Nis aksioni, Rama: Uji si energjia, keni 90 ditë kohë

November 6, 2017 11:24

Nis aksioni, Rama: Uji si energjia, keni 90 ditë kohë

 

Të gjithë konsumatorët që furnizohen në mënyrë të parregullt me ujë, duke evituar faturimin, do të kenë vetëm 90 ditë kohë për të vetërregulluar situatën dhe për të lidhur kontratat.

Vetëm gjatë këtyre tre muajve të parë, prerja e lidhjeve të paligjshme do të jetë pa penalizime.

Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Damian Gjiknuri dhe kryeministri Edi Rama prezantuan ditën e hënë përpara krerëve të pushtetit vendor reformën në sektorin e ujit të pijshëm.

Sipas Gjiknurit, kjo reformë ka ardhur si një nevojë emergjente për shkak të situatës.

Gjiknuri u shpreh se prodhohet më tepër ujë se sa nevojitet, por nga çdo 3 litra vetëm 1 arrin të faturohet.

“Objektiv kryesor është që brenda 2018-ës çdo konsumator të jetë i pajisur me kontratë dhe matës dhe të jetë i ndërgjegjshëm për konsumin e ujit”, u shpreh Gjiknuri

Ministri sqaroi se kjo reformë do të nisë nga një fazë e parë koordinimi të aksionit, ku do të përfshihen drejtuesit e ujësjellësave.

Pas kësaj faze, në muajin shkurt do të nisë kontrolli derë më derë.

“Faza e dytë është ajo e shtrëngimit, e cila do të nisë në Shkurt të vitit të ardhshëm. Do të ketë verifikim dhe ndërhyrje derë më derë. Do të ketë ndërprerje dhe penalizime”, tha Gjiknuri.

Për ministrin, pjesë e rëndësishme e këtij procesi është disiplinimi i punonjësve të ujësjellësave, ndërsa rol themelor do të ketë edhe ndërgjegjësimi i bizneseve dhe bashkive.

Edhe kryeministri Edi Rama u drejtoi një thirrje publike konsumatorëve që furnizohen me ujë që të vetërregullojnë situatën dhe lidhin kontratat brenda 90 ditëve.

“Njëkohësisht do të nisë prerja e lidhjeve të paligjshme pa penalizime në këtë periudhë tranzitore, për të vazhduar në shkurt me kontrollin derë më derë dhe penalizimet ligjore për çdo vjedhje të ujit”, tha Rama para kryetarëve të 61 bashkive në vend.

Rama kujtoi se Shqipëria është vendi i dytë më i pasur me burimet ujore, teksa në krahun tjetër jemi i vetmi vend me probleme serioze në furnizimin e qytetarëve me ujë të pijshëm.

Ai tha se me përjashtim të 7 qyteteve uji shkon në rubinete vetëm 4 deri në 5 orë në ditë.

Si përgjegjëse për këtë situatë Rama tha se pikë së pari është qeverisja qendrore, e cila në 27 vite nuk e ka zgjidhur këtë problem.

Rama tha se edhe sikur vetëm 1 për qind të burimeve natyrore që kemi, furnizimi do të ishte i garantuar për të gjithë banorët në të gjithë vendin.

“Është një situatë që s’ka si bëhet më keq. Dhe vetëm një reformë e ngjashme me atë që patëm për energjinë elektrike do të na shpëtonte”, tha Rama.

“Nuk do ta fillojmë me penalizime. Vjedhja e ujit si vjedhja e energjisë dënohet nga kodi penal, por do të japim kohë që të vetërregullohen. Do të fillojmë menjëherë prerjen e lidhjeve të paligjshme, por nuk do të shoqërohet me penalizime për 90 ditë”, tha Rama.

Rama tha se deri në muajin qershor do të pajisen me matësa të gjithë ata që do të vetërregullohen, ndërsa në më pak se një vit, beteja do të fokusohet tek ndryshimi i mendësisë.

“Për fat të mirë si me energjinë, shembullin e kemi të qartë. Nuk janë të gjithë që vjedhin ujin apo energjinë”.

 

November 6, 2017 11:24
Komento

5 Komente

  1. MH November 6, 14:10

    Te bashkeqeverisim!
    Ide e bukur e kryeminstrit.Per si spjegohet dhe si duhet kuptue.
    Paralajmerimi 3 muaj kohe asht teper i mjaftushem per te normalizue lidhjet e qarkullimit te ujit ne pergjigje te cdo konsumatorit mbi bazen e te drejtes me pergjegjesi:Konsum-pages.
    Ka raste qe uji nuk vjen nga ujsjellesi ne shtepi por nxirret nga nentoka me kova ose me motopompa.Ketu nuk ka pune nderhyrja e shtetit.Njisoj sikur x familje vendos me shpenzimet e veta pasqyra per te grumbulluar energji elektrike nga rrezatimi i diellit per konsum vetjak.Jo per biznse,kjo asht teme tjeter.Ose,si nji njeri vendos te shkoje nga nji vend ne tjetrin ne kembe e jo ne ndonji mjet tranziti shteteror apo privat,kuptohet se nuk i detyrohet askujt per pages,vetem ati shitesit te fasuleve qe duhet ngopur zhabuliqi i barkut per te kryer distancen nga nisja ne mberritje.Atje ne Shkoder i kerkojne familjes te paguaj fature ujit qe nxirret nga poshte tokesme kova apo, me mjete motorike(motopompe).Kete kerkese nuk e kerkon as kapitalizmi ma i eger apo ma i shfrenuar.E vetmja pergjegjesi e konsumatorit te ujit ne kete rast qe duhet ti pergjigjet shtetit per pages konsumit ne nxjerrjen e ujit asht konsumi i energjise elektrike e kjo faturohet ne faturen e konsumit te ndriqimit(dritave).Ne nxjerrjen me kova nuk i pergjigjet askujt nen Diell e mbi toke.

    Meqe thirrja asht te bashkeqeverisim!
    Ju z.Kryeminister ju del detyre ti jepni zgjidhje rasteve te kerkesave te tilla idiote qe kerkohen ne emer te “ligjit” nga ente shteterore.
    Shkurt:
    Lereni njerezit te jetojne qe nuk shkelin ligjin dhe normat e shoqerise.

    Reply to this comment
  2. El bigotte November 6, 16:59

    Shpresoj te mos te filloj gjuhetia e shtrigave si ndodhi me korrentin .Jam dakort qe uji i konsumuar duhet paguar.Por si me korrentin ashtu dhe me ujin problemet kryesore jane krijuar nga mos organizimi si i OSHEE -s dhe i ndermarrjeve ujesjellese Nje episod i ndodhur ne Fier ku nje elektricist i pafajshem beri 2 muaj burg me ben te dyshoj se do futen ne burg njerez pa faj
    Episodi !.. Nje elektricist i OSHEE me urdher te drejtorit merr te dhenat e nje matesi vedosur nje abonenti po pa nr kontrate .Elekricisti merr vetem te dhenat i shenon ne fletoren e punes dhe iken pa e lidhur energjine Abonenti ankohet me letra ne dore perse nuk i rilidhet energjia kur nuk ka vjedhur asgje Pas 3 ore elekticisti rikthehet dhe ben lidhjen e energjise po me urdher te drejtorit Te nesermen nis aksioni i policise dhe perfundojne ne polici Abonenti .Elektricisti dhe Drejtori por ky i fundit jo si i pandehur por si shoqerues i task -forces Elektricisti tregon fletoren e punes por nuk ja marrin per baze . Cuditerisht na del se si Drejtori si shefi i policise ashtu dhe shefi i task -forces se OSHEE jane patriote te tre nga Cakrani .Perfundimi.ELEKRICISTI futet ne burg baba i tre femijve Pas dy muaj burg ne gjykaten e apelit Vlore del i lire dhe i pafajshem.Ju si gazetare mund ta vertetoni n.q.s une po genjej

    Reply to this comment
  3. Bilbil Sulovari November 6, 17:50

    Hajdutet e pare jane punonjesit e ujsjellesit ,te cilet gjate punimeve me vendodjen e linjave te reja ,nje pjese e mire e qytetareve me shtepia private ,kane instaluar nga dy linja,ku njera eshte e maskuar,dhe qytetaret e pallateve vuajn per ujin qe edhe paguajn rregullisht.

    Reply to this comment
  4. Araniti November 6, 18:01

    Bravo K/minister….je gjigant!!!
    Po kerkon te taksosh te gjithe ata qytetare qe me leket e tyre, ne token e tyre, kane hapur puse uji per te siguruar kete produkt jetesor.
    Kryeminister je nje monster qe nuk ke shok,
    Kryeminister je nje njeri qe kullon veç ligesi
    Kryeminister je kuçeder qe kerkon tu presesh ujin banoreve qe kane hapur puse….por………
    Zullumi eshte trashur shume….dhe kur trashe
    Zullumi vjen renia….nje renie e frikshme qe nuk i dihet fundi………

    Reply to this comment
  5. Genti November 7, 03:20

    O ju marte m..ti shalet juve. Po pse prodhohet uji o injorante, apo shperndahet. Shqiptaret nuk jane te obliguar te paguajne asnje kacidhe per ujin, sepse ai mungon 22 ore ne 24, dhe kur vjen eshte jashte te gjitha normave shendetesore. Kjo vjen nga infrastruktura e mjeruar qe eshte instaluar qe para 50 viteve. Kur qeveria te siguroje furnizimin 24 ore dhe uji te jete ne parametrat normale, vetem atehere ka te drejte qe te kerkoj pagesat e shperndarjes. Gjithashtu, qytetaret duhet te demshperblehen per shpenzimet e bolierave, tubacioneve lidhese dhe pompat. Mosfurnizimi me uje ne Shqiperi, duhet te kaloje si emergjence sociale kunder qeverine Shqiptare ne Strasburg.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*