shtëpi prestigjioze ndërkombëtare, por edhe lëndë të tjera me autorë shqiptarë. Tekstet janë të shoqërua me CD për të përdorur teknologjinë në procesin e nxënës”.

Në lidhje me akuzat e opozitës për mbyllje të shkollave, Nikolla tha se ne po riadresojmë problemin e klasave kolektive, që do të thotë janë klasa me fëmijë të grupmoshave të ndryshme.

“Ne po mundësojmë një arsim më të mirë për këta fëmijë, ne jo vetëm të vetëdijshëm që është shumë i vështirë, por shumëfish i vlefshëm për arsimin e 130 mijë fëmijëve që studiojnë në këto klasa kolektive”, nënvizoi Nikolla.

Duke folur për mësuesit ndihmës, Nikolla u shpreh se “mësuesit ndihmës nuk janë mësues individual në një dhomë, por janë nxënës në klasa normale ku janë edhe nxënësit e tjerë. Por, nëse për nxënësit e tjerë nuk është e nevojshme prania e një mësuesi ndihmës, për këta fëmijë me nevoja të veçanta do të jetë e nevojshme edhe asistenca e një mësuesi ndihmës, që do të bëjë  mundur të përfshijë programin individual të fëmijës me nevoja të veçanta me programin që ndjek gjithë klasa”

Sipas saj, këtë vit shkollor që u mbyll kishim 310 mësues ndihmës, ndërsa në vitin e ri shkollor 2018-2019 numri i mësuesve ndihmës shkon në 700.

Nikolla shtoi ky do të jetë viti shkollor që rikthen klasat sportive. 204 klasa sportive do të jenë pjesë e arsimit parauniversitar në futboll, basketboll, volejboll, etj.

l.h/ dita

September 9, 2018 17:34
Komento

1 Koment

  1. Dn September 9, 18:30

    190000 femije,pra 2/3 ,te femijeve nuk i kane kushtet normale jetese pra?
    Edhe 130 mije ne klasa kolektive eshte koxha nje rekord…

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Click here to cancel reply.

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*