Nipi i Mustafa Krujës: Ju tregoj atentatin që i bëri njësiti guerril i Tiranës gjyshit tim

Roland Qafoku April 12, 2016 10:04

Nipi i Mustafa Krujës: Ju tregoj atentatin që i bëri njësiti guerril i Tiranës gjyshit tim

Eugjen Merlika, nipi i Mustafa Krujës, kryeministrit të 16-të të shtetit shqiptar, rrëfen pjesë nga historia.

Ai jep versionin e tij se si u plagos Mustafa Kruja nga njesiti gueril i Tiranës, duke treguar edhe xhaketën e shpuar nga plumbi.

Lexoni më poshtë intervistën dhënë për gazetarin Roland Qafoku në emisionin “Debati në Channel One”.

Jeni larguar nga Shqipëria në vitin 1991 dhe prej 25 vjetësh jetoni në Itali. Gjyshi juaj Mustafa Kruja është cilësuar tradhëtar nga historiografia komuniste. Çfarë ka ndryshuar në këto 25 vjet në këtë cilësim në Shqipëri?

Ju falenderoj që më jepni mundësinë të flas për historinë  e gjyshit tim, një figurë kontradiktore, por besoj do të kem mundësinë të shpreh mendimin tim. Ndryshimi është shumë i madh sepse gjatë këtyre viteve është shprehur për të, për veprimtarinë e tij, janë bërë diskutime edhe në TV ka mendime të ndryshme, vazhdon historia ta konsiderojë si personazh negativ, më tepër sesa pozitiv, por kjo është pasojë e një mendësie të trashëguar nga komunizmi dhe është vështirë të ndryshohet. Por ka përpjekje që figura e tij të shihet në kompleks, të mos gjykohet vetëm për kohën kur ka qenë krysministër. Unë falënderoj një pjesë të medias që kanë shkruajtur mjaft për figurën e tij.

Unë e kam cilësuar Mustafa Krujën po aq tradhtar sa Ismail Qemali, Ahmet Zogu dhe Enver Hoxha të cilët për një pjesë të shqiptarëve janë heronj dhe një pjesë janë tradhtar. Edhe Mustafa Kruja cilësohet për një pjesë hero dhe për një pjesë trëadhëtar. Do doja një koment për atë që mendojnë për gjyshin tuaj.

Mua më pëlqeu komenti juaj se ka trajtuar në dritë origjinale tradhtinë, me këtë akuzë është përballur edhe Ahmet Zogu edhe Ismail Qemali edhe Enver Hoxha. Ne si popull e kemi shumë të pakursyer këtë epitet. Tradhtar quhet dikush që tradhton një ideal për të fituar diçka për veten e tij, ndërsa në këto raste ëshët çështje konceptesh e mendësish politike. Ne jemi vend i vogël, në mes të dy popujve të tjerë që që kanë dashur gjithmoën të marrin tokat tona. Jemi të detryuar si popull të manovrojmë në këtë ambjent politik.

Përse Mustafa Kruja sipas jush nuk ishte tradhtar?

Vetë jeta e tij tregon se nuk ishte tradhtar. Që në rininë e tij ka punuar me pasion për atdheun. Qëkur ishte student në Stamboll është shquar për veprimtarinë atdhetare, për luftën për shkronjat shqipe, për të drejtat e komuniteteve, për të cilat ëshët përjashtuar nga universiteti, por më në fund u pranua pas një ndërhyrjeje nga deputetët e parlamentit. Gajtë gjithë jetës ai ka punuar për interesat e Shqipërisë. Akuza atij i bëhet për kohën që ka qenë kryeminsitër, pra gjatë kohës së pushtimit fashist. Ky është problemi më i diskutueshëm i jetës së tij. Ai e ka dhënë shumë mirë shpjegimin tek nëj dokument që i ka bërë qeverisë amerikane për të marrë strehim politik atje. Ai shpjegon motivet dhe rrethanat që e kanë shtyrë. Ai vetë thotë se kur ka ardhur në Shqipëri ishte i vendosur të mos pranonte asnjë funksion qeveritar në Shqipërinë e pushtuar. Nga 1939 deri në 1941 Mustafait i është propozuar 3 herë të bëhet mininistër i Brendshëm në qeverinë e Shefqet Vërlacit dhe Mustafai nuk ka pranuar. Është marrë me studime. Viti 1941 solli ndryshime të mëdha. I pari është bashkimi i trojeve shqiptare, Kosova, Dibra e madhe një pjesë e trojeve të Malit të Zi, ndërsa Çamëria sado që ishte në synimin e atdhetarëve shqiptarë nuk u realizua. Pra, bashkim solli një erë të re në historinë shqiptare sepse menjëherë pati entuziazëm të madh sidomos në Kosovë. Atje shkollat shqipe u hapën gjithandej. Më vonë filloi lufta mes BS dhe Gjermanisë, Hitleri vendoi të prishë paktin me Stalinin dhe e sulmoi. Sulmi i BS ndryshoi raportin e forcave në Evropë se në gjitha vendet e pushtuara u aktivizuan komunistët, të cilët deri atëherë kishin qenë pasive. Komunistët nuk ekzistonin deri në qershor të vitit 1941. E njëjta gë ndodhi dhe në Shqipëri. Në vjeshtën e vitit 1941 organizimi arriti majën me krijimin e Partisë Komunsite, që u krijua nga 2 jugosllavë si Miladin Popoviçi dhe Dushan Mugosha se grupet komunsite shqiptare nuk qenë të aftë në 2 vjet e gjysëm të krijonin parti. Ky moment shpjegon faktin që Mustafa Kruja pranoi të marrë qeverinë me propozimin e Jakomonit. Ai parashikoi që ky bashkim vihej në rrezik, sepse nëse lëvizja që po krijohej do të kishte sukses, do të rrezikonte pikërisht fitorja që ishte arritur. Ai pranoi të behej kryeministër që komunsitët të mos vinin në pushtet, sepse rezultati i parë do të ishte braktisja e trojeve shqiptare dhe së dyti do të vendosej një diktatur staliniane.

Po cila ishte më e rrezikshme komunizmi që po lindte apo lufta ndaj pushtuesëve italianë?

Italia se ajo ishte në gjendje lufte ndërsa komunizmi vërtetoi se qe shkatërrimtar për kombin, duke iu dorëzuar sllavëve tokat e Shqipërisë dhe vendosi diktaturë jo demokraci.

Por, i bie që Mustafa Kruja ka dështuar në këtë synim, pasi komunistët në këtë 1 vit, 1 muaj e 1 ditë që ai ishte kryeministër kanë kryer organizimin më të madh të tyre. U themelua Debatiku, u themelua gazeta “Zëri i Popullit” dhe Kushtrimi i Lirisë, u organizua konferenca e Pezës dhe u ngritën çetat e para bashkë me njësitete guerile. 

2Kjo është e vërtetë por ka arsyet e veta. Mustafa Kruja kur ka marrë qeverinë i ka vënë 3 kushte mëkëmbësit Jakomoni. Kushti i parë që Shqipëria të kthehej në vendimet e 12 prillit të 1939 të cilat ishin, bashkim kurorash, bashkim si shtetesh, por Shqipëria mbetej me të gjitha institucionet e saj, më vonë italianët i suprimuan këto institucionee dyta. E dyta të hiqeshin simbolet fashiste në flamurin e Shqipërisë. E treta Mustafa Kruja i kërkoi një forcë milicie prej 10 mijë vetash për të mbajtur rendin. Meqënëse këto kërkesa nuk u realizuan, ai nuk arriti të këtë sukses në projektin e tij, por kjo nuk do të thotë që ishte tradhtar dhe projekti ishte i gabuar.

Çfarë pasojash konkrete pati Shqipëria nga fakti që Mustafa Kruja ishte kryeministër. Sa shqiptarë vuajtën nga ky bashkëpunim i Mustafa Krujës? Kam parasysh këtu edhe një deklarim të Artan Shkrelit, këshilltarit të kryeministrit Rama sipas të cilit edhe ai po të jetonte gjatë Luftës së Dytë Botërore do bënte të njëjtën gjë që bëri Mustafa Kruja.

Unë e përshëndes këtë deklaratë të Artan Shjkrelit sio një studiues serioz dhe i saktë dhe e falenderoj për vlerësimin. Problemi është ky, cilat ishin interesat e Shqipërisë në atë periudhë. Bashkimi kombëtar dhe përballja me luftën në mënyrë sa më të mundur të padëmshme. Nuk ishte lufta ndaj fashistëve, ishte bashkimi kombëtar, qoftë dhe me përkrahjen e fashistëve.

Sipas jush, a bëri populli shqiptar rezistencë ndaj pushtuesve?

Qenë disa vatra rezistence të monarkistëve, por jo të komunsitëve, ata nuk kanë bërë asnëj rezistence. Deri në 42, Enver Hoxha rrinte te kafe Flora në mes të Tiranës, më pas nuk kanë bërë beteja të mëdha, kanë bërë luftë çetash në funksion të marrjes së pushtetit, jo në të mirë të vendit.

Ju po mohoni luftën që kanë bërë shqiptarët që morën armët për të shporrur fashistët dhe jo për tu bërë komunistë.

Shqiptarët e thjeshtë po u ngritën, por jo komunistët dhe Enver Hoxha. Ata synonin marrjen e pushtetit dhe gjithçka e drejtonin jugosllavët.

A pati një konkluzion për ato që bëri Mustafa Kruja, për gabimet dhe të mirat?

Konkluzioni varet nga këndvështrimi. Historiografia zyrtare e ka marrë si dicka negative. Mua nuk më duket se është ashtu jam i bindur që vlerësimi nga historiografia nuk është i saktë dhe historia e vërtetë që do të shkruhet në të ardhmen nuk do të lërë asgje nga kjo historigrafi që është tani. Unë kam disa thënie për Mustafa Krujën nga personalitete të poltikës. Karl Gurakuqi, Martin Camaj Eqerem bej Vlora, Kolë bej Miraka etj (vlerësime maksimale për Mustafa krujën). Fakti që Kosova sapo u bë e pavarur i vendosi 3 rrugëve emrin e Mustafa Krujës, tregon se për ta mbetet shumë i rëndësishëm.

Po në Shqipëri a ka emra institucionesh dhe sheshesh me emrin e Mustafa Krujës?

Në Shqipëri në një shesh në Krujë është emri i tij. i’u vendos me rastin e 100 vjetorit të pavarsisë. Ai punoi gjithë jetën as për famë as për pasuri por për të realizuar interesat e shqipërisë. Jam i bindur që ka bërë mirë që mori detyrën e kryeminsitrit.

Një ngjarje të bujshme që ka kaluar në jetën e tij ka qenë edhe atentati që komunistët dhe njësiti gueril i Tiranës i bëri Mustafa Krujës ku mbeti i plagosur. A mund të na tregoni dicka më shumë për atentatin që i është bërë gjyshit tuaj në tetor të vitit 1943?

Po. Kjo që po ju tregoj është xhaketa që Mustafai ka pasur kur i kanë bërë atentatin. E ka ruajtur që nga ajo ditë nusja e xhaxhait. Dallohet që ka marrë 4 plumba, por shpëtoi sepse plumbat e morrën në dorë. Duket se instikti i mbrojtjes ka bërë të ngrejë dorën dhe plumbat e kanë marrë të 4 në krah, ndërkohë që një tjetër i ka shpuar xhaketën në pjesën e poshtme. Ai sapo doli nga klinika dentare në oprën 11 paradite. Pjestarë të njësitit gueril i dolën përpara dhe qëlluan mbi të. Menjëherë mbërritën gjermanët dhe në të gjithë Tiranën u vendos shtetrrethimi. Nëna ime, pra nusja e djalit të Mustafait më ka treguar gjithçka nga ajo ditë dhe ajo natë e trazuar. Në mesnatën e asaj dite, ka rënë dera dhe dilte vetëm nëna ime, si gruaja e re, dhe mendohej se mbi grua nuk qëllohej. Ishte kapedan Markagjoni, Gjon Markagjoni kapedan i Mirdites, me dy djemtë, Mmarkun dhe Sandrin të shoqëruar me 500 mirditorë të armatosur që kishin udhëtuar për tërë ditën nga Mirdita në Tiranë. U futën në shtëpi dhe kanë diskutuar nja 2-3 orë me gjyshin sepse Marku dhe Sandri donin të merrnin hak për atentatin. Ata ishin gati për të bërë raprezalje në Tiranë ndaj komunistëve në shenjë hakmarrje. Mustafai u tha në asnjë mënyrë, këtë ma ka bërë partia komuniste, jo njerëz të vecante, prandaj sdo te derdhet asnjë pikë gjaku. Gjyshi im ishte paqësor dhe nuk lejonte gjëra të tilla. Të nesërmen ata ikën dhe e morën me vete në kullën e kapedanit. Mustafai qendroi tre muaj në kullën e tyre pas kësaj ngjarje.

Ka një arsye pse ai iku nga detyra e kryeministrit. Vrasja e mikut të tij Qazim Koculit, mikut me te afërt. A mund të na thoni arsyen ose ndonjë detaj për dorëheqjen?

Arsyeja është vrasja e Qazim Koculit. Ai ishte i dërguar i qeverisë në Vlorë me fuqi të plota nga Mustafai. Unë nuk kam dokumente, por mesa më ka treguar im atë, qëllimi ishte për të filluar dhe organizuar një rezistencë anti italiane që do të shpërthente në momentin e duhur, meqë nuk i plotësuan kërkesat e tij. Qazim Koculi çoi armë në disa shpella por italianët e kuptuan dhe e vranë. Mustafai kërkoi hetim dhe nxjerrje para gjyqit të personave përgjegjës, nuk ia pranuan dhe dha dorëheqjen. Këtu dua të tregoj edhe një detaj që Hysni Kapo bashkë me Qazim Koculin kanë ardhur në shtëpinë e gjyshit tim Mustafa Kruja kur ai ishte në detyrën e kryeministrit. Një gjë e habitshme po të mendosh se Hysni Kapo ishte sekretar i qarkut të Vlorës. Por lidhja është se si Kapo dhe Mustafa Kruja përgatiteshin për rezistencë dhe ky bashkëpunim do sillte rritjen e saj. Ata donin të bënin të njjëtën gjë si luftë si në 1920. Por gjërat nuk shkruan mirë pas vrasjes së Qazim Koculit dhe ky bashkëpunim nuk u arrit kurrë.

Sa e njihte Mustafa Kruja aktivitetin e Enver Hoxhës?

Hoxha në atë kohë nuk ishte shumë i njohur, rrinte më tepër tek shtëpia e të kunatit Bahri omarit. Më shumë se ai vetë njihej pseudonimi i tij.

Paska qenë i zoti ta fshihte identitetin dhe kryeministri të mos e njihte atë që do drejtonte Shqipërinë për 50 vjet.

Mesa di unë, Mustafai mund ta ketë njohur si emër, pro nuk ka pasur lidhje ose marrëdhënie me të. Ai ka një shkrim ku thotë pse Enver Hoxha u vendos në krye.

Pse u largua jashtë Shqipërisë Mustafa Kruja?

Sepse djali i tij 19 vjecar që ishte ne Vjene për studime u sëmur dhe ai u nis menjëherë. Djali vdiq në spital nga tuberkulozi, ai ndenji dhe pak kohë në Austri, më pas kaloi në Itali, prej aty ka shkuar në Egjipt. Ka pasur periudhe vështirësish ekonomike shumë të mëdha, nuk punonte se ishte klandestin. Këtë gjendje ia ka treguar Abaz Kupit që ishte me mbretin në Egjipt dhe mbreti e ka marrë në Egjipt. Mustafa Kruja kishte me vete 1 djalë, 2 të tjerë im atë dhe xhaxhai ishin ne Shqipëri, ndërsa Bashkimi mbeti në Itali, e ndërsa njëri vdiq. Ndërsa motra e tij, e shoqëroi në Egjipt e më pas në Amerikë. Ai shkoi në Egjipt deri në 1956, ndërsa në 1958 vdiq.

Ka dyshime që mund të ketë dorë Sigurimi i Shtetit në vdekjen e tij. Operacioni doli me sukses por menjëherë pas përmirësimit ai vdiq krejt papritur.

Nuk ka asnjë të dhënë të saktë, mund të ketë pasur dorë, mund të mos ketë pasur dorë. Halla më ka thënë që nuk beson të ketë pasur dorë sigurimi, sepse atë natë që ka vdekur 2 agjentë të CIAS amerikane i kanë thënë ne kemi qenë gjithmonë pranë jush.

Cilat ishin gabimet e Mustafa Krujës?

Siaps mendimit tim, gabimet e tij ishin në marrëdhënie me Zogun, ai ka qenë mik me të përpara se të bëhej armik politik. Ai është njohur me Zogun kur ishte në Stamboll. Në kohën e Haxhi Qamilit, ata kanë bashkëpunuar, pas ikjes së princ Vidit ai është kthyer e ka ndenjur disa muaj në Mat te Ahmet Zogu. Në Kongresin e Lushnjes, ai nuk shkoi sepse ishte minister i qeverisë së Durrësit. Kongresi i Lushnjes bëhej per të rrëzuar qeverinë e Durrësit dhe ai nuk e ndjente moralisht veten të aftë të tradhëtonte qeverine e Durrësit. Ai donte marrëveshje me shoket e tij gje që nuk mundi ta bënte. Lidhjet ishin nëpërmjet letrave.

Ka një histori ndryshe nga të tjerët Muastafa Kruja. Ai nuk ishte bej dhe nuk ka dalë nga bejlerët, por nga populli, që e thotë dhe Jakomoni si arsye përse e zgjodhi atë për kryeministër.  

Kjo është e vërtete dhe është një meritë e tij, Esat Toptani ka thënë se më në fund edhe Kruja do të ketë një vezir. Ai nuk kishte ndërmend të bëhej vezir.

Debat në Channel One

Roland Qafoku April 12, 2016 10:04
Komento

20 Komente

  1. Demi April 12, 10:26

    Ky qenka tyte fare. Nuk paska as me te voglen kulture historike dhe argument profesional apo te pakten, pak realizem. Me e bukura eshte se nuk njeh as Titranen.
    Si perfundim, Ja ke fut kot plako..

    Reply to this comment
    • mnb April 13, 20:04

      Babai im i ndjere ka qene ANTAR I NJESITIT GUERIL TE TIRANES dhe e kam per nder nje gje te tille!
      Kurse ti kelysh fashisti na del e na derdellit se e paskan plagosur gjyshin tend FASHIST!
      T’i kishin prere koken do kishin bere mire!

      Reply to this comment
  2. A. April 12, 15:18

    Eugjen Merlika, nje burre fisnik dhe i nderuar. Bravo te qofte.

    Reply to this comment
  3. demo April 12, 16:03

    Ky nuk e ka njohur Krujen dhe flet brockulla te ndikuara nga ngjarjet e mevonshme.Ne 1941 as qe mendohej rreziku prej komunizmit ne Shqiperi,aq sa paska ndikuar ne “sakrifikimin”e Krujes si kryeminister per te shpetuar vendin nga komunizmi(!).Keta baballaret e kombit,qe ngriten flamurin ne Vlore, ishin krejtesisht jashte realitetit ne periudhen 41-44.I vetmi shqiptar me kembe ne toke,qe tregoi se komunistet mund te luftohen vetem me metoda komuniste ishte Xhaferr Deva.Nuk luftohet uku me kone!

    Reply to this comment
  4. Komunisti April 12, 16:44

    Do te na duhej sot nje kryeminister i tille te qeronte hajdutet qe e ropën Shqiperine e gjore.

    Reply to this comment
  5. Etem April 12, 17:42

    Jo vetem qe elita politike ne ate periode ishte teresisht jashte realitetit por edhe ishte e korruptuar. Jo ne aspektin
    klasik te korrupsionit por benin leshime, intervenonin dhe akomodonin komunistet dhe simpatizantet e tyre qofte nga dobesia opo nga lidhjet e tyre familjare, shoqerore etj.
    Rastet jane te shumta duke filluar me Enverin dhe kunatin e ti qe ky pastai e ekzekutoi. E vertee eshte se vetem Xh. Deva kishte ide se qfare jane komunistet dhe si duhet te luftohen ata. Si ilustrim duhet ceke nje deklarate e nje eksponenti te larte komunist te Tiranes qe me vone perfundoi ne burg- po te ishte Xh.Deva kryeministe qe nga 41 ta nuk do te kishte fare parti komuniste ne Shqiperi

    Reply to this comment
  6. Jo more! April 12, 17:42

    Te gjithe ARMIQTE e Shqiperise kane bashkepunuar me pushtuesit,por jo per shqiptaret,por per interesat e tyre sunduese!
    Keta IDIOTE kujtonin se parullat fasdhiste per bashkimin e te gjitha trojeve shqiptare nen thundren fashiste ishte CLIRIM e jo PUSHTIM!
    Po CAMERINE pse nuk ua premtuan fashistet,meqenese edhe ate e kishin te pushtuar???
    Kur e gjithe bota luftonte kunder nazi-fashizmit,cfare llogjike i mbante keta bandite kolaboracioniste akoma ne radhet e pushtuesve duke derdhur gjak shqiptari???
    Ky flet per KOMUNIZMIN sikur krimineli Merlika pranoi postin e kryeministrit nen pushtimin nazist gjoja qe te mos fitonte KOMUNIZMI!
    Kush ia tha ketij derdimeni se vetem futja e disa tradhetareve nen cizmen e huaj do te largonte rrezikun komunist???
    Pastaj per cfare KOMUNIZMI derdellit ti,o koqe gomari,kur populli shqiptar vetem prane CLIRIMIT e mori vesh se ekzistonte PKSH dhe Enver Hoxhen nuk e njihte njeri pervec me pseudonim???
    Shqiptaret ne lufte u ngritren per CLIRIMIN E Shqiperise e jo per KOMUNIZMIN!
    Ne asnje Konference Kombewtare, nuk eshte permendur KOMUNIZMI,por vetem vendosja e nje DEMOKRACIE POPULLORE!
    Se po te ishte se ishte shpallur si QELLIM VENDOSJA E KOMUNIZMIT,po fuqite e medha si SHBA dhew Britania e Madhe si pranuan qe te dergonin perfaqesuesit e tyre ne rang gjeneralesh prane Shtabit te Pergjithshem te Enver Hoxhes???
    Ti kelysh i Merlikes,mos LLAP me ,por prano hapur TRADHETINE E gjyshit tend antishqiptar!!
    Sipas llogjikes tende te pjerdhur i bie qe kot paskan luftuar shqiptaret kunder pushtimit otoman,se atehere te gjitha tokat shqiptare ishin te bashkuara pa kufij!
    Pra edhe SKENDERBEUN e hedh poshte edhe Ismail Qemalin e hedh poshte,bile edhe luften e popujve te Europes ne hedh poshte!
    Me siguri ,pervec se je rrace TRADHETARESH,duhet te kesh edhe ca derrasa mangut ti edhe gazetari Qafoku qe te ka intervistuar ty!
    Sa per ate keshilltasrin e Rames.Shkreli,nuk besoj se i ka fjalet e tij,por te shefit te vet ANTI SHQIPTAR,Edi Rames!!!

    Reply to this comment
  7. e kishin hallall dajakun e xhaxhit.. April 12, 19:53

    Ju lutem gazetes Dita te mos jape keto lloj intervistash te shpifura.

    E kemi hedhur ne HALE (WC) propaganden qe behej ne kohen e Enverit.

    Tani ne Shqiperi flitet me dokumentat e amerikanit..gjermanit anglezit..dhe cdo njeri me intelekt minimal mendon se keto jane plehrat e Historise..

    Biles dhe moderatoret qe bejne pyetje ja kane marre doren hileve”

    Do isha dakort ne 1991 qe te behej nje pajtim I madh kombetar..sepse ne fund te fundit rol kryesor ne ndryshimin e atij sistemi ishin bijte e atyre qe fituan ne 1944

    Por jo te vije sot lloj Xhaferr Deve,Hamit Matjani e gopi somes te perdhose LNC qe ky ..DELETED thote se lufta u be per pushtet…

    Nqs se nuk do kishin dale partizanet Shqiperia do ishte si Cameria sot…

    Eshte e vertete se nqs do kishin fituar gjermanet +italianet Shqiptaret do ishin BOSSAT E BALLKANIT..por mos harroni se po te mos ishte LUFTA NACJONAL CLIRIMTARE qe ky ‘DELETJA” e poshtron kaq shume…atehere nuk do kishe shqiperi se CHURCHILLI me greket..dhe djali I tij RUDOLFI ME TITON I kishin bere planet per coptimin e shqiperise…LEXONI NJE NUMER TE FUNDIT TE “GUARDJAN” qe thote per pislleqet e CHURCHILLIT NE 1944-1945….

    Une nuk urrej njeri ne kete bote por ky pinjolli MERIKES shperndan urrejtje…pra behet vete I urryer..

    Reply to this comment
  8. petraq April 13, 00:19

    me i keq nipi se gjyshi.ne ata 28000 qe u vrane nga okupatori ka dore dhe mustafa kruja dhe i nipi qe flet percart .

    Reply to this comment
  9. Lexuesi. April 13, 09:07

    Tradhetia nuk eshte nje veçori jetike-fizike e individit,por nje motivim dhe nje veprim moral poshterues,qe e njollos ate me pasojat qe sjell, Pikerisht kjo eshte e denuar ne te gjithe boten duke sjelle si shembuj te gjalle hebreun Juda Iskariotin, romakun Merkur janus Brutin, amerikanin Bendekt Arnold,
    norvegjezin Vitkun Quisling, francezin Filip Peten dhe mjiera te tjere qe morali njerezor i perçmon, i urren.Alibia e tradhetareve se Italia bashkoi viset e shqiptareve si prone te veten perandorake u sherben vetem mendjeve infantile anadollake.

    Reply to this comment
  10. KOZi April 13, 11:48

    Ka shume figura politike ne Shqiperi qe aktivitetin e tyre nuk mund t’a permbledhesh ne nje interviste.Duhet folur per cdo moment. Mustafa Kruja eshte firmetar i Pavaresise me 28 Nentor 1912.Ishte aktiv ne lufte me pende e me pushke prandej e caktuan delegat dhe nuk eshte i rastesishem.
    Ne shtetin shqiptar ne vashdim ishte bashkepunetor me Opoziten me Fan Nolin,Luigj Gurakuqin,Bajram Currin,Avni Rustemin, Qazim Mulletin,Bahri Omarin e shume tjere.Gjate 6 muajve te qeverise se Fan Nolit ishte Prefekt i Shkodres.
    Me rikthim te Ahmet Zogut u larguan jashte Shqiperise dhe 15 vite ndejten ne emigracion politik. Nje pjese e antizogisteve krijuan organizaten “Bashkimi Kombetare” dhe paguheshin nga Jugosllavija. Nje pjese e antizogisteve te majte u lidhen me Internacionalen dhe paguheshin aty. Dhe nje pjese ku eshte edhe Mustafa Kruja jetuan ne Zara dhe ne Itali dhe u paguan nga Italia. Me pushtim te Shqiperise nga Italia me 7 Prill 1939 te gjithe emigrantet politike antizogiste u kthyen ku keto pro Italianet moren pushtetin, ato te “Bashkimit Kombetar” krijuan Ballin Kombetar dhe ato te Internacionales u lidhen me grupet komuniste.
    Te gjithe ketyre qe u kthyen me pushtuesin,Faik Konica nga Amerika u ka thene- Agjeruat 15 vite por prishet agjerimin me halee !
    Keto fashistet por edhe Ballistet nuk mund te pretendojne antifashizem pasi keto ishin antizogiste dhe fituan duke larguar Zogun. Gjithashtu Fronti Antifashist Nac-Clirimtar u krijua ne Peze me 16 shtator 1942 me pjesemarrje te nacionalisteve te pa angazhuar ,perfaqesues te Partise Komuniste Ymer Dishnica,Enver Hoxha,Nexhmije Xhuglini etj si dhe perfaqesues te Zogisteve Abaz Kupi dhe Ndoc Coba. Sic e shikoni “llogoret”ishin ndare qe me 7 Prill.Me 18 dhjetor 1943 Zogistet u larguan nga Fronti Nac-Clirimtar dhe ketu fillon diskutimi i komunizmit por Italia kishte kapitulluar me 9 shtator 1943 dhe Mustafa Kruja e fashistet nuk ishin me…….shume e gjate por nuk dij ndryshe…tung

    Reply to this comment
  11. >fred April 13, 12:26

    ne kete interviste duket qarte rezikun qe i kanosej shqiperise nga komunistet te cilet arriten te krijonin partine komuniste me jugosllavet duke injoruar krejtesisht kosoven dhe viset te tjera shqiptare,dhe per kete arsye patrioti MUSTAFA KRUJA donte te ndalonte kete tragjedi .

    Reply to this comment
  12. USA-USSR-GB April 13, 20:27

    Milestones: 1937–1945

    U.S.-Soviet Alliance, 1941–1945
    Although relations between the Soviet Union and the United States had been strained in the years before World War II, the U.S.-Soviet alliance of 1941–1945 was marked by a great degree of cooperation and was essential to securing the defeat of Nazi Germany. Without the remarkable efforts of the Soviet Union on the Eastern Front, the United States and Great Britain would have been hard pressed to score a decisive military victory over Nazi Germany.

    Department of Defense Pro-Soviet Poster
    As late as 1939, it seemed highly improbable that the United States and the Soviet Union would forge an alliance. U.S.-Soviet relations had soured significantly following Stalin’s decision to sign a non-aggression pact with Nazi Germany in August of 1939. The Soviet occupation of eastern Poland in September and the “Winter War” against Finland in December led President Franklin Roosevelt to condemn the Soviet Union publicly as a “dictatorship as absolute as any other dictatorship in the world,” and to impose a “moral embargo” on the export of certain products to the Soviets. Nevertheless, in spite of intense pressure to sever relations with the Soviet Union, Roosevelt never lost sight of the fact that Nazi Germany, not the Soviet Union, posed the greatest threat to world peace. In order to defeat that threat, Roosevelt confided that he “would hold hands with the devil” if necessary.
    Following the Nazi defeat of France in June of 1940, Roosevelt grew wary of the increasing aggression of the Germans and made some diplomatic moves to improve relations with the Soviets. Beginning in July of 1940, a series of negotiations took place in Washington between Under-Secretary of State Sumner Welles and Soviet Ambassador Constantine Oumansky. Welles refused to accede to Soviet demands that the United States recognize the changed borders of the Soviet Union after the Soviet seizure of territory in Finland, Poland, and Romania and the reincorporation of the Baltic Republics in August 1940, but the U.S. Government did lift the embargo in January 1941. Furthermore, in March of 1941, Welles warned Oumansky of a future Nazi attack against the Soviet Union. Finally, during the Congressional debate concerning the passage of the Lend-Lease bill in early 1941, Roosevelt blocked attempts to exclude the Soviet Union from receiving U.S. assistance.

    Reply to this comment
  13. Arber April 15, 04:32

    Atentati kunder M. Kryjes eshte bere si bashkepuntor i Fashizmit, ne kuadrin e Luftes Antifashiste Boterore.
    Eshte marrezi te intervistosh nipin e bashkepuntorit te Fashizmit M. Kruja, kur Shqiperia ka shume probleme me Reformen e Drejtesise.

    Reply to this comment
  14. l ri April 15, 14:50

    Sa turp,u jepet zë këtyre pinjollëve që bashkëpunuar hapur me fashistët,kundër popullit të tyre.Dhe thotë pinjoll se gjyshi ju vuri tre kushte italianeve,,!!!!!!!,o të dhjefsha ty e gjyshin,kishte ai takat tu vinte kushte fashistëve.Dhe mëkeq ky Mustafai i nipit,u bë aagjitator i flaktë i Duçes,filloj të përhapet idetë fashiste kudo ,në shkolla milici ,e për më tepër o nipi e gjyshi yt ishte një kuisling i kulluar asgjë më tepër.Dhe ti e di se si përfundoj ky Kuisling i Norvegjisë që i priti gjermanët me lule,,,hëngri plumbin kurse ky gjyshi yt për fat të keq shpëtoi.Nuk i harrojmë kurrë masakrat që bëri gjyshi yt ndaj heronjve të rezistencës dhe të lëvizjes komuniste në Shqipëri.E ketë u bënë nga P.K. dhe EnverHoxha.Mbaje xhaketën e gjyshit dhe vëre në muzeun e turpit e të tradhtisë o nipI pa tru fare në kokë

    Reply to this comment
  15. l ri April 15, 15:35

    U lodhët

    Reply to this comment
  16. ELIOT April 16, 17:00

    bravo ;;;shume historie e vecante ;;; DHE KJO ESHTE REALITETI … BABAI IM KISHTE VELLAIN E VET PARTIZAN …DHE ME TREGONTE SE KUR GJERMANET PO TERHQESHIN VELLAI I VET MORI NJE PUSHKE DHE DOLI PARTIZAN …PA SHTIR ASNJEHER .MIRRET 1000 LESKHIN E LUFTES ..SI VETERAN , , ?? DHE KAM NJE PARGJIGJE PER NJERIN QE THOTE ..SI AAMERIKA ANGLIA E NDIHMOI KOMUNISTAT E SHQIPERISE … BABAI IMA KISHTE MIK ABAZ KUPIN ..QE LUFTOI ME MUJO ULQINAKUN POR ENVERI E BERI TRDHETAR ..NGA FRIKA …SE I MERRTE PUSHTETIN …. DHE AMERIKA NDIHMOI BOTEN SE ARMIKU KRYESOR ISHTE HITLERI ..AMERIKA NDIHMOI STALININ ME ARME SE RUSIA ISHTE E VARFER … DERGOI 100 MIJE KAMIONA LUFTE PER TE TERHEQUR TOPAT DHE PER TE TRANSPORTUAR ARME ….PRANDAJ NUK MENDONTE SHUME SE CFARE D TE VENDOSNIN EUROPAINET …

    Reply to this comment
    • Sokol April 17, 05:43

      Eliot, mos tregp perralla se pergojon babane tend. Ne fund te luftes, ne ushtrine NCL filloi rekrutimi i rregullt ushtarak. Jo te 70 mijr partizanet merrnin nje mije lekeshin e luftes.
      Sa per nipin e Mustafa Merlikes, ai eshte nje qyqe e mbaruar. Gjyshi ishte bashkepunetor i pushtuesve dhe do ta ndjeke turpi nga pas tere kohen.
      Cudi per gazeten Dita qe e mban kete artikull kaq gjate ne balle te faqes se internetit. Sa per intervistuesin e tij, Roland Qafoku, cfare te thuash…Lexoni librin e tij te fundit me jeten e gjithe kryeministrave te Shqiperise qe te habiteni me ato qe tregon dhe si i tregon…

      Reply to this comment
  17. ELIOT September 21, 19:12

    SOKOL …. TE RIJTE FILLUAN QE DILIN PARTIZANE …SAPO E PANE QE LUFTA PO MERRTE FUND QE NE 43 ….44 ..PRANDAJ I GJORI TI …SE GJAJEN TIM E NJIHTE TIRONA ….. .. DHE … NUK JA FUS KOT SE SJAM BUDALLAH ..PRANDAJ DON APO JO REALITETI ESHTE KESHTU ..REKRUTIMI I RREGULLT …… ME KE ANALFABETAT….. APO BENE USHTRI TE LUFTONIN POPULLIN …PER INTERESAT E PARTISE BOLSHEVIKE …JE I RI OSE FATOS …QE SE NJEH MIRE HISTORINE …

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*