Nis aksioni për kthimin e 1352 shqiptarëve nga Greqia

December 5, 2015 21:24

Nis aksioni për kthimin e 1352 shqiptarëve nga Greqia

Rreth 1352 emigrantë shqiptarë të cilët prej kohësh jetojnë në Greqi në mënyrë të paligjshme, do të dëbohen nga shteti grek. Ministria greke e Mbrojtjes së Qytetarëve, njoftoi se prej javësh ka nisur një operacion për largimin e të gjithë qytetarëve me kombësi të ndryshme të cilët qëndrojnë ilegalisht në rajone të ndryshme të Greqisë.

Ajo ka saktësuar se një pjesë e madhe e tyre janë larguar vullnetarisht, ndërkohë që për pjesën tjetër pritet që të largohen edhe pa dëshirë. Po sipas kësaj ministrie, çdo ditë në Greqi hyjnë të paktën 400 emigrantë të paligjshëm ku numrin më të madh e kanë emigrantët që vijnë nga Shqipëria, pas të cilëve renditen qytetarët që vijnë nga Lindja e Mesme, por edhe vende të ndryshme të Evropës.

Sipas statistikave, vetëm gjatë muajit nëntor institucionet e zbatimit të ligjit në Greqi kanë kthyer në vendet e origjinës 1604 shtetas të huaj, që kishin hyrë apo qëndronin ilegalisht në Greqi, ku 1352 prej tyre kishin qenë shqiptarë.

December 5, 2015 21:24
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*