Nikolla Gruevski dënohet me 2 vite burg

May 23, 2018 14:09

Nikolla Gruevski dënohet me 2 vite burg

Ish-kryeministri maqedonas, Nikola Gruevski është shpallur fajtor për atë që njihet si rasti “Tanku” dhe u dënua me 2 vite heqje lirie, ndërsa zëvendësministri i Brendshëm, Gjoko Popovski, me 6 vite e 6 muaj burgim.

Gruevski, Popovski dhe ish-ministrja e Brendshme, Gordana Jankulovska, akuzoheshin për blerjen e paligjshme të një makine tip “Mercedes”, që do të përdorej për nevojat e kësaj Ministrie dhe të kryeministrit.

Makina në fjalë, sipas medieve vendase, është blerë 600 mijë euro. Në leximin e aktgjykimit, gjykatësja Dobrila Kacarska përmendi të gjitha dëshmitë e dhëna gjatë procesit, si me kërkesë të Prokurorisë Speciale, ashtu edhe të palës mbrojtëse.

Vet Gruevski nuk ishte i pranishëm në sallë. Të akuzuarit, sipas saj, kanë zgjedhur fillimisht makinën dhe kanë bërë porosinë, e vetëm më pas është shpallur tenderi nga Ministria e Brendshme.

Jankuloska është vendosur të gjykohet me procedurë të veçantë, për shkak të një shtatzënie me rrezik, ndërsa vendimi për të do të merret në një seancë tjetër. Telashet janë edhe më të mëdha për Popovskin, që një ditë më parë mori edhe një tjetër dënim nga Gjykata Penale, të lidhur këtë herë me blerjen e 300 makinave për nevojat e Ministrisë së Punëve të Brendshme.

Rreth 50 mbështetës të ish-kreut të ekzekutivit maqedonas u mblodhën përpara ambienteve të gjykatës, duke protestuar kundër vendimit të saj

o.j/dita

May 23, 2018 14:09
Komento

4 Komente

  1. Fat man May 23, 15:24

    Gruevski te jete shembulli edhe per koleren Sali dhe shpuren e tij vrastare Lulush & CO, vetem keshtu na pranojne ne BE.

    Reply to this comment
  2. demo May 23, 16:03

    Per nje veture ,ne vendin e shqiponjave do te ishte dekoruar me dekoraten BUDALLAI I SHEKULLIT.

    Reply to this comment
  3. Toni May 24, 08:41

    Dhe shqiptaret duan te futen ne EU para apo bashke me Maqedonine?! Ne Shqiperi nuk denohesh as per ekuivalentin e 1000 makinave te tilla, biles as edhe per vrasjen e njerezve te pafajshem si ne protesten e Janarit apo ne Gerdec!

    Reply to this comment
  4. perkthyesi May 24, 09:32

    Ja nje shembull se si mund dhe duhet te veproje drejtesia! Po te ne, Saliu vazhdon te heden, dhe Sh…. perpjete, dhe ta ngreje hunden sa me lart! I lumte, pasi ka gjetur terren, mes ketyre politikaneve bajate dhe pa asnje karakter! Shqiperia e ka teper teper te veshtire te vendoset ne binaret e ligjit! Te paktten, pervojen deri me tani, e kemi shume te hidhur, pavaresisht demagogjive dhe mashtrimeve te pafund….

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*