Nina Smirnova: Shqiptarët, të pafat, por, edhe kur u vjen, e kanë fat të ngatërruar

March 20, 2016 10:32

Nina Smirnova: Shqiptarët, të pafat, por, edhe kur u vjen, e kanë fat të ngatërruar

Histori e parë nga larg, dhe jo vetëm nga larg, por edhe ftohtë, pa pragmatizmat e paragjykimet e zakonshme lokale, pa ideologjizimet politike ekstreme, siç kanë qenë te ne, albanologja ruse Nina Smirnova në “historinë” e saj shqiptare sjell dëshmi dhe fakte të reja përmes shfrytëzimit të arkivave të panjohura të Moskës, Beogradit, Parisit, Berlinit, Londrës, Romës, Athinës e Tiranës.

Libri i saj me 800 faqe ka vite që është botuar, por tani, pas ndërhyrjes brutale të politikanëve ndaj historisë, merr vlera të veçanta. Këndvështrimet nga e cila ajo e sheh historinë e Shqipërisë hedhin dritë mbi mjaft anë të errëta, të shtrembëruara e pak të njohura mbi figurat, peronazhet, personalitetet dhe momentet historike më kulmore gjatë shekullit XX.

Kush është Nina D. Smirnova

Nina Dimitrjevna Smirnova (1928-2001) ka qenë historiane ruse, doktore e shkencave historike, albanologe. Lindi në Leningrad. Kreu studimet e larta në Universitetin “Lomonosov” të Moskës. Është marrë kryesisht me studimin e historisë së popullit shqiptar gjatë shek. XX. Mësoi gjuhën shqipe në Moskë dhe shërbeu si përkthyese në Tiranë (1955-1956). Smirnova ishte njohëse e shkëlqyer e gjuhës shqipe dhe njihte fare mirë frëngjishten, italishten dhe anglishten, lexonte gjermanisht dhe greqisht.

Smirnova është një nga autoret më serioze që është marrë me studimin dhe interpretimin e historisë shqiptare. Ajo është e njohur jo vetëm në botën akademike ruse, por edhe në arenën ndërkombëtare për qëndrimet që ka mbajtur ndaj Shqipërisë dhe kontributin në pasurimin e historiografisë shqiptare me argumente, interpretime dhe dëshimi arkivash të panjohura dhe të paqëmutuara gjer sot.

foto-Nina-SmirnovaNina D. Smirnova është autore e gjashtë monografive historike kushtuar marrëdhënieve ndërkombëtare, rajonit të ballkanik në periudhat më të ndezura e të trazuara të këtij shekulli. Ajo është marrë me historinë e Shqipërisë gjatë gjithë jetës së saj, duke filluar që në vitin 1952, kur ka shkruar artikullin e parë, e deri ditën që u nda nga jeta, më 29 qershor 2001. Ajo është vlerësuar si historiania më e shquar ruse që është marrë me historinë e popullit tonë.

Ka botuar një varg monografish, studimesh e artikujsh për çështje të ndryshme të historisë së Shqipërisë dhe të Kosovës, ndër të cilat: “Politika e Italisë në Ballkan 1922-1935, “Çështja shqiptare, cili është thelbi i saj?”;  “Kriza ballkanike (Kosova) në kontekstin e sigurisë kombëtare të Rusisë: Vështrim në shekullin XXI”;  “Historia e Shqipërisë në shekullin XX”, bashkautore e  “Histori e shkurtër e Shqipërisë” etj.

Nina Smirnova në librin “Historia e Shqipërisë përgjatë shekullit XX”, që është përkthyer në dhe është botuar në shqip sjell dëshmi dhe fakte të reja përmes shfrytëzimit të arkivave të panjohura të Moskës, Beogradit, Parisit, Berlinit, Londrës, Romës, Athinës e Tiranës. Në këtë botim voluminoz prej gati 800 faqësh, përfshihen mbi 250 bibliografi të reja, të panjohura më parë. Smirnova ishte njohëse e shkëlqyer e gjuhës shqipe dhe njihte fare mirë frëngjishten, italishten dhe anglishten, lexonte gjermanisht dhe greqisht. Këndvështrimet nga e cila ajo e sheh historinë e Shqipërisë hedhin dritë mbi mjaft anë të errëta, të shtrembëruara e pak të njohura mbi figurat, peronazhet, personalitetet dhe momentet historike më kulmore gjatë shekullit XX.

Veprimtaria shkencore dhe albanologjike e Smirnovës njihet nga autoritetet shkencore të vendit tonë. Megjithëse ajo la një trashëgimi të pasur për Ballkanin e me gjerë, Shqipëria e historia e popullit tonë mbeti “dashuria e parë” e saj, të cilën nuk e harroi asnjëherë, as në ditët më të vështira për marrëdhëniet midis dy vendeve tona. Ajo është dekoruar me urdhrin “Naim Frashëri” të kl. I.

March 20, 2016 10:32
Komento

2 Komente

  1. Henrik March 20, 23:24

    Per t’i hequr njollen e poliagjentit,M.Shehut,jane dashur te shkruhen per vite te tera dhjetra shkrime,bile ne faqen e pare,ndersa per te bere te njohur kete historiane te madhe,mjaftohen vetem ca rreshta!!!

    Reply to this comment
  2. Eri March 23, 08:58

    Po cdo gje eshte me nje paramendim Henrik…e kujt i intereson se sa vlen Nina…nese Nina do ishte spiune atehere po ..ishte lajm…ose nese do kishte qene e dashura e dikujt do kishte lajm….eh henrik

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*