Nikolla: Miratoj me të dyja duart kërkesat e studentëve

December 6, 2018 15:21

Nikolla: Miratoj me të dyja duart kërkesat e studentëve

Ministrja e Arsimit Sportit dhe Rinisë Lindita Nikolla ka njoftuar pasditen e sotme se ka marrë një kërkesë nga Këshillat studentorë për 3 pikat e tjera që janë kushtet e vendosura nga studentët.

Ministrja tha se është dakord që pas shfuqizimit të VKM, që ishte kushti i parë i studentëve të ngrihen grupe pune për zgjidhjen e tre çështjeve të tjera, me pjesëmarrjen edhe të studentëve.

“Faleminderit që keni përcjellë të gjithë komunikimin në këto ditë. Më vjen mirë që kam marrë reagim inkurajues nga disa këshilla studentorë.

Kemi kohën që presim një angazhim edhe më të madh të studentëve për modernizimin e çdo institucioni të arsimit të lartë. Kjo protestë tregoi se sa pak informacion dhe sa pak komunikim kishte tek studentët për atë që sjell reforma e arsimit të lartë.

Më shumë se sa rëndësia për të shfuqizuar pikën 4 të VKM kjo protestë shërbeu si një katalizator për një debat shterues brenda universitetit. Kam marrë një kërkesë nga këshillat studentorë që e miratoj me të dy duart që të ngrihen grupe pune për 3 pikat e tjera.

Jam shumë dakord për të ndërtuar një dialog ku çdo aktor në jetën e universitetit t’i bëjë transparente për gjithçka që bëhet në jetën universitare”, deklaroi ministrja Nikolla.

Ministrja Nikolla mblodhi sot me urgjencë rektorët dhe dekanët e fakulteteve të Tiranës pas protestës masive të studentëve.

Studentëve vazhdojnë ende të qëndrojnë para Ministrisë duke kërkuar përgjysmim të tarifave të shkollimit dhe kushte më të mira e kanë deklaruar se nuk do të tërhiqen nga kërkesat e tyre që janë 4.

l.h/ dita

December 6, 2018 15:21
Komento

18 Komente

  1. Arben December 6, 15:32

    Injorante dhe hajdute.

    Reply to this comment
    • genci December 6, 16:57

      ngelsa qe kane frik se zdo marrin provimet se kudo qe te shkosh pasi e provon 2 here provimin heret e 3 e siper paguhet jo vetem ne shqiperi po kudo ne europe keto zdine ca kerkojne

      Reply to this comment
      • mirel December 6, 17:18

        Jo or ti. Nuk mund te kopjosh cdo gje nga bota si majmun.
        E drejta e studentit per te dhene provimin duhet te jete brenda te drejtes per bere shkollen. Pedagoget jane ata qe paguhen nga shteti me taxat e popullit. Nuk ju pelqen le te ikin.
        Studenti ka ligj noten. Nuk kalon le te largohet dhe ai.

        Reply to this comment
      • loni December 7, 06:41

        edhe un jam dakort me GENCIN(mos ma merni per ters se ne genci i themi tjeter gjoje)qe keta ngelsa kane frike e zdo marrin provimet e qe po se morre per here te pare e te dyte paguhet kuo ne bote.Ja psh:Genci ka pague per te bo tetvjecaren e pasi moro deftesen ka pague per shkollen profesionale,ndaj ai thot qe kujdes!Apo jo or genc!

        Reply to this comment
    • O njoni m i December 6, 17:22

      pse nuk i bien pedagogeve keta studentet dhe rektoratit se ajo dihet qe rektorati i propozon keto te gjithe rektorat jane hajduta

      Reply to this comment
  2. mirel December 6, 15:51

    Bravo studentet. Vetem keshtu e do ky shtet hajdut. Me dru kokes

    Reply to this comment
  3. fery December 6, 15:52

    A mose po nxiten keto protesta te studenteve nga Qeverija dhe opozita e Tiranes per te shmangur vemendjen e opinionit shqiptar nga zhvillimet e rendesishme aktuale ne Kosove …apo keto jane protesta per probleme qe vertete kane studentet ..?

    Reply to this comment
    • mirel December 6, 16:15

      Cdo gje eshte e mundur, por nuk kane faj studentet pse populli nuk do tja dije per problemet e rendesishme.
      Ne fakt studentet duhet te jene te paret te kerkojne anullimin e mareveshjeve me Greqine dhe doreheqen e ministres se kultures pas lahutes serbe.
      Fakti qe nuk kane asnje lloj reagimi per jete tregon qe ndjeshmeria jone si popull eshte minimale ndaj ceshtjeve madhore te vendit.. Zero

      Reply to this comment
      • fery December 6, 16:42

        Aspak nuk i gjykoje studentet dhe protestat e drejta te tyre mirel , aspak jo por , koincidence apo jo gjithmone kure ka zhvillime te rendesishme ne Kosove , sipas nji tradite gjenden arsye te llojellojshme per shperqendrimit e vemendjes se opinionit shqiptar nga Kosova ..!

        Reply to this comment
        • mirel December 6, 17:23

          Ky eshte problem i shqiptareve fery. Nuk e kane mendjen aspak cfare pislleku gatuan politika ne kurriz te tyre. Dhe vene e dramatizojne problemet e studenteve.
          Ne kohen time Berisha na dha 20 mije leke ne muaj. Iahte me shume se pensionet. Por ama nuk u rendua ekonomia shqiptare nga kjo.
          Politikanet jane ata qe vjedhin dhe shesin Shqiperine.
          Populli ka merak te xhindoset me studentet.
          Deficence morale dhe mendore.
          Shiko cfare u be ne France? Ketu protestuesit e Kukesit u quajten vandale.
          Ka me skandal se kaq?

          Reply to this comment
      • fery December 6, 19:09

        Ndieshmerija jone si popull reflektohet permes perfaqesuesve te zgjedhur kurse perfaqesuesit e zgjedhur po shiten e po blihen nga Serbija ne menyre qe ta vene ne dyshim dhe lahuten te prezantojne ne UNESCO edhe si kulture edhe “serbe” .
        Tani mirel, ne shqiptareve s na mbetet gje tjeter por qe tani ta nisim luften ne mbrojtje nga serbet opingat tona ne UNESCO si mbathje te lashta iliro-shqiptare sepse , sepse me gjase edhe opingat nqs.na dalin nga dora do te ua mbathim ne kembe pergjegjese te Ministrise se Kultures nga nji pale

        Reply to this comment
  4. enveri December 6, 16:56

    Studentet po shkojne ne drejtim te ditur pa e ditur ca po kerkojne ata qartazi po shfrytezohen nga lsi dhe pd per keto qe po bejne se protesta duhej bere te rektori jo te ministria

    Reply to this comment
    • mirel December 6, 17:25

      Nuk i gjen gje studenyet po he.
      Te marrin nga nje cope diplome dhe te zhduken jashte.
      Fundha ljo duhet ti interesoje dhe Ramutit qe nuk ka se cfare ti ofroje ketij populli pervec vjedhjes dhe shitjes

      Reply to this comment
  5. Aliu nga Selenic December 6, 19:24

    E pa afte. Nuk duhej ti hynte kesaje velle.! Duhej te mendohej mire.!
    Studentet tani do te shperblehen me dhjeta se po realizoin progrmin e atyre qe nuk e duan shqiperin.!
    Lufta per ta nderprer reformen ne drejtesi.
    Studentet mjeran perdoren tani per intersa te klases me te korruptuar ne shqiperi.
    Lindita u dhe Gurin edhe Arren ketyre antikombetarve qe vetemm vendin e tyre nuk e duan.!

    Reply to this comment
  6. taksidari December 6, 19:25

    Eshte per te ardhur keq qe ne krye te ministrise se arsimit eshte nje zonje qe nuk e meriton te jete as mesuese e thjeshte ne 9-vjecare.Pse? Sepse:
    – Rezultatet e saj te shkolles se mesme dhe asaj te larte,jane minimale;5.8.
    – Masterin e ka ”kryer” tek “Kristali”,pjese e kjoske universiteteve te mbyllura.
    -Mendoj se komentet jane te teperta.

    Reply to this comment
  7. info analitike December 6, 22:27

    O Zot shiko cfare shkruajne militantet e Dites qe as nuk ia kane haberin se cfare ka ndodhur me reformen e arsimit. Po mire o shoke meqe faji qenka i universiteteve perkatese e pedagogeve perse ministrja firmosi per te hequr ate pike te ligjit qe i kerkuan studentet? Ore po te gjithe me shkolle nate u ka rekrutuar partia?

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*