Nikolla: Masterin në universitet privat ma ofroi vetë qeveria “Berisha”  

August 5, 2014 09:16

Nikolla: Masterin në universitet privat ma ofroi vetë qeveria “Berisha”  

Ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla, ka reagur përmes Facebookut lidhur me diplomën e saj master, e marrë në një nga universitetet për të cilat dje vetë ministria që ajo drejton kërkoi pezullimin e aktivitetit.

Pas lajmeve dje në media se diploma master e Nikollës ishte marrë në “Albanian University” në vitin 2010, ministrja sqaron se këtë program studimi ajo e ka nisur në vitin 2008, në kohën kur ajo drejtonte njësinë bashkiake nr 1 të Tiranës. Kursi i veçantë master ishte ofruar nga ky universitet në bashkëpunim me qeverinë e kohës, (atëherë e drejtuar nga Berisha), në kuadrin e kualifikimeve të zyrtarëve të administratës publike dhe të zgjedhurve vendorë.

  

Postimi i Nikollës

Krenare për hapin e parë që ndërmorëm sot.
Për qeverinë shqiptare cilësia në mësimdhënie nuk është e negociueshme. Ky i sotmi është vetëm hapi i parë, pasi reforma në arsimin e lartë do të shkojë deri në fund, për të përgatitur një brez të ri, të aftë për të punuar me dinjitet.
Sigurisht, kjo reformë shkel shumë interesa, por kjo nuk do të jetë arsye që ne te ndalemi. Disa media kanë raportuar se dhe unë kam qënë “viktimë” e sistemit të degraduar arsimor pasi kam ndjekur një master në “Albanian University”. Po, është e vërtetë. Në vitin 2008 kam ndjekur një kurs të veçantë master, të ofruar nga ky universitet në bashkëpunim me qeverinë e kohës. Një kurs enkas për zyrtarë të administratës publike dhe të zgjedhur vendorë, siç isha edhe une. Më interesoi programi në një fushë të re në të cilën unë punoja, por edhe trupa e zgjedhur e profesorëve për këtë program. Rezultatet e mia ishin të shkëlqyera, por thelbi nuk është ky.
Këtë informacion unë e kam ndarë vetë me publikun. Problem do të ishte nëse unë do të kisha favorizuar universitetin në fjalë. Dhe përgjigjja është e prerë, jo. “Albanian University” është trajtuar me të njëjtat standarde si çdo institucion tjetër arsimor. Dhe është kjo arsyeja pse është propozuar masa për pezullim të aktivitetit, meqë nuk plotëson kushtet e parashikuara në ligj.
Unë jam krenare për reformën që kemi ndërmarë dhe për një gjë jam e sigurt. Nuk do të ndalem përpara asnjë pengese për të çuar deri në fund këtë reformë që pritej prej vitesh nga çdo shqiptar.

 

August 5, 2014 09:16
Komento

25 Komente

  1. TUTKUNI NGA PODGORICA August 5, 09:26

    MULLAH AGAÇI DHE AKSIOMA E ZGERDHIRJES

    “Beni si them une e mos beni si bej une” gerdhiste mullahi para turmes kryqkemb’ulur ne token e thate te nje dite dosido. Vapa perveluese trushponte pa meshire mendimet e te pa menduarve qe pesonin te mefshte rrefimin agaçor. Taplleku i çudiste banoret pa ze, i bente letargjike pa patur as edhe me te voglen deshire, ndiheshin si te kerbaçuar pas vdekjes zot’ore.

    Kembengulja kokedhimbedhenese e Agaçit mullah, i beri te zgjoheshin ashtu, ne vetedijen e humbur mes rrefimeve urdheruese te tij e zagushise shtrenguese te rilindjes se vdekur. Dikush peshperiti gati ne gerhime, te benin edhe ata si bente Agaçi mullah. Ne fund te fundit edhe ata deshironin te mesonjtoheshin ne mejtep, xinxifet e shumte qe sollen ne jete.

    Do benin dhe ata te njejten menxyre, te kembenin shkollimin jo me parate e vjedhura nga Agaçi mullah, po me veze, lope, fasule e qepeujka per tu mbjelle, se dru per te shkembyer nuk i gjenin dot ne ato toka te thata ku pluhuri velezonte gjithçka.

    Histori e vjeter e kopsitur pa butone, nga “mullah Agaçë” moderne te genderuar ne Lindita, e Mrika, e Jozefine, e Joride. Ferrman-mejtepet ne kembim te nje thesi me patate, i shndruan ne doktorata te paguara me Fullan-habine e parave te pjellura nga syleshe te irrituar, me aksiomen e vjeter te mullahit Agaç, “une u doktorova nga qenefe ne qenef, ju nxirrni shpirtin te beheni si une.”

    Dhe ne fund nje selfie me zgerdhirje mullahAgaçore!

    Reply to this comment
  2. Diploma August 5, 09:30

    Mjerë ky popull për ministren e arsimit që ka.
    Si pretendon kjo se ka mbaruar me rezultate të shkëlqyera në një universitet që mbyllet për shkak se konsiderohet një “kioskë” arsimi, – siç e quan gazet “Zëri i Popullit”, që është themeluar qysh në kohën kur nisi vrasja e shqiptarëve të ndershëm, nga shqiptarët komunistë).
    Me cilin kriter është vlerësuar kjo ministre analfabete (së cilës morali ia kërkonte që menjëherë pas firmës së vënë mbi aktin e heqjes së licencës të jepte dorëheqjen), kur, siç e tha kryeministri, kanë shitur copa letre dhe ku çdokush dilte me rezultate të larta?!
    A kanë cipë këta njerëz?

    Reply to this comment
    • Tes August 5, 10:58

      C’thua o injorant,LIndita Nikolli eshte matematicien,ka perfunduar fakultetin e Shkencave të Natyrës, dega Matematikë, Universiteti i Tiranës qe ne 1989,dhe ka dale me rezultate te shkelqyera,nga doli ti te nxjerresh keto perfundime…ne fakt duhet te jesh i lumtur qe nuk e ka toleruar,dhe ky universitet eshte pezulluar perkohesisht,fillon punen pasi te plotesoje disa kushte,nuk do ti hiqet licensa sic eshte propozuar per 18 universitetet e tjera!

      Reply to this comment
      • Diploma August 5, 17:22

        @Tes

        Po vjen fundi i botës më duket.
        Një që nuk di as të shkruaj shqip, guxon t’i thotë dikujt injorant! O tempora, o mores! (O arsim privat shqiptarësh, që edhe gomari nuk e ka zili!)
        Edhe ti duket sheshit se je një qofte e skuqur në kioskat e arsimit privat dhe bën pjesë në skuadriljen e “UFO”-ve, si ministrja, ndryshe nuk ka sesi shpjegohen gjithë këto gabime drejtshkrimore dhe ortografike, në gjashtë reshta “replikë”.
        Mos e harxho kohën duke shkruar Da-ci-bao në forume, në mbrojtje të injorancës, sepse të shkon mundi kot, por merr e studio, që të mësosh ta shkruash pak më mirë shqipen, nëse do të hiqesh sikur nuk je analfabet i “pjekur” në kioskat arsimore private, si MINISTRJA!

        Reply to this comment
  3. Sotiri August 5, 09:48

    Nuk e kuptoj. Ose studimet ne Albanian University ishin te shkelqyera dhe te lumte zonja ministre qe dole me rezultate te larta, ose ky universitet mbyllet pasi ka qene barrake qoftesh dhe si pasoje diploma jote eshte e dyshimte per nga cilesia.
    Nuk shikoj mundesi tjeter por ndoshta me duhen studime post-universitare.

    Reply to this comment
    • Gushti August 5, 14:57

      Eshte me te vertete per te ardhur keq qe ne Shqiperine tone, edhe nje hap i mbare per te çrrenjosur nje praktike e cila po e shkallmon kulturen shqiptare te tanishme, por edhe te ardhmen, me studentet e paafte qe po nxier si qofte, shpesh edhe pa shkuar kurre ne auditoret e universiteteve, po anatemohet nga disa miope te ngjizyr ne “laboratoret” e Salbashes. Kjo eshte arsyeja madhore qe duhet te na beje te mendohemi dhe te themi “bravo, me ne fund nga universitete tona do te dalin njerez te shkolluar” dhe jo te merremi se ku e ka mbrojtur masterin ministrja e arsimit. Sa per integritetin kulturor te saj mjafton te perserisim faktin qe ajo eshte matematikane e dale atehere kur studentet kalonin ne siten me te holle, jo si tani qe nuk kalojne fare as ne shoshe. Profesoret e saj kane qene korifejte e matematikes shqiptare, prandaj kur te flitet per kulturen e saj, duhet menduar mire, pa komplekse ala berisha. Ketu vlen ajo thenia: “Fali o Zot se nuk dine ç’thone”.

      Reply to this comment
  4. votuesi August 5, 09:54

    Para zgjedhjeve bashke me Ramen nuk late dyer te votuesve pa trokitur Rama i ra qark shqiperise me turne kurse ju ne tirane, Vertete populli te majtes u dha 1 milion vota jo per meriten tuaj se jeni me te mire por ishte akumulimi i urrejtjes qe populli kishte per Berishen,tani pas zgjedhjeve ke ndryshuar numer telefoni qe askush mos te te kerkoje ndihme dhe me shume kohen e kalon ne parukeri se sa ne ministri ,je bere si Majlinda Bregu,vitin tjeter do shihni se sa vota do merrni ne zgjedhjet lokale,ju socialistet jeni specialiste per mashtrime dhe Berishes ja kaloni,ne 300 dite vetem zullume po degjojme,vertete qeveria e Berishes ishte e paafte por ju jeni edhe me te paafte per te drejtuar kete popull qe memorja i zgjat 3 dite ,si ne shqiperi te mbaroni mastera e si ne europe e SHBA ju politikanet po njelloj do jini Mashtruesa te shkalles se pare.

    Reply to this comment
  5. mir August 5, 10:11

    kush ta afroi berisha…….ik moj bib se ti mer dy marsha menjehere.si puna jote ka bere masterin dhe lek plepi showmen shqiptare.

    Reply to this comment
  6. cuci August 5, 10:19

    bjeri moj te lumte goja

    Reply to this comment
    • ben August 5, 12:59

      Mjere ne per keta qe kemi ne krye. Shkoni e mbaroni nje universitet serioz jashte dhe pastaj hajdeni e qeverisni vendin o KAFSHE INJORANTE !!!

      Reply to this comment
  7. Citizen August 5, 12:48

    Po diplomen nga ajo shkolle a do ta mbaje kjo Nikolle? Si hiqet licensa e shkolles duhet te hiqet dhe diploma e Nikolles!

    Reply to this comment
  8. ben August 5, 13:03

    Po ta dije veten se cfare brumi je nuk do te shkoje ne te tille universitet edhe pse tu ofrua……. kishe shkuar jashte ne nje universitet me emer meqe na qenke e shkelqyer dhe pastaj vije e ja perplasje ne fytyre cilitdo qe donte te dinte nivelin tend, Si nuk kemi ne qeveri ndonjerin me Howard ose Kembrixh por vetem ish mundesa e bodigarde ????

    Reply to this comment
    • dorela August 5, 14:01

      Sepse ata qe mbarojne ne Harvard & Cambridge ne Shqiperi diskriminohen e ngelen pa pune dhe detyrohen e kthehn atje ku studiuan , ku i punesojne me rroga e ju ofrojne me shume respekt.

      Reply to this comment
    • Gushti August 5, 15:00

      Ben! Je nje injorant nga ata qe mund te prodhoje vetem vathi i Saliut.

      Reply to this comment
  9. Gjini August 5, 13:39

    Ti moj drane bej bohcen gati per tek burgu i grave se nuk ta ka fajin kush qe po bahesh mish per top. Pordht e Edi Rames jane keto qe po degjojme. Fati e don qe per nji vit ti fusim nji pordh tmadhe e ta cojme atje ku eshte Berisha sot. Turp per ne qe drejtohemi nga kta delirante medioker.

    Reply to this comment
  10. Lion August 5, 13:43

    Zonja Nikolla ka te drejte. Masteri per pushtetin ekzekutiv ishte me program te vecante te miratuar nga qeveria dhe me pedagoge me pervoje, kryesisht nga Universiteti i Tiranes.Znj Nikolla ishte midis 10 me te mireve. Nga kjo periudhe kane kaluar 4-5 vjet.UFO, sic duket ka ndryshuar emrin por nuk ka rritur cilesine. Nuk eshte mbyllur por pezulluar, qe do te thote se duhet te ristrukturohet.Kujtoni se ka edhe nje dege ne Berat, ku eshte zgjedhur deputet edhe pronari i saj. Mirepo te qenit deputet nuk mund te mbuloje mangesite.

    Reply to this comment
  11. I drejti August 5, 14:53

    Zonja Ministre, ju sa me pare duhet te dorezoni diplomen e Masterit qe keni kryer ne nje Universitet, qe po nga kontrolli juaj, rezulton i parregullt. Nuk gjykoj menyren se si ju e keni kryer Masterin, nese keni ndjekur programin e parregullt apo jo, dhe nese keni marre ne kete program te parregullt pike te larta, te mesme, apo te ulta.
    Çeshte kjo dalje ku thua se te drejten per te studiuar ne UFO Universitet ta ka dhene Qeveria ” Berisha ” ? Kjo eshte nje arsye e dyte qe ne fakt duhej te ishte arsye e pare, qe ju te dorezoni diplomen e parregullt te Masterit te parregullt te konstatuar nga ju dhe ekipi juaj.
    Nese do te dorezoni dilomen e Masterit, qe ne fakt tashme eshte automatikisht e rene, ju mbeteni vetem me shkollen e larte, te cilen e keni perfunduar me pare.
    Edhe per kete arsye, ju nuk mund te qendroni ne postin tuaj. Ne Shqiperi pavaresisht oshilacioneve ka shume profesioniste te ditur e me kualifikime te shumta e te rregullta te kryera brenda e jashte vendit.
    Mesa duket ju nuk paskeni asnje kualifikim.
    Si mund te mbani akoma detyren e Ministres se Arsimit, kur nuk i zoteroni cilesite e nevojshme per te qene Ministre. Nese me thoni qe jeni ne nje post politik, ju nuk jeni shquar per ndonje politikane kalibri apo si kuader i Partise Socialiste.
    Ju duhet te jepni doreheqjen nga posti dhe te shkoni tek niveli juaj i Minibashkise.
    Verej qe Qeveria eshte mbushur me lloj lloj emrash qe nuk jane as politikane e as profesioniste. Kapakun nivelit te ulet te Qeverise ja vuri emrimi i fundit per portofolin e Ministrit te Marredhenieve me Parlamentin, i zonjes Ermonela Felaj, qe nuk e di se nga u gjet, duke plotesuar Qverine ” bravo çuna e bravo goca “.
    Zonja Ministre ju duhet te jepni doreheqjen, pas skandalit alarmant te parregullsise ne universitete, ku edhe ju u diplomuat prej tyre. Ju nuk jeni viktime, as edhe ata studentet bythepambuk qe shkojne ne keto universitete per te tallur trapin. Viktimat e verteta te ketyre universiteteve jane prinderit e varfer e shpesh here injorante qe shkelin mbi vete, thjesht qe te jene konform vetes dhe femijve te tyre, duke thene, bera sa munda per femijen tim, pa e kuptuar qe parate po i harxhon per nje gje pa vlere, dhe pa dashur te pranoje se femija i tij nuk behet me i mire e me i ditur, dhe gjithashtu do te kete ne dore nje diplome me te cilen askush nuk e merr seriozisht dhe nuk e merr ne pune.
    Zonja Ministre jepni doreheqjen.
    Nje tjeter person me i afte e me i kualifikuar duhet te jete ne vendin tuaj, por edhe reforma e nisur do te jete me e plote dhe do te kryhet me me teper kopetence.

    Reply to this comment
    • Pellazgu August 5, 17:33

      @ I drejti

      Shumë drejt arsyeton o “i drejti”, por problemi është se postet politike mund të zihen edhe nga njerëz të paaftë e të paarsimuar, përderisa i ka votuar populli.
      Pa dashur të mbroj masakrën që është bërë me arsimin privat, më duhet të them se problemi më i mprehtë është fakti sesi një njeri pa tituj dhe kualifikime akademike mund të gjykojë personelin akademik dhe veprimtarinë e tyre. Dje kryeministri ironizoi profesorët që kanë drejtuar arsimin në Shqipëri, duke i dhënë tërthorazi të drejtë vetes me emërimin e Nikollës. Ironizoi ata profesorë që sipas tij e kanë shkatërruar arsimin. Nëse janë fajtorë, ata profesorë të ndëshkohen penalisht, por asnjë krim i mundshëm i tyre nuk mund të justifikojë faktin se sot në krye të arsimit është një person që as u afrohet profesorëve dhe për këtë shkak krejt i papërshtatshëm për të bërë një reformë cilësore, për të cilën duhen njerëz të ditur dhe me përvojë në këtë drejtim.
      “I drejti”, në këtë rast kemi një shembull të përkryer të këtij defekti të pashmangshëm të demokracisë: mundësinë për t’u zgjedhur dhe për të qeverisur të paaftët e të pashkolluarit.

      Reply to this comment
  12. geg hyseni August 5, 15:26

    Lindita Nikolla eshte nje pasuri e vertete kombetare. Nje intelektuale e pa krahasueshme ne fushen e vet. Mbi te gjitha eshte NJERI(me te madhe sic e shkruante Gorki ket emer).
    Mbyllja ose pezullimi i ketij biznesi me pasoja fatale per kombin tone, do te thote se RILINDJA ka filluar te hedhe shtat….E ata qe do vine pas nesh me krenari do thone se kjo reforem u ndermor kur ishte Lindita Nikolla Ministre e Arsimit! Urime dhe vetem urime sokoleshes se Mirdites dhe gjithe Shqiperise!!!.
    Shenim: Sa per disa komentues te me siperm shikoni vetem zhargonin e tyre dhe do kutohet se cfar monstrash jane.

    Reply to this comment
    • Pellazgu August 5, 17:38

      @geg hyseni

      Qenkemi komb shumë i pasur!
      Po mos shiko shumë pasurinë kombëtare, se edhe të mësuarit mirë të të shkruarit shqip është pasuri më vete. Edhe fjalën shqipe “mësipërm” duhet ta kesh mësuar nga Gorki, përderisa e shkruan “me siperm”…

      Reply to this comment
  13. shqiptar August 5, 16:00

    te besh komente ne fb o z.ministre eshte njesoj themi ne ,SI TE RRAHISH UJE NE HAVAN.Kjo puna e u.private do te mbyllet si puna e LOJRAVE TE FATIT.Syte ne balle i kemi dhe i shohim qe ndruan vec pronar dhe aq sa ishin jane.

    Reply to this comment
  14. Dani August 5, 16:03

    Me ministre Mrike malesore dhe Lindite mirditore kjo qeveri ka vertet intelektuale bashkkohore.

    Reply to this comment
  15. ARBER RADOMI August 5, 16:21

    Edhe Geg , edhe Hysen , s’eshte kush tjeter vec alias ministrja Lindita Nikolla , qe autolevdohet dhe autoshpallet pasuri kombetare . Kjo bibe e lyer dhe e perlyer , s’eshte gje tjeter , vecse nje gjarper me syze. Mediokre tipike , si Mrika . Felaj , Kumbaro dhe Harito , kjo bjonde e sforcuar dhe e vuajtur , i di shqiptaret , sic dhe eshte vete , thjesht nje fycke konviktoro – provinciale , teksa rreket te na mbushe mendjen se ka dale shkelqyeshem ne MASTER , ngaqe profesore te shquar perbenin trupen mesimore te UFO-s , te cilet e kuptuan ne ajer inteligjencen e kesaj Lindnate , madje gati sa nuk parashikuan ministerllekun e ardhshem te saj !!! Po kur keta profesore te shquar perbenin trupen mesimore te ketij universiteti , perse e mbylli ate kjo ministre , apo kjo universitetet i di parcela te mbjella me kubike ?!!! Edhe femijet me naive e dijne mire se cilesia e nje shkolle , e cdo niveli qofte ajo , percaktohet se pari nga aftesia dhe kualifikimi i trupes mesimore , por per cudi kete s’e ditkerka vete ministrja ” rilindase ” e Edverit , te ciles po te qe mashkull , do ti kendohej ajo kenga e njohur : Ti Halim , je i zoti per arsim !!!

    Reply to this comment
  16. ARBER RADOMI August 5, 16:23

    Madje dhe ministre me pahir vane dhe e vune !!!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*