Nis fotografimi ajror i territorit, Harito: Shërben për planet rregulluese dhe legalizimet

July 28, 2015 16:01

Nis fotografimi ajror i territorit, Harito: Shërben për planet rregulluese dhe legalizimet

Kompania “HansaLuftBild” ka përfunduar fazën e parë të Fotografimit Ajror Dixhital, një project i financuar nga qeveria shqiptare në vlerën e rreth 2 milionë eurove.

Projekti i inicuar nga Ministrja për Inovacionin dhe Administratën Publike, Milena Harito parashikon kryerjen e rreth rreth 40 000 fotografimeve me një cilësi shumë të lartë dixhitale. Ministrja Harito është takuar sot paradite me stafin e kompanisë gjermane që po kryen fotografimin dhe është njohur nga afër me ecurinë e procesit si dhe problematikat që janë vërejtur deri tani. Në fazën e parë të projektit janë fotografuar 1100 kilometra katrorë, kryesisht në zonat urbane. Risia e këtij procesi, i cili është duke u kryer me pajisje të teknologjisë më të fundit dixhitale, prodhime të 6 muajve të fundit, është se nuk do të kemi vetëm një fotografim nga ajri, por edhe një skanim të territorit.

“Ky fotografim ajror do të na japë të dhëna të sakta për gjithë territorin e Shqipërisë, dhe do të na sigurojë jo vetëm një foto ajrore, por një skanim të gjithë sipërfaqes për të pasur një pamje në 3D. Kështu do të kemi të dhëna të sakta mbi godinat, mbi lartësinë e tyre, dhe kjo është një mënyrë për të zgjidhur çështjen e ndërtimeve pa leje, veçanërisht në rastet e kateve që janë shtuar pa pasur lejet përkatëse”, është shprehur Harito.

Sipas ministres fotoja ajrore do të shërbejë si bazë për hartën unike të territorit të Shqipërisë, pasi një nga problemet që kanë pasur agjencitë tonë deri tani ka qenë që secila prodhonte harta të ndryshme, me referenca të ndryshme.

Të dhënat e fotografimit ajror do të përdoren nga Hipoteka, ALUIZNI, Agjensia e Kthimit Pronave, Agjencia e Planifikimit të Territorit, Ministria e Energjisë, Ministria e Mjedisit, Ministria e Bujqësisë, Njësitë e qeverisjes vendoreShërbimi Gjeologjik Shqiptar, dhe shumë agjenci e institucione të tjera shtetërore.

July 28, 2015 16:01
Komento

5 Komente

  1. Kapter Jari July 28, 16:54

    10 % bejne 200 000 euro.
    Kush i perfiton iu befshin ilace !

    Reply to this comment
  2. XUME PROTOPAPA July 28, 18:45

    PERSERI KJO GELBAZA E KSENOFON SHTETOS

    Kur italianet e pertej detit, ne fillmet e nentedhjetes te shekullit te kaluar, filluan operacionin e tyre “Pelikan”, ne ndihme te shqiptareve te zvenitur nga “shkerdhatokracia” e serbo-malazezeve te Biberajt-Shkrelit-Aliajt-Berishes-Xhuglines, speci i mbushur i Xhoanes beri gabimin kriminal te pervetesoje ndihmat italiane. Perfundoi aty ku e meritonte, natyrisht me kembenguljen e Blerim Qelbesire Çeles dhe interesin “partikolar” te Institutit te Geografise Militare, qe i siguruan materialet e nevojeshme per inkriminimin e specit te mbushur.

    Me nje investim italian qe i kalonte te tre miliard lirat (ishte koha e liretes), arriten te realizojne me mjetet e tyre supermoderne, aerofotogrametrine e gjithe territorit shqiptar.

    Kjo hajdutja, kushurire e shtat’te e Kalifit te Surrelit, duke shperdoruar parate e taksapaguesve shqiptare, siç beri edhe me fibrat optike te Kryeministrise, riben aerofotogrametrimin e territorit shqiptar, me justifikimin absurd te kualitetit skars te nje nga Instituteve me te njohur ne bote.

    Korrupsion skandaloz, grabitje e djerses e mundit te shqiptareve per ndonje flirt amoroz te paguar si frengu pulen, kushdi aresyen e vertete te ketij shperdorimi flagrant te financave te mjeruara te shqiptereve.

    Eshte koha ti thuhet ndal ketyre abuzuesve me durimin e shqiptareve, ketyre pjellave me te peshtira qe ka mundur te shohe ndonjehere ky vend i martirizuar.

    Reply to this comment
  3. hani para July 28, 21:33

    2milion euro,,
    nuk e di i ka fotografuar edhe ballkonet pa leje te pallateve te agimit, te rezikshme qe varen si krahe dhe pa themele.se dje ndertuesi me emrin sala,beri dhe nje tjeter,nga brenda te kafe roma. dhe erdhi ne kryeqytet , beri shpi ne taracen e shkalles 2,dhe i shkarerroji pallatet.
    tani qe u fotografuan ,i mbase vijne ata te bashise ti shohin rrezikun ,se
    te ze tmeri kur i shikon.

    Reply to this comment
  4. selfo qorri July 29, 07:24

    erjon urime e pune te mbare,
    me axhennten tende te punes sistematike kam besim per shpirtin tend kembengules.prandaj edhe voto ishte e juaj nga kjo kzaz 1818,
    vleresoje komentuesin dhe dergo inxhinjeret ti studjojne keto nderhyrje ne pallatet agimi, ndertuar me 1954,qe te meren masa dhe jo legalizim,taracave qe jane bere prone e kateve te fundit.
    ligji per administrator banesash do zgjidhe shum probleme per komunitetin.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*