Nikolla takon maturantët: 75% e kuotave në raundin e dytë

September 21, 2016 18:48

Nikolla takon maturantët: 75% e kuotave në raundin e dytë

Ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla ka zhvilluar pasditen e kësaj të mërkure një takim me maturantët, të cilët i ka njohur me kuotat e lira pas raundit të parë të regjistrimit në universitetet publike.

“Në fazën e parë janë regjistruar 7.000 maturantë, 5.000 prej të cilëve në universitete publike. 75% e kuotave janë në dispozicion të maturantëve në raundin e dytë”, ka thënë Nikolla.

Sipas ministres, raundi i dytë i regjistrimeve do të nisë më 23 shtator dhe falë sistemit të ri arsimor do të ofrojë mundësitë më të mira për të rinjtë.

“Ky sistem do të japë mundësitë për shfrytëzimin e çdo kuote të lirë. Garantojmë që fundi i këtij procesi do të shënojë një epokë të re”, ka thënë Nikolla.

September 21, 2016 18:48
Komento

3 Komente

  1. Kapter baba nga burgu i Lezhes qe u ... September 21, 21:15

    Cdo vit ne Albanistan fillon nje epoke e re, mos e beso po deshe.

    Reply to this comment
  2. arsimtaret September 22, 08:45

    ik moj e korruptuar koke e kembe,ske turp

    Reply to this comment
  3. info analitike September 22, 10:03

    Cfare domethene kjo loja numerike me kuota. Dikush kerkon te studioje gjuhe leteresi e perfundon tek gjeologji-minierat e anasjelltas. Dikush tjeter ekonomi, juridik e perfundon ne arkitekture apo inxhinjeri ndertimi. Vertet mendon ministrja se keshtu e ka realizuar planin!!!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*