Nis evakuimi i 3 mijë banorëve nga Novosela

December 1, 2017 14:49

Nis evakuimi i 3 mijë banorëve nga Novosela

 

Në Vlorë ka nisur evakuimi i mbi 3 mijë banorëve nga Novosela.

Pritshmëria e prurjeve në lumin Vjosë e bën daljen e tij nga shtrati çështje një ose dy orësh.

Banorët e evakuar do të vendosen në Pallatin e Sportit dhe në konviktin e shkollës industriale.

Në Novoselë pritet të mbërrijë dhe kryeministri Rama.

Ndërkohë zv/kryeministri Niko Peleshi, ka shkuar pranë Urës së Mifolit për të parë nga pranë kërcënimin e lumit Vjosë si pasojë e reshjeve të dy ditëve të fundit.

“Jemi në kufijtë kritike të nivelit të lumit Vjosë. Ndërkohë që reshjet do të vazhdojnë dhe intensiteti pritet të rritet, niveli do të ngrihet”, u shpreh Peleshi, teksa theksoi se parashikohet një situatë që mund të jetë shumë kritike.

Për këtë arsye Peleshi u ka bërë thirrje të gjithë banorëve në zonat pranë brigjeve të lumenjve, të përrenjve pranë derdhjes në det që të evakuohen dhe të largojnë bagëtitë.

“Po mundohemi ta mbajmë në kontroll dhe intensitet të plotë hidrovorin e zonës. Të gjithë janë duke punuar. Janë të furnizuar me linja dyfishe të energjisë elektrike, pra energjia elektrike është e pandërprerë. Po punojnë me kapacitet të plotë, por kjo është një situatë e jashtëzakonshme duhet ta pranojmë. Kështu që për të shmangur çdo eventualitet, çdo katastrofë, shikoni që niveli i lumit Vjosë është mbi 6 m. Pra është niveli kritik. Duhet t’i përgjigjemi dhe të komunikojmë me numrin 112 për çdo rast emergjence që është numri shtabit qendror të emergjencës. Ne do të vazhdojmë të jemi në gatishmëri, mjetet e bordit të drejtorisë së ujitje kullimit janë duke punuar në pikat kritike. Duhet të përgatitemi për të shmangur dhe për të ruajtur mbi të gjitha jetën e njerëzve dhe pastaj natyrisht edhe të gjësë së gjallë që duhet evakuuar me shpejtësi. Tufat e bagëtive, barinjtë, duhet t’iu largohen lumenjve, përrenjve, malore dhe derdhjes në det sa më shpejt që të jetë e mundur”, tha ndër të tjera Zv/kryeministri Niko Peleshi.

December 1, 2017 14:49
Komento

2 Komente

  1. Arben December 1, 15:01

    ORE DIHET HISTORIKISHT QE AJO ESHTE TOKE

    E LUMIT,

    ATA QE MARRIN GUXIMIN TE NDERTOJNE

    NE LUGINEN E LUMIT, LE TE PERBALLEN

    VETE ME PASOJAT, PERSE DUHET

    TE PAGUAJ UNE NGA XHEPI IM, PER

    NJEREZ GJYSMAK, QE NDERTOJNE

    ME NDERGJEGJE NE NJE VEND KU

    NUK NDERTOHET.

    Reply to this comment
  2. Vicens December 1, 17:30

    Per 27 vjet me radhe paraja e zeze ka vershuar si lume ofshoret jane majmur me parate e politikaneve kauboj shqiptar, po asnji studim per prurjet e vershimeve te lumenjeve nga shtrati nuk eshte kryer!! Shkencaret shqiptar kane vdekur “truri” ka shteruar, dhe keto jane pasojat ! Fenomeni I permbytjeve eshte I pa meshirshem, E qeveria sa do vullnet qe te tregoj e ka te pamundur ! Jane pasojat e neglizhences massive te qeverive te meparshme dhe aktual qe rendojne mbi shpatullat e publikut te mjere

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Click here to cancel reply.

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*