Nikolla: Studentët kanë gjithmonë të drejtë, meritojnë të dëgjohen

December 6, 2018 21:33

Nikolla: Studentët kanë gjithmonë të drejtë, meritojnë të dëgjohen

E ftuar në emisionin OpenTop Channel, ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla u dha të drejtë studentëve në protestën e tyre.

“Kanë të drejtë studentët, kanë gjithmonë të drejtë dhe meritojnë që të dëgjohen”, u shpreh ministrja.

Që të jem e drejtpërdrejtë si dhe e sinqertë. Ka qenë një shqetësim në aspektin personal. Nga ana tjetër është një moment shumë i mirë në kuptimin e plotë të fjalës që arritëm në një moment që studentët të reflektojnë nëpërmjet një komunikimi serioz dhe është një moment i ri për të modernizuar institucionet e Arsimit të Lartë. Zëri i studentëve duhet të dëgjohet. Kam dëgjuar kërkesat e tyre që kanë evoluar. Ditën e parë kishin dy dhe ditën e dytë u bënë katër. Unë kam kërkuar të takohem me ta edhe në zyrën time ose në auditore. Gjenerata më e vyer që ky vend ka nuk meriton të bënim një komunikim në rrugë dhe nuk u pa e arsyeshme. Ata kërkuan që të dilja në shesh që të komunikonim. Kanë të drejtë studentët, kanë gjithmonë të drejtë dhe meritojnë që të dëgjohen.”, u shpreh ministrja Nikolla.

v.l/ Dita

December 6, 2018 21:33
Komento

2 Komente

  1. Lili December 7, 07:51

    Po sikur t’i kishe ndegjuar para se te shpallis kete Vkm ,nuk do kishte ndodh kjo proteste o debile.
    Kjo ndodh me debilete : pa vulnetin e tyre ndodhin gjerat,ne kete rast zgjimi nga gjumi i shoqerise fale studenteve..

    Reply to this comment
  2. Dn December 7, 07:53

    Eshte aq ironike po aq simbolike me i ardh fundi rrenave te qeverise nga nje e paafte qe me kristal diplome u katapultuar ministresha e Arsimit!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*