Nis aksioni kundër debitorëve të ujit

December 15, 2014 18:40

Nis aksioni kundër debitorëve të ujit

Siç paralajmëroi edhe Kryeministri Rama, nisi të hënën aksioni kundër debitorëve ndaj ujësjellësit. Vetëm në qytetin e Elbasanit u realizuan gjatë kësaj ditë mbi 50 ndërprerje të ujit të pijshëm të atyre që nuk kanë paguar faturat.

Sipas Drejtorit të Ujësjellës – Kanalizimeve në Elbasan, Altin Çenolli, vlera e debisë për këtë qytet arrin në 450 milionë lekë të reja dhe debitorë regjistrohen si abonentët familjarë, ashtu edhe bizneset.

Drejtori thotës se paralelisht me këtë aksion ndërmarrja e ujësjellës kanalizimeve në Elbasan ka vendosur 1800 matësa e rinj me sistem elektronik. Instalimi i tyre synon të evitojë humbjet në rrjet dhe të rrisë transparencën për qytetarët.

December 15, 2014 18:40
Komento

2 Komente

  1. info analitike December 15, 19:31

    Po atyre qe nuk u arrin as uji cfare do tu presin?

    Reply to this comment
  2. veterani December 15, 19:37

    Ujsjelles kanalizime te elbasanit eshte tamam ajo banda qe thot k.ministri per ujsjellsat qe ka kaluar nga nje dore ne tjetren te gjithe e kane mjelur nen hunden k.bashkiakut.Ata qe i lidhin dhe rilidhin ujin ne menyree te pa ligjshme jan punonjsit e vet te ujsjellsit.ke lidhje te dubluara per familjare dhe biznese,ke biznese qe e paguajne per familjare e cfar nuk ke por ne menyre te pa ligjshme dhe gjithmone me dijeninine e punonjsve te ujsjellsit dhe drejtusve te saje.Klientet paguajne ne menyre te paligjshme nje tarife prej 500 lekesh per sherbime dhe qe te kryejn nje sherbim duhet nje muaj per ta kryer.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*