NIP NË VUNO…

Abdurahim Ashiku April 3, 2016 12:00

NIP NË VUNO…

Edi Rama, kryeministër i Shqipërisë dhe socialist i mbrëmjes, mësova dje se qenka nip në Vuno të Himarës. “Si nip nga Vunoi, tha dje Ai, jam në të drejtën time që kësaj toke t’i krijohet mundësia të rilulëzojë dhe në pleqërinë që afrohet dhe mua dhe Koços dhe të tjerëve që janë mirëpritur të na krijohet mundësia të vijmë dhe të na kujtohet hapësira aty sheshi i vogël afër lapidarit ku pleqtë mblidhen dhe flasin për hallet e botës”.
Unë në jetën time një herë kam kaluar nëpër Himarë, pranverën e vitit 1962 dhe njëherë kam qëndruar në Dhërmi, trembëdhjetë ditë të gushtit 1972. Himara më vjen paksa turbull kurse Dhërmiu më vjen paksa më qartë, në pamje të bregdetit, molin e vogël zgjatur mbi shkëmb, ishullin-shkëmb diku 8-10 metra larg bregut dhe, paksa më tutje, një vilë ku ato ditë pushonte daja i Edit…
Unë jam dibran dhe nip me rrënjë paksa të thella nga një fshat që i merr rrezet e diellit i pari dhe i lëshon po i pari. Fshati ka një shpellë ku strehoheshin e gatuheshin trimëritë dibrane në beteja pa mbarim kundër turqve osmanlinj e serbëve sllavë. Matanë majës së malit ka një mrekulli të gjelbër pyjesh pa fund e lotësh zanash mbledhur në liqene njeri më i bukur se tjetri. I kam shëtitur ato vende dhe bukurinë dhe begatinë e kam të shkrirë në shpirt e më rrjedh pambarim në qarkullimin e madh dhe të vogël të gjakut.
Për tek liqenet nga mezi i viteve gjashtëdhjetë u hap një rrugë e ngushtë me kalldrëm natyror që i qarkonte kaltërsitë dhe lulet mbi ujë në një gjarpërim pa mbarim.
U gëzuan malësorët dhe i thurën këngë rrugës gjarpëruese, e në çdo mes gushti festonin duke mbledhë e derdhë ngjyrat e veshjeve dhe vargjet e meloditë e vjetra pagane e të kohës.
U gëzuan njerëzit si në atë meselenë e bariut që bëri byrazer gjarprin dhe e futi në gji ta ngrohë.
Helmi do të vinte ngadalë-ngadalë në fillim, e turravrap më vonë. Sëpatës i vunë një bisht të gjatë nga një lis i madh i rrëzuar nga furtuna. Sëpata nuk e hëngri dot pyllin mijëra vjet ndërrim trupash e rrënjëzim filizash. E hëngrën zinxhirët me zhurmën gërvishtëse e rënien bubulluese, makinat e rënda në gjarpër-kolonë pa mbarim ditë e natë…
U zhvesh lakuriq pylli e u terën në diell liqenet. U thanë burimet e u dogj bari…
Ai vend i bukur ku zanat ushqenin gjolet me lotët e “Bukuroshes së Liqenit të Koçekut” ka mbet vetëm në fotografitë e largëta në kohë.
Lexuesit ma marrin lapsin e shkruajnë me germa të mëdha emrin e vendit, emrat e liqeneve, emrat e pyjeve me pronarë legjitimë…
Unë nuk po i përmend që mos më lagin tastierën e kompjuterit pikat e lotit të mallit dhe të brengës.
Unë, tash në pleqëri prej 15 vjetësh, dua të shkoj atje. Dua të ulem e të mbush grushtet me ujë tek ai curril i vogël që ta thyen shishen e birrës në dorë nga të ftohtit, kroi me lug druri tel liqeni që mbjell, rrit e lulëzon zambakë të bukur uji…
Dua, por nuk më bën as syri, as hunda, as veshi, as mimika e fytyrës, e as këmbët.
Sikur Edi Rama t’i binte atyre rrugëve n’daç të përpjetave të Çidhnës, n’daç atyre të Mirditës, n’daç atyre të Stelushit dhe “nip i Shqipërisë” të zgjonte bukurinë e atij vendi, do të ngrohesha dimrit pa djegë një dru e do freskohesha duke hap dritaren e mbledhë në mushkri ozonin e pishave të kthyer në oksigjen.
Edi Rama është nip në Vuno dhe bashkë me Koçon, tash kur po “u afrohet pleqëria” i ka shkuar mendja të kërkojë “të na krijohet mundësia të vijmë dhe të na kujtohet hapësira aty sheshi vogël afër lapidarit ku pleqtë mblidhen dhe flasin për hallet e botës”.
Këngë e bukur me iso labe kjo për një kryeministër që ka marrë “më këmbë” Lumin e Vlorës për të zbritur teposhtës së malit drejt “tokave të dajallarëve”…
Mirë thonë në Dibër, “Nipi i mirë shtin pushkë për dajën”…
Ika me mend dislokuar në bukurinë e bukurive të maleve shqiptare, me “Të bukurën e liqenit të Koçekut” në mendje që u detyrua të fliste kur i dashuri i saj i vuri në fyt thikën. Foli dhe u zhduk për të mbetur në legjendë…
Ika për të marrë teposhtës së Çidhnës, për të udhëtuar “Rrugës së Rinisë”, për t’u ngjitur në Sukë të Arrasit, për të hedhë sytë vendlindjes e vend betejave të Gjergjit të Gjon Dibranit e për të marrë frymë në fshatin tim të lindjes, për të ndërtuar me mend, në majë të kodrës në truallin e të parëve të mi, një kullë me qerpiçë me një ballkon që sheh gjolin e Skavicës, vepër “në ndërtim” të Edi Ramës.
Desha në kthim të udhëtoja Rrugës së Arbrit, rrugë e premtuar solemnisht nga tre “kokat pa kokë” të Nanos, Berishës dhe Ramës…
Të tre janë betuar në “gurë e në dru” se do ta ndërtojnë Rrugën e Arbrit!!!
Fol e luaj, i thonë kësaj në Dibër.
Loja e Edi Ramës në udhëtimet e veta si “nip i Vunoit” bie erë. Dibra ka disa “bij” e “nipër” në Kuvend. Pa gojë. Pa laps. Pa trup. Pa kokë. Pa këmbë… I ka marrë Drini… Shpresoj t’i nxjerrë në ndonjë cekë…

Abdurahim Ashiku, Athinë

Abdurahim Ashiku April 3, 2016 12:00
Komento

15 Komente

  1. Frank+ April 3, 12:27

    Paske qelluar arme kunder turkut?????
    Po pse nuk paske emer shqiptari,po quhesh abdurrahim????????Te tille emer ka ne turqi dhe ne arabi.
    ik ore ha ndonje hashure se nuk krahasohet maloku me bregdetin.juve ju beri skllever turku nuk ka gje me te ulet se te marresh emrin e turkut o abdurrahim.Spiro Kolekes ti rruash koqet se ju mesoi si te laheshit dhe ju solli driten se para komunizmit ishit me keq se ne Jemen.Rama eshte nip nga bregu dhe e di qe sa ka bregu histori maloket nuk i kane drure.

    Reply to this comment
    • dg April 3, 13:13

      Po ti ,perse nuk ke emer shqiptar???Hajde futi nonje makarona ,e leri patriotizmat,per ata qe nuk e shiten kurre by….en.

      Reply to this comment
    • Lion April 3, 17:30

      More Frank,po pse vete e ka zgjedhur apo I a kane vene te tjeret? Po pse nga emrat I vlereson njerezit more zoteri? Po cfare mendimi ke per enrat e kinezeve?Ty te pelqen “emri” qe I ke vene vetes po pse nuk shkruan me emrin tend te vertete qe gjykojme per te?

      Reply to this comment
  2. XUME PROTOPAPA April 3, 12:41

    PASKE HARRUAR ATE DITE

    kur gjyshi yt dhe i Shkelqimit (Cani), te strehuar ne çadra te sajuara enkas me gjethe fiku e dege pishe, pas termetit te fuqishem te viteve tridhjete te shekullit qe lame pas, mblodhen tufa me “lule dele” per t’ja dhuruar nje fare Benito Musolinit, qe zbriti me helikopter per t’ju ngushelluar per fatkeqesine qe u kish ndodhur.

    Nuk kish as rruge e as rrugeza aso kohe te bera nga ju banoret e çuditshem me emra anadollake, te ngelur apo ngujuar nga sulltanet e turnit, ne pese shekujt qe lame pas. Ai, Musolini, erdhi per t’ju dhene kurajo e premtuar nje jete me te mire, gjithe ju birbove qe i sherbyet me zell e perkushtim shume vite me vone.

    Reginald Hibbert, nje anglez jetues i ngjarjeve te luftes se dyte boterore ne zonat e Dibres shkruan:
    “Beteja nisi me aksione të forcave lokale, pa dyshim të orkestruara nga Faik Shehu, Haxhi Lleshi dhe Esat Ndreu. Një anëtar i Këshillit Nacionalçlirimtar të sapoformuar të Dibrës, Aqif Lleshi, sulmoi kullat e Hysni Demës në drejtimin jugor të Dibrës dhe i dogji. Hysniu, vazhdon shpjegimin e tij misionari anglez, kishte qenë një kryetar i njohur i xhandarmërisë, me një histori të gjatë bashkëpunimi me italianët dhe gjermanët. Ai ishte gjithashtu një armik familjar i Aqifit. Nga veriu i Dibrës vetë Faik Shehu me Esat Ndreun dhe çetën partizane lokale kapën qytetin e Peshkopisë më 6 korrik. Myftar Kaloshi i njohur si bashkëpunëtor i italianëve dhe i gjermanëve, marshoi mbi Peshkopi për të dëbuar Faikun dhe partizanët, por u zbrapsën, ndërsa vetë u plagos për vdekje.”

    Nga kjo tabllo e shkurtër e nxjerrë nga një misionar i huaj aleat, i pranishëm, kushdo e nxjerr përfundimin se Lufta Nacionalçlirimtare në Dibër nuk ishte njëlloj si në zonat e tjera të Shqipërisë.
    Shkurtimisht mund të themi se Lufta Nacionalçlirimtare në Dibër ka patur disa veçori të cilat konsistojnë së pari , në faktin historik të padrejtësisë së ndarjes së kufijve të vitit 1913, ku mbeti jashtë Shqipërisë gjysma e Dibrës dhe e dibranëve.
    Së dyti, tek mungesa e bashkëpunimit, ose bashkëpunimi vetëm në letër i forcave antifashiste të Maqedonisë me forcat antifashiste të Shqipërisë, ku përfshihen jo vetëm komunistët, por edhe paria e Balli Kombëtar dhe Legaliteti.
    Së treti, tek ekzistenca e parisë së Dibrës, e cila për hir të së vërtetës duhet theksuar se ka patur vlera historike gjatë luftërave kundër turqve, serbve, bullgarëve, austrohungrezëve etj, por që gjatë luftës së II Botërore , me daljen në dritë të Frontit Nacionalçlirimtar (nënkupto të Partinë Komuniste të Shqipërisë) hezituan të përfshihen në luftë kundër pushtuesve dhe në disa raste edhe bashkëpunuan me okupatorët.

    Ndryshe nga dibranet tuaj, Vunoi e Himara dhane jete bijesh e bijash te tyre per çlirimin e ketij vendi, me shume se gjithe popullsia endacake e zonave te nostalgjise tende prej bariu delesh te zgjebosura.

    Andaj, Abdurrahmani (wow edhe ne Turqi nuk gjen sot emer si i yti ) i Ashikeve (zhigolo ne gjuhen moderne), para se te permallohesh per ferrat e Lures e djajte e zinj qe e banuan ate dikur, thiri pak ndergjegjes tende ne se e ke akoma te virgjer, per te nderuar jo Edi Ramen e dajallareve Kolekjane, e as Kokedhjeret e Himares labe, po ata mijra heronj edhe te heshtur, qe u flijuan edhe per ty, qe sot te mundesh te recitosh balladat tuaja pa kripe, i lire e pa ate “çinturen e virgjerise“ qe para ardhesit tuaj turkomane ta lane si trashigim per te na pellitur edhe ne dite zie edhe ne dite festash, me ate dibranizmin tuaj leshor, qe ben te qeshin edhe ruspijet e Uers se Tabakeve ne Tironen nga ku berbelit….

    Reply to this comment
    • UNIVERSITETI I DIBRËS April 3, 13:57

      PAK KULTURË PËR ZONJËN XUME

      …“ Unë kam mbaruar Universitetin e Oksfordit, por mbarova edhe një universitet të dytë, atë të Dibrës “ shkruan Reginald Hibbert…
      … “ Katër ditë në Dibër më kishin mësuar më shumë thelbin e politikës, se sa të gjitha librat për teorinë e kushtetutës dhe të ekonomisë politike që i kisha lexuar në Oksford “ – shkruan Julian Emery.

      Reply to this comment
      • XUME PROTOPAPA April 3, 18:04

        PATE FRIKE SE MOS HUMBISJE

        qe ke patakllosur dy here idiotizma qe vetem ti mund ti paramendosh !
        Meqe po te kruhet ja te te them edhe ate qe gjithe shqiptaret do e kujtojne me dhembshuri ne jete te jeteve: eshte nga Dibra nje fare Xhuglini, ajo qe varrosi per se gjalli emblemen ndriçuese te shqiptarizmit ne bote. Apo nuk e ke degjuar ndonjehere te flitet per vdekjen e avashte te Enver Hoxhes nga duar te pista edhe dibranesh me lidhje te shenjte me serbo-boshnjakun Ramiz Qelbesire Alia.

        Keni aq kulture ju universitaret e Dibres, sa qe ai hajduti i arit te Krrabes udhezoi Kuvendaret pak kohe me pare si ti jepnin te pinte uje gomarit me kova.

        Edhe edepsezi Blerim Çela me sa kam degjuar eshte nga ata te universitetit te Dibres, qe portokallet i “qeron” me thonj enkas te pa prere, e veshet i kruan me bishtin e pirunjeve te ngjyer ne salce domatesh te uthulluara.

        Ah se mos harroj, mbase je ti vete, Adem Bungurin e zbulimeve te medha te dy gureve te vendosur njeri mbi tjetrin, qe duhet te pengojne ndertimin e Skavices mbi Drinin e Zi. Per kete te fundit, e di cila eshte e verteta e Drinit qe u quajt “I ZI” ? Universitaret dibrane, pasi digjnin pyjet e Lures per te prodhuar thengjinj qymyri per muaj te tere, futeshin per tu lare ne ujrat e Drinit te gjore…….

        E sa per kujtese, zonjushe mund te jete jot’eme, une harallambin e kam akoma te fresket ne se te nevoitet per te permiresuar rracen tende te ndyre…

        Reply to this comment
  3. I.Troplini April 3, 12:58

    Te jesh nip nga Vunoi dhe te biesh ere?

    Vunoi? Ku e kam degjuar kete emer? Ah po,,,tani po me kujtohet. Jam ndalur njehere per tu pshurrur atje, asaj rruges qe gjarperonte dhe te binte te takoje nganjehere edhe nga ai lloj shqiptaresh, qe per 300€ ne muaj, kishin shitur jo vetem varret e te pareve por edhe tjegullat e shtepise,,,,sic i themi ne nga ana jone.
    Nip Vunoi? Ne te drejten time?
    Vend i vogel kjo Shqiperia jone. Po ti hysh me rrenje dhe dhemballe, dalim diku ne dege te trete, nipa e mbesa nga gjithkund. Jemi nga ato lloj nipash e mbesash, qe nuk na plas prapanica per asgje.
    Shikojeni si e kemi katandisur Shqiperine, ne nipat e mbesat. E kemi vene ne shitje, e kemi mbuluar me plehra deri ne centimetrin e fundit dhe i kemi hequr vetes te drejten morale, per te qene krenare per ndonje gje.
    Z.Ashiku. Vizita e Kryeministrit tone ne ne fshatrat e Himares, “nuk bie ere”. Ajo eshte pjese e asaj lloje qeverisjeje qe dikush i thyer ne moshe, e kishte quajtur ngopje me luge bosh. Asgje tjeter.
    Sa i perket niperise dhe mbeserise. Nuk e di pse do doja te isha nip i gjithe atij vendi. Tek vija dje nga Pogradeci ne drejtim te Prrenjasit dhe Librazhdit dhe shihja ate lum mbuluar me plehra dhe cdo dege shkurresh plot qese plasmasi, pyesja vetveten, a ka valle nipa e mbesa ky Librazhd? Pse e kane katandisur ne nje nevojtore te tille publike? Pse e kane bere si te ishte Kalkuta e Nenes Tereze?
    Dikush prane meje, me kujtoi se Librazhdi kishte perfaqesues te forte ne radhet e nipit nga Vunoi.
    Z.Ashiku. Jane djem e vajza, nipa e mbesa keta, qe jo vetem nuk “qesin pushke” per dajot por qe nuk ia vlen as ti permendesh.
    Ky vend, ia ka shitur nipat e mbesat, tellallerise dhe hajduterise. Ata syresh, qe nuk jane te tille,,,rine menjane dhe nuk flasin dot sepse nuk jane pjese e niperise dhe mbeserise kleptomane.

    Reply to this comment
  4. eli-tiv April 3, 13:01

    ….ne se edi eshte nip ne vuno ei do te bej dicka per te eshte vertet shume bukur..po te duash vendin nga vjen mund te duash edhe githe shqiperine….e nuk ka te beje qe nje dajo (dajo i nenes se tij) sic thote saliu ka qene…etj..me sa di ka patur edhe nje dajo minister i Fan Nolit….Sa per dibren mbaj mend qe u ndertua brenda nje muaj pas atij termetiit te madh….pavarsisht se shteti u angzhua atehere..po ka qene soldariteti i te gjithe popullit…..asnje zone nuk eshte ndihmuar si dibra …e veriu….Jugu u la ne harese…edhe sot kane shenjat e luftes se dyte…Sot me thone qe vete fshataret kthehen qofte edhe me pushime e ndertojne shtepine edhe fshatin…vete..vete..Beni edhe ju dicka vete…Mos prisni t’ju vij une..

    Reply to this comment
  5. tori April 3, 13:25

    abdurahim mor bire , ne pamje te pare duket sikur ke te drejte por po ta rilexosh shkrimin tend e kupton qe nuk ke te drejte . se pari duhet kuptuar qe shqiperia eshte nje dhe shume e vogel , se dyti ky nipi nga vunoi po punon qe te ktheje ne vend nje padrejtesi qe i eshte bere jugut te shqiperise nga nje maskara antishqiptar me emrin sali qeni qe me politikat e tija e ndau me dysh kete cop vend , ruga e lumit te vlores , vlora , vunoi , dhermiu jan lene ne dit te hallit dhe eshte ne nderin e kesaj qeverie tju japi dinjitet njerezve qe jetoj aty . te ftoj te zbresesh nje here mbas 44 vjeteve e ta shohesh me syte e tu si i kane lene ato zona te gjitha qeverit qe kane kaluar . edi rama nuk eshte nip ne pogradec , berat , kavaje ,lushnje , korce , lezhe apo ku di une , eshte nip ne vuno dhe eshte ne nderin e tija ti khej jeten dhe bukurin ati vendi qe zoti ja fali por qeverit e renuan

    Reply to this comment
  6. A.GRAMSH April 3, 13:29

    Frank +—m..!

    Qe te lexosh me pare duhet mesuar gjuha shqipe,qe te lexosh nuk do te thote qe gjithmon te kuptosh ate qe ke lexuar!
    Autori i ketij shkrimi pas 25 vjetesh nuk flet per ‘konfuze’ e analfabete por thote nje te vertete qe e dine 90 perqind e shqipetareve perjashtu 10 perqind ku hyjne ‘idjotet’,’militantet’GOMARET dhe ‘GAZETARET’qe :’KY VEND U SHKATERRUA NGA TE HUAJT ME KUJSLINGET SHQIPETARE socialSSaliste,metiste e salisjane!
    Deklaratat pupuliste te nje ‘bojaxhiu’ shpien uje ashtu si ‘beni nuk ecen vete’ tek ‘mullixhi SALIU!
    Nga na doli ky ‘piçiruk te na flase pas 25 vjetesh per VUNOIN kur 25 vjet i kane vene shqelmin historise,luftes e popullit shqipetar dhe kane mohuar 100 vjet shtet e jane tallur me heronjte zevendesuar me ‘HAJDARE’ e me nje nga intelektualet e rralle te luftes e mbi te gjitha PUNES-INXHINIER KOLEKEN–Me firmen e te cilit mban vulen rindertimi i shtetit shqipetar te pas luftes e me merita ndoshta edhe me shume se tere ish nomeklatura e sistemit ‘socialist’—-mohuar nga SALI RAMA!
    Blushat,Nanot e Ramushat jane ‘EUNUKET’ e dhenderrit serb Salise e antishqipetareve biberaj e fevzinj ArviZISE!

    Reply to this comment
  7. UNIVERSITETI I DIBRËS April 3, 13:58

    NJË PËRGJIGJE PËR ZONJUSHËN XUME PROTOPAPA

    …“ Unë kam mbaruar Universitetin e Oksfordit, por mbarova edhe një universitet të dytë, atë të Dibrës “ shkruan Reginald Hibbert…
    … “ Katër ditë në Dibër më kishin mësuar më shumë thelbin e politikës, se sa të gjitha librat për teorinë e kushtetutës dhe të ekonomisë politike që i kisha lexuar në Oksford “ – shkruan Julian Emery.

    Reply to this comment
  8. NASIFE April 3, 16:12

    100% Eshte nip nga vunoi ,eshte i afert i s koleken,qeveria komuniste e afroi se kishte interesa per njerez si koleka inxhinier elektrik ,ata qe luftuan shumica ishin te pa shkolle,koleka punoi pa u lodhur per te qene me ne kontroll e futen ne parti i dhane poste kur skishin nevoje ne menyre te heshtur e larguan,qe eshte nipi i spiros ja u ka thene saliu kok miu ,por kur te gjith po marin cfar sju takon ,edi pse mos mare ate qe i takon,

    Reply to this comment
  9. gjermani i fundit April 3, 19:08

    Te flase e ligjeroje sejcili per fshatin dhe nahijen e vet. Sala i pari restauroi kullen e barit…Gabimi i Edit eshte familjarizimi mbi argumentin, qe ne fakt e ben te shpenguar dialogun(por shpesh monolog), vecse nuk qellon gjithnje politikisht korrekte. Bregu duhet te zhvillohet si gjithe vendi, per pleq, rini e femije, Edi dhe Koco urofshin e mos u plakshin kurre!

    Reply to this comment
  10. GJENERALI ME SHAJAK April 3, 23:22

    BUKUR ! DAJAT SHTINË PËR NIP. SHTINË ME QUSKËR ME KOKRRA DËLLENJE TË KUQE…

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Sondazh

A ËSHTË EDI RAMA I MAJTË?

Shiko rezultatin