Nis gara për anëtarët e Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë

October 2, 2018 15:11

Nis gara për anëtarët e Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë

Kuvendi nisi këtë të martë procedurat për përzgjedhjen e kandidateve për anëtar te këshillit mbikëqyrës së bankës së Shqipërisë.

Ky proces pason atë të qeverisë e cila pak ditë më parë hapi garën për tre anëtarë që u mbaron mandati.

Komisioni i ekonomisë njoftoi kuvendi do të shpallë vendet vakante dhe pas këtij publikimi do të pranohen për 15 ditë kërkesat nga të interesuarit.

Më pas do të zhvillohen dhe dëgjesa me kandidate dhe më pas do të miratohen emrat që do të plotësojnë kriteret e përcaktuara.

Anëtarët që u mbaron mandati në nëntor të këtij viti janë Dhori Kule, Ela Golemi, Elisabeta Gjoni, Petraq Milo, Arben Malaj, si dhe Denada Prifti.

Tre prej anëtareve do të miratohen nga kuvendi dhe tre prej qeverisë. Por ajo që pritet e ngjallë diskutim është mandati i guvernatorit Sejko, i cili sipas ligjit do duhet të mbyllë mandatin në nëntor.

o.j/dita

 

 

October 2, 2018 15:11
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim