Nis epokë e re, Britania zyrtarisht jashtë Bashkimit Europian

February 1, 2020 08:15

Nis epokë e re, Britania zyrtarisht jashtë Bashkimit Europian

Britania e Madhe tashmë është zyrtarisht jashtë Bashkimit Europian. Brexit hyri në fuqi sot në orën 00:00.

Kryeministri Boris Johnson shpërndau një video mesazh në rrjetet sociale duke e quajtur Brexit ‘lindje e një epoke të re për Britaninë e Madhe’.

Në Skoci ka pakënaqësi për Brexit ku në Edinburg dolën në shesh qindra demostrues duke kënduar himin e Bashkimit Europian. Liderat e BE-së bëjnë me dije se Skocia mund të kthehet në Bashkimin Europian por vetëm në qoftë se ajo shpallet vend i pavarur nga Mbretëria e Bashkuar.

Brexit ka avantazhet dhe disavantazhet e tij. Dalja nga Bashkimi Europian i jep më shumë liri Britanisë së Madhe dhe ka kontroll më të madh për njerëzit që duan të punojnë atje.

Ekspertët cilësojnë si disavantazh faktin që rritja ekonomike e Britanisë së Madhe do të jetë me ritme të ulëta, diçka që nuk është pranuar nga kryeministri Johnson.

Në Angli me qindra persona janë mbledhur në qendër të Londrës për të festuar largimin nga BE.

o.j/dita

February 1, 2020 08:15
Komento

2 Komente

  1. Beni February 1, 08:50

    Arsyeja e vetme qe mbreteria e bashkuar doli nga BE jane emigrantet si psh ata nga Rumania dhe ish vendet e tjera te lindjes. Persa i perket te huajve te tjere ata do vazhdojne te vijne, pasi kapen pas nje te drejte qe jane banore nga vende te komon uelthit, Common Wealth. Edhe tregti kane bere edhe me pare me keto vende qe perfshijne Azine, Afriken dhe Kanadane.

    Reply to this comment
  2. Agim Anastasi February 1, 12:49

    A beri nje veteizolim Anglia , ne Globalizmin e sotem, ashtu si Shqiperia e Enver Hoxhes disa dekata me pare. Perse kjo urretje e madhe ndaj Gjermanise dhe metodologjise ekonomike te saj. A eshte optimiste qeveria britanike per rimekembje ne nje kohe qe bankat fuksionojne ne iformalitet ?

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim