Nikolla-Ramës: Faleminderit për besimin

May 19, 2017 18:11

Nikolla-Ramës: Faleminderit për besimin

Pas marrëveshje se arritur mes kryeministrit Edi Rama dhe kreut te PD Lulzim Basha, ministrja e Arsimit Lindita Nikolla ne basë te këtij pakti nuk do ta mbaje me këtë post.

 

Për shkarkimin nga detyra ajo reagon sot dhe ka vetëm falënderime. Mes tyre ajo falënderon edhe kryeministrin Edi Rama që i besoi këtë post.

Statusi ne Facebook

Të dashur kolegë,

Mirënjohje, që falë punës suaj, unë kam marrë meritat. Ndjesë, që për shkakun e sulmeve ndaj meje, ju nuk keni marrë gjithçka meritoni.
Nuk di nga t’ia filloj për t’ju thënë se sa krenare jam për secilin prej jush, sa në borxh jam, po ashtu, për orët e zgjatura e pushimet e shkurtuara. Ndjesë!
Jam e bekuar që punova me ju dhe që mundëm të hartonim një reformë sistemike në sistemin tonë arsimor, që nga ai parashkollor e deri në arsimin e lartë. Ju do të mbaheni mend edhe si njerëzit që i dhatë fund një sistemi fiktiv në arsimin tonë të lartë, dukë shembur plot 22 universitete fantazëm, por edhe duke mundësuar një proces akreditimi si kurrë më parë. Mirënjohje!

Të dashur mësues,
Në ditë vendimmarrjesh të vështira, gjithmonë jam nisur drejt një shkolle për të dëgjuar nga ju dhe parë nga afër rezultatet e arritura apo të munguara. Ju kam takuar e dëgjuar në shkolla të rikonstruktuara apo me probleme të mëdha infrastrukturore, në qytet e në fshat, nga veriu në jug.
Mirënjohje për atë që më keni dhënë mua personalisht në këtë detyrë të vështirë, për të qenë e vërtetë, për të vëzhguar e dëgjuar, për të folur vetëm me punë, për të kërkuar ndjesë, për të mos u kompleksuar ndaj vështirësive, e mbi të gjitha, për të mos marrë mbi vete merita të paqena.
Ne jemi përfshirë në një reformë për të prekur “në çdo centimetër” arsimin. Por ajo duhet të vijojë, pasi kemi ende shumë për të bërë për shkollën që duam.
Ju sot nuk konkuroheni më nga diploma fiktive të universiteteve fantazmë, që përgatisnin mësues, por as nga studimet part-time. Sot, përmes renditjes në Portalin “Mësues për Shqipërinë”, nuk ju duhet të tregoni tesrën apo xhepin për t’u punësuar, por vetëm meritën.
Më lejoni një lutje të dashur kolegë,
Jeni në përgatitjet e fundit të mbylljes së vitit. Lutem për një vëmendje edhe më të fortë ndaj Maturës Shtetërore.
Ju përgëzoj për informimin e çdo maturanti, por ai duhet të vijojë të jetë prioritet i çdo dite. Të mos lëmë asnjë shteg keqinformimi dhe përdorimi të maturantëve nga askush.
Të dashur pedagogë e profesorë,
Faleminderit për gjithë mbështetjen, këshillën dhe kritikën që më keni dhënë. Komunikimi me ju ka qenë tejet i vyer për mua dhe besoj se ia dolëm ta kthejmë në një standard institucional midis MAS dhe universiteteve.
Nuk dua të rendis shumçka mundëm të ndryshojmë bashkarisht, pasi nëse janë reale ato flasin vetë, por të përcjell besimin se garancia e reformës në arsimin e lartë jeni ju. Mirënjohje!

Të dashur sportistë,
Mirënjohëse që fati e deshi të përjetoja si Ministre e Sportit krenarinë e rezultateve tuaja. Më keni dhënë shumë nga pasioni dhe këmbëngulja juaj. Krenare që qeveria e Edi Ramës investoi në sport si kurrë më parë, por edhe që e ktheu sportin në një komponentë të rëndësishëm të edukimit.
Faleminderit e mirënjohje për çdo socialiste e socialist që më besoi e mbështeti në rrugën e largimit të politikës nga arsimi. Me largimin tim si minister, mbetet ta vërtetojnë edhe ata që e dyshuan sot në opozitë, por që e instaluan në mënyrën më të shëmtuar dje në pushtet.

Faleminderit Edi Rama, për besimin dhe mbështetjen që i dhe një mësueseje me sfidën për të përmbushur pritshmëritë përballë situatave aspak të lehta.
Kemi ende shumë për të bërë, por shumë më shumë për të humbur, nëse kthehemi pas.
# EdiRAMA#PërShqipërinëQëDuam#PS

May 19, 2017 18:11
Komento

2 Komente

  1. Novruz Taip Vishanji May 19, 18:36

    NA KEPUTE SHPIRTIN

    moj e dashura mesuese qe vetem si e tille nuk mund te perlyesh emrin e atyre mijere e mijera mesuesve e mesueseve te vertata qe i kane sherbyer shqiptareve dhe Shqiperise, ne dekada.

    Ti, me ate naftalinen qe emban edhe nen jastekun te te arte, qe te dhuruan universitetet private, arrite vetem ti largosh bythes tende, ato tartabiqet gjakpirese qe jua leshove me shumice brezit te te rinjve e te rejave qe enderruan per nje te ardhme me tew mire.
    U shkaterrove perspektiven, u nxive te ardhmen, i vure nje rrjet me tela te gjembosur, te rinjve te çdo moshe te ketij vendi qe te lulezoi pas ndonje ferre te mallkuar nen ujrat e ndotura me jashteqitjen e Spaçianeve, aty tek ku bashkohen Fani i Madh me ate te Vogel.

    Ik moj laraske me kamufazh postmodern, je, ishe dhe do mbetesh, injoranca dhe shkaterrimi i kultures dhe dijes ne Shqiperi. Demi qe i bere arsimit shqiptar, do duhet kohe teper e gjate per tu rikthyer ne nje sistem te shendoshe, te vertete e miklues, per te nxitur shqiptaret e se ardhmes qe te mbingopen me kulture, arsim, e deshire per tu bere te barabarte, me gjithe similet e tyre ne vendet e botes perendimore, e pse jo edhe t’ja kalojne atyre me mendjelartesine e tyre te bazuar ne shkence e dituri.

    Ike dhe i le nje njolle te zeze edukimit te brezave qe do ndertojne te ardhmen e afert, se ate te largeten besoj se do vijne te tjere qe do e bejne realitet.

    Reply to this comment
  2. anticensurë25642654 May 19, 18:39

    lindi
    tashti e tutje krijo kultin e ramës dhe falju!!
    fillo me
    “dhe rama tha dritë dhe gjithësia u ndriçua”
    “dhe rama tha hani mut sa të doni se unë bëj me kuintalë,dhe ju hani sa të fryheni”
    “dhe rama tha hajeni në gjunjë si qënt,dhe ju e falenderoni për besimin”
    mirë ti moj motër se ke përfituar,po këta të tjerët që hanë mut kot nuk i kuptoj!!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*